FOTOT: Misteri i vrasjes së Zenel Islamit, “Lulit të vocërr të Migjenit”

Nga Dritan Xhemalaj, TemA

Në kuadrin e ciklit të dokumentarëve “Përballje me të kaluarën” i cili realizohet prej dy vjetësh në Radio Televizionin Publik Shqiptar në bashkëpunim dhe me mbështetjen e prezencës së Zyrës së OSBE-së në Tiranë nën kujdesin e drejtorit të Përgjithshëm, z. Thoma Gëllçi e znj. Claudia Ëolmer, autori realizues i këtij cikli, gazetari dhe studjuesi i njohur, Dashnor Kaloçi, sjell para teleshikueseve dokumentarin e ri, “Misteri i vrasjes së Zenel Islamit, ‘Lulit të vocërr të Migjenit”. 

Ky dokumentari që është dhe i 14-ti që realizohet në kuadrin e në këtij cikli që merr spunton dhe tenton të zbardhë apo të hedh dritë mbi krimet e ndodhura gjatë periudhës së regjimit komunist në Shqipëri, i kushtohet dhe bën fjalë për Zenel Islam Shkrelin me origjinë nga Dedaj i Pukës, i cili në periudhën e Monarkisë së Zogut, së bashku me motrën e tij, ishte një nga nxënësit e poetit të njohur shqiptar, Millosh Gjergj Nikolla, apo siç njihet ndryshe, Migjeni. 

Duke qenë një fëmijë mjaft i zgjuar dhe me shumë veti dalluese nga bashkëmoshatarët e tjerë, Zenel Islami pati rastin dhe fatin gjithashtu të ishte jo vetëm nxënës i Migjenit të madh, por edhe një nga fëmijët më të preferuar të asaj shkolle për mësuesin poet, që në vitin 1937 i kushtoi atij edhe tregimin, “Dy Zenelët”, gjë të cilën Migjeni i famshëm e ka dëshmuar vetë me anë të një letre drejtuar Ministrit të Arsimit në atë kohë, ku i sugjeron se: “Zenel Islami, personazh i tregimit që ju kam dërgu me e lexu…të pranohet edhe si shërbëtor shkolle”.  

Në atë tregim, Migjeni i famshëm në një farë mënyre jo vetëm që e përjetësoi Zenelin e vogël në krijimtarinë e tij letrare, por dhe i parashkroi fatin e jetës së tij…?!

Zenel Islami ndoqi gjimnazin e Shkodrës e me pas u përfshi në Levizjen Antifashiste dhe aty e mori Jordan Misja i cili ishte mësues në Pukë. Në ketë periudhë Zeneli është njohur edhe me një ndër herojtë e ardhshëm të Vigut, Naim Gjylbegu.

Pas përfundimit të Luftës me mbështetje të Nako Spirus dhe Liri Belishoves, Zeneli emërohet Sekretar i pare Komitetit të Rinisë së Pukës dhe Kryetar i Rinisë së Qarkut të Shkodres dhe një vit më pas emërohet Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë të Pukës.

 Gjatë periudhës që shërbeu në rrethin e Pukës si sekretar i parë ku nuk ishte më shumë se 20 vjeç, Zenel Islami pati probleme të shumta me Sigurimin e Shtetit, pasi ai edhe si vëndali që ishte, morri në mbrojtje disa nga familjet e ashtuquajtura reaksionare të asaj krahine dhe kryesisht të Kryeziut, ku regjimi komunist i kohës ushtroj një terror të madh me vrasje, burgime dhe internime, pasi ai vënd njihej si “çerdhe e reaksionit“ për shkak se ishte fshati i familjes Mirakaj. 

Në këtë periudhë kohe Zeneli u detyrua që t’i shkruante një letër të gjatë Enver Hoxhës, ku i sqaronte dhe i bënte me dije jo vetëm për intrigat “koçixoxiste“ të Sigurimit të Shtetit, por edhe për vrasjet që ishin bërë aty, si p.sh. Zenel Çobën dhe Lek Berishën, të dy komunistë të orëve të para dhe miq e bashkëpunëtorët më të ngushtë të Zenelit, për të cilët Sigurimi kishte hapur fjalë (“legjenduar“), sikur ishin vrarë nga diversantët. 

Pas kësaj Zenelin do ta largonin nga rrethi i Pukës dhe ai do të transferohej në rrethin e Lezhës po me detyrën e sekretarit të parë, gjë e cila solli një irritim të madh të gjithë rrethit të Pukës që e donin dhe e respektonin atë si djalin e tyre. 

Pasi shërbeu disa kohë në rrethin e Lezhës, Zeneli do të dërgohej për studime në ish-Bashkimin Sovjetik, duke u diplomuar me rezultate të larta në Fakultetin e Filozofisë në Moskë, ku vlen të theksohet se sipas disa dokumentave arkivore ai dhe disa studentë të tjerë kanë qenë nën survejimin e organeve të Sigurimit të Shtetit. 

Por para se të shkonte për studime në Bashkimin Sovjetik, në vitin 1956 Zenel Islami morri pjesë në ceremoninë madhështore të rivarrimit të eshtrave të Migjenit në qytetin e Shkodrës, duke mbajtur arkivolin dhe fjalimin kryesor, si ish-nxënës dhe personazh i Migjenit, gjë e cila në një farë mënyre do ta popullarizonte shumë emrin dhe figurën e Zenelit jo vetëm në popull, por edhe tek udhëheqja e lartë e PPSH-së.

 Pas kthimit nga Moska Zeneli u emërua si Sekretar i Komitetit të Partisë së rrethit të Elbasanit dhe më 6 korrik të vitit 1961 ai u emërua me detyrën e kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të atij rrethi, detyrë të cilën ai nuk mundi ta ushtronte dot, pasi duke u gdhirë 9 korriku i atij viti, ai u gjet i vrarë në fshatin Labinot Mal, ku kishte shkuar bashkë me disa kuadroi të tjerë të atij rrethi për të marrë pjesë në festimet e 10 korrikut, festës së Ushtrisë Popullore.

 Vrasja e Zenel Islamit bëri bujë të madhe asokohe edhe për vetë popullaritetin e madh që gëzonte ai si ish-nxënës i Migjenit, ndonëse versioni zyrtar ishte “vetëvrasje“?! Gjë e cila kundërshohet jo vetëm nga bashkëshortja e tij, Drita Gjylbegu Islami dhe i biri, Bedri Islami, (shkrimtar, publicist dhe gazetar i njohur), por edhe nga disa personazhe të tjerë të cilët janë intervistuar nga grupi realizues i dokumentarit në fjalë, të cilët me dëshmitë e tyre para kamerave japin version tjetër lidhur me atë ngjarje të largët e cila vazhdon edhe sot të jetë e pazbardhur zyrtarisht. 

Kështu, Drita Gjylbegu Islami, ndonëse në moshë 90-vjecare, me një memorie dhe kujtesën për t’u pasur zili, sjell në kohë të gjithë jetën e saj me Zenelin dhe shpjegon momentet e fundit që ajo kaloi me të në Elbasan, si dhe makinacionet e Sigurimit të Shtetit për ta bindur atë se Zeneli kishte kryer “vetëvrasje“, etj etj. Me mjaft interes për teleshikuesin janë dëshmitë e znj. 

Drita Gjylbegu Islami, ku ajo rrëfen për presionin e madh që kishte nga Komiteti i Partisë së Shkodrës dhe njerzit e ardhur nga Tirana që ajo ta divorconte pas vdekjes bashkëshortin e saj, Zenelin, “pasi Partia e dënonte aktin e vetëvrasjes“, si dhe atë çka ndodhte me varrin e Zenelit në varrezat e qytetit të Shkodrës, ku ajo dy herë e gjenti të hapur….?! 

Ndërsa Bedri Islami, (i cili vite më parë ka botuar një libër me titull “Vrasja e Lulit të vocërr të Migjenit“), me dëshmitë e tij para kamerave sjell fakte dhe argumente të panjohura, mbi likujdimin fizik të babajt të tij nga segmente të Sigurimit të Shtetit. Në këtë kontekst, Bedriu dëshmon edhe për “kujdesin“ e njerëzve të Sigurimit të Shtetit për të mos e hapur arkivolin ku ndodhej trupi i babajt të tij, ku që nga Elbasani e gjatë gjithë udhëtimit për në Shkodër, e deri tak varrimi i tij, në çdo moment ishte i pranishëm një njeri i Sigurimit të Shtetit?! 

Po kështu ai rrëfen edhe për kohën e paktë që arkivoli me trupin e Zenel Islamit u la në shtëpinë e Gjylbeg-ve në Shkodër, ku edhe pse njerzit e Partisë dhe të Sigurimit nuk lejonin njeri të shkonte për ngushëllim, dy tre kuëshërinj të tij nga Puka, gjetën rastin dhe hynë fshehurazi në dhomën ku mbahej arkivoli dhe kur e hapën panë se kishte më shumë se një plumb pistoilete…?! Po kështu Bedriu dhe e jëma e tij, Drita, tregojnë edhe për ndalimin që iu bë tek Ura në Vaun e Dejës, një numri të madh pukjanësh që tentuan të shkonin në varrimin e Zenelit në qytetin e Shkodrës?!

 Po kështu edhe të intervistuarit e tjerë, si: Fran Palushi (ish-nxënës në Pukë që e ka takuar Zenel Islamin), Shaban Karati (nip i Zenelit), Xhemal Meçi (historian nga Puka), Ilir Demi (i biri i Tahir Demit (ish-kryetar i Komitetitr Ekzekutiv të Elbasanit, i pushkatuar si “armik i popullit“, Faika Topi (komshie e familjes së Zenel Islamit në Elbasan), Behije Çela (mbesa e Qamil Çelës, shok e mik i Zenelit), me dëshmitë e tyre para kamerave hedhin dritë dhe ndriçojnë mësëmiri të gjithë historinë e jetës së Zenel Islamit, e cila u mbyll tragjikisht duke u gdhirë 9 korriku i vitit 1961.

 Dokumentari në fjalë i autorit realizues, Dashnor Kaloçi dhe stafit të tij (me skenar nga gazetari, Iv Kaloçi) që do të transmetohet premierë në RTSH1 të mërkurën ora 20 e 30, dhe ritrasmetim të premten nw ora 14 e 15, është i paisur edhe me mjaft filmime origjinale që tregojnë Zenel Islamin në atë kohë, por dhe me mjaft foto dhe dokumenta arkivore si dhe shënime personale (të Zenel Islamit) që bëhen publike për herë të parë.

 

19 komente në “FOTOT: Misteri i vrasjes së Zenel Islamit, “Lulit të vocërr të Migjenit””

  1. Baliu says:

    Kafshate qe s`kaperdihet eshte or vella fashizmi, kafshate qe te mbete ne fyt dhe te ze stalinizmi.

  2. Alban Dega says:

    Jeteshkrim turravrap i paautorizuar

    BEDRI ISLAMI ESHTE BEDRI ISLAMI

    – Ka shok vetem vetveten

    – Bem Baba te te ngjaj !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Ha buke vetem ne kater breza atdhetare, lufte per liri e demokraci qe nga babai i tij “ Luli i Vocerr” i Migjenit te madh,
    Qe nga dajet e tij, nderi e lavdia e Shkoderloces me Heroin e Vigut Naim Gjylbegun e Gjylbeget legjende te Shkodres, Prof. Dr. e famshem Ilir Gjylbegun e madh, Babain e jetes se mijera bebeve shqiptare qe sot i gjen ane e mbane Botes!
    Qe me nenen e tij, Drita Gjylbegun Islamin, te lene ve ne lulen e nuserise nga dora e zgjatur e Beogradit dhe Moskes ne krye te Kupoles se Sigurimit te Shtetit Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu e Fecor degjenerata Shehu e sejmenet e tij me me tre vocrrake perfshi Bedriun jetima ne vegjeli!
    Bedri Islami jo vetem e ruajti, por edhe e lartoi lavdine dhe vepren e parardhesve te tij nga babai e nena duke marre me te mirat e te dy kraheve e duke i bere edhe me te mira.
    Penda e tij si gazetar dinjtoz kurajoz nuk ishte pende ala Mehmet Elezi, Fahri Balliu… e bythelepiresish te sekretareve te pare nga maja e deri ne Tropoje e kryetareve te qeverive nga Tirana ne Konispol.
    Shkrimet e tij dinjitoze, kritike, plot ide e fakte te gjalla ne “Zeri i Popullit “
    mbeten model edhe per gazetarine e sotme pavaresisht nga censura e autocensura e asaj kohe kolere, presionet e deri edhe kercenimet me buken e me lincime edhe me te renda.
    Bedri Islami ashtu si the ajka e inteligjienies, bijeve e bijave me te mire, me demokrate, me qytetare me mendjendritur te te gjitha fushave u detyruan nga “ Kryetari i Shoqates se Gjuetareve te Beogradit” e Sllobodan Milloshevicit ne Tirane Saleh Ramollah Ajatollah Berisha dhe banda e tij atdheshitese e atdherrenuese te marrin rruget e kurbetit kur Shqiperia kishte me nevoje se kurre per trurin e tyre, pasurine me te madhe te cdo kombi.
    Duke lartuar vepren legjendare te brezave parardhes Bedri Islami do te behej kryeredaktori i gazetes “ Zeri i Kosoves” qe do te behej bomba e flamuri i pare i luftes per liri e pavaresi te Kosoves.
    Jo vetem aq por edhe udheheqesi, kryetari i Levizjes Popullore per clirimin e Kosoves nga gjiri i se ciles do te lindete Ushtria Clirimtare e Kosoves, qe ne bashkepