Ushtria që mund t'i “hajë kokën” Ilir Metës

17 Qershor 2019, 19:08Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kemi dy lajme nga Ilir Meta. Lajmi i keq është se ky njeri ka një plan të detajuar në mendjen e  tij për të destabilizuar Shqipërinë dhe për ta çuar përplasjen institucionale, në betejë ushtarake.

Lajmi i mirë është se ai nuk ka asgjë në dorë, dhe askënd nga pas. Përfshi dhe ushtrinë, që ka keqkuptimin se mund ta përdorë për hallet e veta.

Le t’i hedhim një sy lajmit të keq. Në takimin e sotëm më diplomatët perëndimorë në Tiranë, ai ka dëshmuar se ka një plan. Plani i tij është që të përdorë kauzën e opozitës për të destabilizuar vendin, nëse Edi Rama nuk i gjunjëzohet opozitës.

Në këtë kontekst, ai ka treguar pa dashje se dhe protestën e 21 qershorit e komandon ai, pasi nëse sipas tij, Rama tërhiqet, ai mund ta anullojë protestën. Dhe më tej akoma, ka premtuar se do të nxjerrë ushtrinë në rrugë, nëse Edi Rama shkon në zgjedhje më 30 qershor.

Nëse i hedhim një sy gjithë zhvillimeve të opozitës, që nga protestat e dhunshme e deri te fillimi i përplasjes së dhunshme për të sulmuar KZAZ-të, ato janë të gjitha akte dhune të nxitura institucionalisht nga presidenti Ilir Meta.

Ç’dekretimi prej tij i datës së zgjedhjeve, është fillimi i akteve zyrtare të tij, për të futur vendin në darën e një përplasje të egër politike, me shpresë që do shkohet drejt kaosit.

Pas ç’dekretimit të zgjedhjeve, Ilir Meta dhe Sali Berisha, tentojnë të përdorin 27 Bashki që kanë aktualisht drejtues nga PD, LSI dhe partia e Idrizit e Dules, kundër 34 Bashkive që janë me drejtues socialistë. Ky është një akt politik, që tenton të përdoret si mekanizëm konfrontimi në prag të zgjedhjeve, dhe që ka filluar të zbatohet sot në Shkodër dhe nesër në mesditë, ndoshta në gjithë KZAZ-të ku drejtojnë këto parti.

Duke tentuar ta ndajë Shqipërinë në pro dhe kundër dekretit të tij anti-kushtetues dhe të bërë nul nga KQZ-ja, që është institucioni që organizon zgjedhjet, Ilir Meta ka vënë veten në krye të betejës për bllokimin zyrtar me dhunë të zgjedhjeve, duke përdorur opozitën, Bashkitë që ajo ka, dhe protestat e dhunshme të saj.

Kërcënimi i tij ndaj shumicës në pushtet, se nëse dorëzohet Rama, mund ta anulojë dhe protestën e opozitës, tregon se edhe protesta është një mekanizëm dhune që e komandon në funksion të qëllimit të tij.

Njësoj është dhe përpjekja për ta viktimizuar Lulzim Bashën, herë duke e frikësuar që do e vrasin, e herë që do ta fusin në burg amerikanët, nëse nuk i rri besnik Metës e Berishës.

Ndërkohë që më 20 qershor Lulzim Basha ka afatin e fundit për t’u paraqitur në Prokurori, ndryshe do të shoqërohet me forcë, Ilir Meta ka vrapuar t’i japë kurajo kundër SHBA. Ai e ka ftuar Lulzim Bashën në Presidencë më 20 qershor, në të njëjtën orë që e ka ftuar Prokuroria, për ta mbrojtur nga shoqërimi i dhunshëm.

Tani që dhe Ilir Meta të jetë i qetë, ka një lajm të mirë për të.

Ai ka bërë të gjitha çfarë mund të bëjë dhe po përpiqet të komandojë një ushtri talebanësh kundër zgjedhjeve, ndaj nuk duhet ta vrasë ndërgjegjia, përse s’po ja del dot.

Ka bërë një akt juridik të pavlefshëm, që po e përdorin siç përdorin talebanët një fatva  të ardhur nga i pari i Al Qaidës.

Ka menduar të fusë në luftë 27 Bashki, kundër 34 të tjerave. Ka menduar të përdorë policitë bashkiake të 27 Bashkive kundër Policisë së Shtetit.

Ka menduar të shpallë dhe të rrezikuar Lulzim Bashën. Ka shpresuar se do të përdorë shitje përgjimesh nga Prokuroria në gazeta, për të krijuar klimë për revolucion.

Në fund ka menduar të përdor dhe ushtrinë duke e nxjerrë në rrugë, ngaqë i ka mbetur në mendje Allende.

Gjithë këta të tjerët para ushtrisë mund t’i përdorë, pasi lehtëson punën, nëse identifikohen para 30 qershorit si një ushtri talebane kundër zgjedhjeve dhe mbaron punë drejtësia me ta.

Kjo, më shumë se një ushtri që shpëton Ilir Metën nga Perëndimi, është një ushtri që mund t’i hajë kokën.

Por ushtrinë e Shqipërisë, që është ushtri e NATO-s, nuk e përdor dot kundër Perëndimit, edhe pse i ke mbushur mendjen vetes të sillet si komandant i një vendi të “Traktatit të Varshavës”.

Ushtria nuk mund të dalë në rrugë, të ndalë njerëzit të votojnë, qoftë dhe kundër presidentit të tyre. Detyra e ushtrisë nuk është të mbrojë presidentin nga populli, por të  mbrojë popullin dhe vendin nga armiqtë, qofshin këta dhe presidentë të tyre.

58 komente në “Ushtria që mund t’i “hajë kokën” Ilir Metës”

  1. Ali says:

    shefi i shtabit te pergjithshem si ne cdo vend demokratik duhet urgjente te sale dhe deklaroj qe ushtria eshte e depolitizuar, departizuar dhe nuk fut hundet ne proceset demokrtatike te vendit, ne perplasjet e forcave politike ne nje sistem demokratik. ushtria eshte ne deyrat e saja eshte ne mbrojtje te atdheut.

    1. sunitet nuk bejne shtet,lloji i kafshes......... says:

      kjo eshte raca gjaxore arabe,keshtu do te vazhdohet edhe per shume shekuj…………cmenduri te mendoi dikush te kunderten!

      1. arta says:

        Shqiptaret nuk jane suni as shiite jane Shqiptar Ilir Meta eshte nje plehre i korruptuar ne sherbim te Ruseve dhe Serbeve qe nga 1993 kur e beri Sali Berisha spiun ndersa sharjet e juaja jane pa sens kushdo te jeni ju shiite myslyman orthodox, besimi i Shqiptarit eshte Shqiptaria le te marr para Rusi nga Qatar etj e te ndertoj xhami ne trojet tona e te manipuloj disa hoxhallare apo bektashinje Shqiperia do te hyj ne Evrope EU dhe athere do te shpetoj nga muzhiket e Rusise dhe plehrat e Turqise

      2. XheJ eN Bi says:

        adi ….
        Duke mos patur Gjykatë Kushtetuese është + dhe – për Presidentin ,po kështu +dhe – edhe për Kryeministrin se as anullohet vendimi i Presidentit dhe as zbatohet vrndimi i tij.
        Komandat i Përgjiththëm është Presidenti ,po nuk mund të nxjerë ushtrinë për të ndaluar zgjedhjet,asnjë ushtar nuk mund t’i bindet.
        Pikën 3 nuk munda ta kuptojë se ishe shum konfuz.
        Te pika 4 ngatrohesh Ado ,se policia nuk do ta arrestojë ,po do ta shoqërojë me forcë pëe të dëshmuar në Prokurori.Shtet ligjor nuk doni ti dhe Lylzimi,zbatojeni.
        Kur flisni dhe ju për vota të blera.E mban mënd fshatin Ruzhdie në Fier përse u bë i njohur ?

    2. adi says:

      Mero
      1) dekretet e presidentit te republikes I gjykon ne jane te ligjshme VETEM GJYKATA KUSHTETUESE, iku koha kur km ishte edhe prokuror edhe gjykates edhe polic edhe klloun, aq me pak gazetat.
      2) komandanti I pergjithshem I forcave te armatosura te republikes se shqiperise eshte presidenti i republikes,kush ushtarak nuk I bindet urdhrit te tij thjesht shkon ne burg.
      3) nuk ka askush dyshim ne shqiperi dhe ne bote ,sidomos ne gjermani ,France, Hollande, qe perendimi nuk jane as avdylajt as lalajt, as habilajt
      4) uroj vertet qe policia te arestoje Lulzim Bashen sepse eshte e sigurt qe nuk mund te denohet dhe eshte po kaq e sigurt se vjeshta nuk e kap ed ramen jashte hekurave.
      Dhe e fundit qe eshte me e fresketa ne shqiperi votat jane blere masivisht nga bandat mbeshtetur nga pjesa tjeter qe eshte ne pushtet. Thuhet se ka edhe ca pergjime te tjera ambientale te kryerilindasit ne tavoline me vrases. Koha e edi rames ka perfunduar dhe e mbylli ne menyren me te keqe dhe te turpshme te mundshme si bandit!!!!!

      1. Koloneli says:

        Professor ne Rast Lufte Presidenti eshte komandant i pergjithshem, ko ne paqe. Eshtria mere kopetencat e policis vetem me ligj te vecant ose ne gjendje te jashtzakonshme the shpallur nga kuvendi. Luften e shpall parlamenti edhe aprovon presidenti. Vetem ateher presidenti mere kopetencat supreme mbi ushtrin.

        Mose jep mend kure qypin eke bosh.

      2. kujtesa says:

        adi, ruaj pordhet e Saliut se babalet jane rruges por veten se njerezit zene hundet.

      3. Daku says:

        O ado presidenti eshte komandanti i forcave te armatosura Vetem ne rast lufte! Atehere o lexojeni kushtetuten ashtu sic eshte shkruajtur ose leje fare me mire dhe bashkoju protestes me 21 se do ta japin nje sufllaqe

      4. am says:

        Ahaha. Tani i shkrove keto ligjet apo ti dergoi iliri.

      5. Shqupisti leshedhise says:

        Pirdh te shfryhesh o tyc vicidoli.

      6. albi says:

        Adi
        1. ja ke fut pordhes. Dekretet e presidentit nuk i gjykon vetem gjykata kushtetuese, por ne varesi te rasteve, edhe gjykata administrative, KQZ edhe kolegji zgjedhor. varet nga situata dhe varet nga permbajtja e dekretit. Dhe sa per info, cdo gjykate (kushtetuese, administrative, kolegj zgjedhor), e shqyrton nese dikush e ankimon. Nese Presidenti ka merak pse nuk po ja zbatojne, le ta ankimoje ne gjykate….
        2. ja ke fut prap pordhes. Presidenti eshte komandanti i pergjithshem ne rast konflikti. ne rast paqeje nuk puth fare ne ate muhabet. Ushtaraket qe i binden nje urdhri te paligjshem shkojne ne burg (dhe jo ata qe nuk i binden cdo urdhri). sic duket ke munguar ne klase kur e kane shpjeguar kete.
        3. kjo eshte pike pa lidhje dhe pa asnji argument. Perendimi nuk jane as keta qe thua ti, as zagaret qe i bejne fresk PD nga Saranda ne Shkoder dhe as zagaret politike qe jane gati ti vene zjarrin Shqiperise se kane frike nga reforma ne drejtesi.
        4. mos ji kaq i sigurt qe LB nuk mund te denohet se tregon qe nuk ja ke haberin shume gjerave. edhe sa per vjeshten dhe ER prapa hekurave, prape tregon qe nuk ja ke haberin, po nejse, deshirat nuk jane kurre gje e keqe qe duhen ndaluar

        Dhe e fundit, votat jane blere perhere nga te gjithe. Edhe me keto insinuatat 2 lekshe qe “thuhet se ka pergjime te Edir Rames me vrases ne tavoline”, prape ja ke fut pordhes. Jopo ka pergjime te ER qe planifikon si te vrase me doren e vet Lulken, se e ka fiksim jete.
        Se kur mbaron koha e Edi Rames, e vendos ose populli me vote, ose gjykata me vendim te formes se prere. Po ska shans ta vendosi llumi i shoqerise shqiptare me ca protesta te lodhura qe nuk frymezojne asnjeri, sepse te gjithe e dine se kush jane virgjereshat qe sot bertasin “ja kurva, ja kurva!!”

    3. Lirka says:

      Cili shef shtabi ky i paafti dhe bythelepiresi qe e ka ate post nga skraparlliu meta ? Ky duhet shkarkuar pas komandantit skraparlli se edhe ky andej eshte nga ato ane. Ne fund te fundit eshte vete rama qe i ka promovuar qofte presidentin ashtu dhe kete rrumpallen e paafte shefin e ushtrise.

    4. Prind says:

      Kur permendi Allenden Meta para nje muaji ,te gjithe qeshem, clidhje ka ?!- pyetem.Sot u qartesua plani, do perdore ushtrine dhe me shume gjasa i del.ne gjume sikur ushtria do rrethoje presidencen dhe jo popullin qe deshiron te votoje, prandaj dhe plani B , per tu vetesakrifikuar qenka shume mire i menduar. Epo inshalla ngjit mallkimi i Hazbiut ??

    5. &&& says:

      Pervec ceceneve telebane te Berishes asgje tjeter nuk ka ne dore Meta!
      Sa per ushtrine,ne fillim ta krijoje pastaj ta perdori!
      Lum si ti o popull,qe pasi rrezove socializmin komunist,arrite ketu tek demokracia fashiste!

  2. James says:

    Sa pa fat populli shqiptar! Nuk e vrau veten qeratai!!

  3. j says:

    Një njeri i friksuar dhe dëshpëruar pa shpresë,mund ti provojë të gjitha.
    Mirë që kemi amerikën t’ja qi motrën këtyre bastardëve hajdutë .
    Lufta civile shpresa e fundit për like floririn dhe sali malokun.

  4. Amy says:

    Ilir meta per te ruajtur lekuren e tij po ben ate qe ben Maduro ne Argjentine, ai harron qe populli shqiptar nuk eshte LSI apo PD apo Dule me Mediu me shoke, nuk konfrontohet populli me njeri tjetrin, kete nuk e di mire meta, i ka bere hesapet me saliun jo me te drejten qe i lejon Kushtetuta. Jo per gje por kesaj rradhe do haje koken e tij te madhe, bashke me ate fallxhoren qe nuk e dime jetojne bashke apo jo

    1. Endrina Fuga says:

      O Ami Maduro nuk eshte ne Argjentine por ne Venezuele. Endri Fuga duhet t’i zgjedhe me mir3 komentuesit pro Skenderbeut te Spiropickes

      1. Nard Ndoka prej Puke says:

        E mos u merzit kaq shume. Ty te shkerdheu Saliu mbare e mbrapsht dhe nuk the gje, por i the faleminderit per vendin e punes.
        Degjo ketu o kungull. Te jesh kunder qeverise se Edi Rames, do te thote vetem te jesh me opozite me qeverine. Kaq. Dhe kjo, ne nje vend demokratik eshte edhe detyre patriotike.
        Por te jesh me Sali Berishen dhe Ilir Meten, duhet te jesh nje rrote gomari qe mos ta kesh shokun.
        Komentuesit qe shajne Ilir Metën dhe Saliun, nuk do te thote qe nuk shajne Ramen o kungull.
        Problemi eshte se ata mund te duan te heqin Ramen, por nuk kane per ke votojne mor trap zalli.
        Rama nuk eshte problemi i popullit o idiot, sepse eshte i heqshem qe neser. Problem Jane Saliu me Ilir Metën qe kerkojne pushtet me revolucion. Por ti si komunist qe je, i ke qejf revolucionet. Dhe mos thuaj qe nuk je komunist, se je. Edhe Po nuk je, ne fakt je Po me ate rruge, porta perballe, dmth fashist. Kungull revolucionar.

  5. Lesh e Linjte & PeDeristet says:

    Ilir Meta president eshte dhurata qe Edi Rama i beri popullit shqiptar.

  6. LILOLABJA says:

    Je gjigant i analizes !!!!!!!

  7. shpetimi says:

    E madhe, shume e madhe! Shkrim i shkelqyer dhe i paperseritshem!
    Cfare u thote mendja ketyre njerezve?
    Mesa kuptohet po luajne me zjarrin, dhe nga zjarri do te digjen!

  8. Albanistani nuk ka asnje ndryshim nga Siria,emrat feja kaptinat mentaliteti…
    Atje quhen isisisa ketu jane berishista ku jane bashkuar edhe talibanet e munikes.
    Hajduti ilir do gjej ca budallenj taleban te paguar te vriten me njeri tjetri duke kujtuar se do shpetoj veten e saliun..
    Por kete radhe ky popull ka njer mesime dhe po i shikon keta gjakpires sheike qe po kujdesen me shume per macet dhe qente e tyre se sa per popullin

  9. Cuku says:

    Te lumte dora dhe mendja z Baze

  10. demokrati says:

    Ja perse nuk dekretonte as shefin e SHP dhe as shefin e sherbimit sekret.A eshte Kollcaku lolua iMetes apo nje gjeneral ne sherbim te Shqiperise.meta me ruset dhe lesin dhe Diten dhe Oren e Kremlinit kane kohe qe po pergatisin nje skenar sirian.miku i asadit ne tirane dhe adjutanti i nanos foli per dicka te tille muaj me pare por sherbimet e sigurise ne Shqiperi hane bar

  11. TR says:

    NE KETE VORBULL ESHTE DHE RAMA , I CILI FLET NDRYSHE DHE VEPRON NE FSHETESI PER PLANE DESTABILIZIMI ,NE PALLATIN E BRIGADAVE . DUKE U DARKOSUR ME METEN .

  12. cccp says:

    O TR …po qenke rrocke fare, qe aresyeton ashtu , kot me kot per Ramen.

    1. TR says:

      CCCCP , BUDALLALLEKUN TA KAM LENE TY DHE SHUME TE TJEREVE SI TY NE KETE VEND . KUR TE VIJ LAJMI TEK TY, PER PRAPASKENAT QE LUHEN NE KETE POLITIKE , KA PERFUNDUAR LOJA TRU PESHK.
      SA per informacion , Pamfleti sapo e nxori Kete lajm .

      PS. TI NUK KE ASNJE TE DREJTE ,TE KOMENTOSH ,KOMENTET E TE TJEREVE . TE VERTETAT NUK MUND TI DISH TE GJITHA . E DREJTA JOTE ESHTE VETEM KOMENTI QE TI BEN .

  13. Haki Cobani says:

    O AMY, na e thuaj dhe njehere te lutem . Cfare beri Maduro ne Argjentine?

    1. Pantera says:

      Cte te thote Amy dhe nje here ? Amy flet percart , ky eshte perfundimi kur e ke mendjen per gojore , lere Amy-n ne punet e saj…..Maduro ne Argjentine thote …..ik vazhdo pipen Amy dhe lere politiken …..po ti mor zotni , nga Amy pret shpjegime ? Mos mor burre , mos e thent zoti …..

  14. sonila meco says:

    Mire Mero, me ne fund je kthyer ne llogoren qe te takon. Nuk di pse nje periudhe kohe nise t’i zmusoje te paberat e Metes , por tani jemi te qete se u ktheve ne identitet.
    Cfare turpi per Shqiperine te kete nje President te tille! Si eshte ajo kenga, Presidences c’i pane syte???

  15. Tano says:

    I nderuar zoti Baze. Ndihmoni Kete qeveri te beje shtet ne Cdo Lloj prizmi. Ndihmojeni ne gazeten tuaj me publicitetin tuaj . Une qe ju shkruaj ju ndjek e ju Lexoj me kenaqsi.

  16. Metkua says:

    Ujkut kur i vjen vdekja perpiqet te kafshoje …
    Taleban … ë?

  17. NjeQytetarOptimist says:

    Presidenti te shkarkohet. Ate dite, njerin ta nxjerri nga godina kurse tjetrin ta percjell ne Prokurori zvarre po qe nevoja.. Bej Hammerat gati per portat, forcat speciale dhe te terhiqet zvarre po qe nevoja ..

  18. sarah says:

    Une e pata thene kjo pune nese nuk nderyhet me force qe ne fillim nga qeveria per te vene para drejtesise Cubat e PD dhe LSI do te perfundoje ne kete menyre. Qe te dy Talabanet e destabilizimit te PD dhe LSI do ti shkojne deri ne fund planite te tyre te destabililizimit. Qe ne fillim e kam menduar qe si Sali qeni dhe Ilir muti nese nuk i dilte plani per futjen ne qorrsokak te reformes ne drejtesi si arme te fundit kishin destabilizimin dhe shpresen se Rusia me Serbine do ti mbeshtesnin. Qeveria nuk duhet te terihiqet – Kjo eshte nje lufte qe duhet te fitohet patjeter nga Shqiperia. Nese ka kthim mbrapa do vazhdojme te riciklojme krizen e perjetshme . Eshte momenti qe me ne fund te behemi shtet modern,

  19. FIX316 says:

    Nga eksperienca 30-vjecare e demokracise shqiptare,sot fjala ”maskara”,eshte zevendesuar me fjalen ”president”.Pra, Ilir Meta eshte …president !…

  20. DRENICA E KUQE says:

    Ky “Presidenti” duhet ta kuptoje se nuk eshte President i Shqiperise as i shqiptareve, por thjesht nje “President” i opozites ‘patriotike’ dhe ‘kombetare’. Abnaliza eshte e qelluar!…

    DRENICA E KUQE

  21. Titi says:

    Sot ne urban dikish thoshte se; cobanet e skraparit duan te prishin shtetin. Shkoni ne fshat e rumani dhite, vazhdoi ai, se Tiranes I vini anes. Me kujtoi Kadarene te sokakve I te marreve, i thone ca te verteta.

  22. lisi says:

    Ky presi-mu…,qenka fare torollak Ky kujton se ka te bej me palestinez,grek apo serb. Po lexo o evlat pak historine se gjithe diten e lume rri kot Po lexo per veten tende mor qafir Lexo historine e do te mesosh tani ne pleqeri se shqiptaret per cdo gje mund t’i shash e t’i percmosh por per mend e per te qemtuar te verteten ne malin e mashtrimeve-nuk ja kalon njeri Provokoje po ta mbajti ne 30 qershor e do ta njohesh dufin e do provosh grushtin e tij……………………

  23. fcb says:

    Mero , te paska zene frika , s´ke faj , ti e di qe akoma nuk ke pare gje .

  24. Jugu says:

    Rama duket se e ka menderosur dhe eshte mire te largohet. Fatkeqesi per popullin qe do qeveriset perseri nga disa hajdute te kaluares por Rama eshte hadjuti I kapur ne leme dhe duhet te shij grurin per momentin.
    Meta eshte vertet hajdut por veprimet I ka kopsitur dhe sado te perpiqesh ti o Mero te tregosh qe vendimet e tij jane te pa-bazuara ne ligj, duhet Gjykata Kushtetuese ta bej ate, por nuk egziston dhe prandaj Meta hedh hickla dhe ti rreh uje ne hava kote.
    Gazeta gjermane thote ujku, ju thoni gjurmet. Gazeta tregon qe KM dhe Gjiknurat jane perfshire ne hajdutosje votash ju thoni qe prokuroria nuk duhet te jepte informacionin. Rama pranon qe esthe ai ne video dhe se perseri do bej te njejten gje dhe nga ana tjeter thote do padis gazetarin. Por kur nuk ke bere faj perse do e paditesh gazetarin apo se te prishi qetesine.
    Mjere populli pa Rama dhe Meta e kane ne terezi. Edhe ti Mero ne terezi e ke se po ndryshoj kalon te padroni I ri.

  25. tomsojeri says:

    Nje hajdut,kriminel, e tradhtar dhe president i shqiptareve pa voten e tyre, po kerkon te hedh ne er Shqiperin , sepse ky dhe banda e tij kan siguruar perjetesisht jeten me trofen e fituar ne kuriz te shqiptareve,e sot kercenon hapur, si Hirakliu i legjendave Homerike te greqis se lasht ,qe me pushtetin qe i falka karrikja e peger, me eren e qelbur te dekompozimit fizik e shpirteror , po kujton se shqiptaret ,ashtu qorazi ,si robotet e alieneve, do sakrifikojn Atdheun ,familjet ,dhe te ardhmen e femijve te tyre , qe ky monster sebashku me gruan dhe me shoqerin e tij qe i bashkojn te njejtat mekate te rimarin pushtetin , qe ju duhet me cdo kusht per tju kthyer asaj kohe te erret e pa shpres te cilen e njohim mir ktu e 30 vjet
    Guximi i tij tregon se ska tjeter rugdalje ,tregon qe ka kuptuar fundin dhe kerkon te zhys ne llumin e tij ,vec mercenareve te mirpaguar edhe ate pjes qe mundet te besoj lemshin e intrigave te sofistikuara te bandes se tij ! Kam bindjen se po ju vjen fundi ,kam bindjen se shqiptaret nuk do bien ne kte batak qe po ju ngreh ky , me kopen e tij ! Fjalet dhe xhesti i tij po ngre vleren e Rames , qe te them te verteten e kam quajtur burracak e shum dyshime kisha !
    Pra ti Hirakliu shqiptar, qe na paske ne dor te hedhesh Shqiperin ne er, sepse paske karriken qe te falen e te jepka “fuqin e Djallit” ,a nuk ke ber hesapet qe Edi Rama ka fuqin e votes se shqiptareve , forcen e shtetit , kulisave qe perfaqeson e mbeshtetjen e nderkomtareve me Ameriken e madhe e ky raport o Hirakli, te con andej nga ke dal per te mos dal me kurr !
    Je nje diziluzion i madh historik ,je nje turp i madh qe nuk korigjohet ma ! Larg shqiptar nga kjo band sheikesh …….

  26. Titi says:

    MERO SI GJITHMONE I NJEANSHEM,JE BERE BAJAT FARE.

  27. Jozef Radi (spiun bab e bir dhe farefis) says:

    E kam nga përvoja ime si ndihmës i president Sali Berishës deri në 97 (se pastaj ika nga frika) që presidenti Meta e bën çfarë i thotë koka.

  28. Baton DR says:

    Ej po kur u bëmë me ushtri ne njëherë??!!
    Maksimumi 2 mijë veta bëhen apo s’bëhen

  29. Kuq e zi says:

    Rri i qete mere se ka per te gjithe
    Nqs do shkohet ne konflikt une do jem ne polin e trete ne ate pol qe te shuaj krejt politikanet e shqiperise edhe ish deputetet asnje te mos shpetoi kjo gje duhej bere qe me byrone e ppsh dhe pas kesaj do paguajne dhe megafonat e propagandes se tyre sepse dhe ju ushtar te tyre jeni
    Jam i bindur qe mbas kesaj do kemi politikane model qe punojne per popullin

  30. protestuesi says:

    Presidenti eshte komandant i pergjithshem vetem ne rast lufte. Kete e di mire Ilir Meta dhe cdo ushtarak i Forcave te Armatosura. Shkurt, ne paqe asnje ushtar nuk urdhron dote. Ne situate agresioni, lufte, vetem percakton komandantin e Forcave te Armatosura.

  31. DRENICA E KUQE says:

    Ky “Presidenti” duhet ta kuptoje se nuk eshte President i Shqiperise as i shqiptareve, por thjesht nje “President” i opozites ‘patriotike’ dhe ‘kombetare’. Analiza eshte e qelluar!…

    DRENICA E KUQE

  32. Olimpia says:

    Sali Berisha,Ilir Meta che dy lolot,Mona dhe Luli Jane antishqiptaret me te medhenj ne histori.Perse?
    Shqiperia eshte ne prag te nje vendimi historik,celjes osé jo te bisedimeve me BE per pranim.Normalisht si duhej te silleshin shqiptaret? Le fa fillojme sipas disa kategorive…
    Te denuarit…do fa deshironin spese do te kishin kushte me te mira che procse me te drejta.
    Te papunet..do te kishin nje mundesi te madhe per te levizur ne tregun e NADH te punes per te dale nga mjerimi i papunesise.
    Te rinjte…do te kishin mundesi shume here me te medha spese ospitali europian do te investonte shume me lehte ne nje vend me rregulla ligje che norma europiane.Njekohesisht do te ndiheshin me te lire ,do te kishin mundesi per te njohur boten Duke sjelle ne vend pervoja te ndryshme.
    Punetoret…do te kishin mundesi punesimi sipas formimit spese biznesi vendes dhe i huaj do te vinte teknologji te kohes ,si rrjedhoje vlera e shtuar e produkteve do te triste pasurine kombetare ,kapitalet dhe rrogat.
    Fermeret apo punonjesit e bujqesise dhe blegtorise ….do te kishin mundesi per te rritur prodhimet ,eksportet,do te kishin subvencione me te medha per futjen e mekanikes dhe prodhimeve me fitmprurese.
    Studente dhe nxenesit…do te kishin mundesi te medha per nje formim me te kompletuar,ne fusha dhe dege nga me te ndryshme ne perputhje me tregun e punes jo vetem shqiptar por edhe europian.
    Njerezit qe okupohen me kerkime shkencore…do te kishin mundesi me te medha per te zhvilluar talentin e tyre qofte brenda qofte jashte vendit.
    Biznesi ,sidomos prodhuesit…do te kishin mundesi per te rritur prodhimet ,eksportin ,importimin e teknologjive te perparuara,do te konkuronin ne nje treg gjigand me 600 milione banore.
    Pensionistet ….Duke u rritur pasuria kombetare do te kishte mundesi per rritjen e pensioneve per te siguruar minimumin jetik te mbijeteses.
    Ushtria ,forcat e sgurise dhe rendit,drejtesia ,amministrate …..do te kishin mundesi modernizimi dhe trajtimi do te ishte ne nivele me te mira.
    Ka edhe shume kategori te tjera qe perfitojne direkt dhe indirekt nga hapja e bisedimeve.
    Vetem nje grusht politikanesh hajdute dhe kriminele nuk perfitojne ,perkundrazi Kane frike se integrimi i vendit do ti nxjerre lakuriq perballe drejtesise per vjedhjet gjigande qe i kane bere Shqiperise .Eshte kjo aresyeja qe plani diabolik i Sali Berishes dhe Ilir Metes po vihet ne funksionim per shkaterrimin dhe destabilizimin e vendit ,menyra e vetme per ti shpetuar drejtesise.Pra perplasja aktuale nuk la lidhje me partite,kjo eshte nje perplasje midis te ardhmes qe ne kete moment perfaqesohet nga e majta,Rama eshte nje koincidence pozitive dhe anarkotribalizmit primitiva qe kerkon fa mbaje vendin ben sundimin e nje gruppi banditesh me ne krye Berishen dhe Meten .
    Shqiptare,shikoni interesat tuaja qe ne kete moment perputhen me BE dhe me PS,braktiseni plakun e cmendur Berisha dhe provinciali idiot te rrezikshem Meta,ndryshme demi do te paguhet NGA ju ATA i Kane miliardat,te siguruara ne parajsat fiskale.

  33. korkodili says:

    kan vene ne pergjim gjith kupolen e PS.
    Kjo eshte antiligjore
    Me cqellim
    ku ka qene veprimtaria antiligjore.
    kiush e ka miratuar

  34. FLUTURA says:

    Edhe ky Iliri Yne…
    Verr koburen e rret harbine
    Po ka nje te mire
    Qe nuk del perjashta havlline ?

  35. lexusi says:

    Te nxjeresh ushtrine , kunder popullit , s’ka nevoje per gjykate kushtetuse per t’e pare ligjshmerine apo paligjshmerine e ketij akti . ai thjesht nuk zbatohet , se bie ndesh me interesat e larta te atdheut dhe popullit , dhe ne nje fare menyre , perben tradheti asgje me pak !

  36. Koba says:

    Po Ky Torollak si Lihet te Llomotise Perçart?.me mire te vrase veten se po rron KOT.

  37. Vatra says:

    Edhe argati i Millosheviqit në 097 v. ka pas deklaru gjëndje lufte por u fut në vrimë të miut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje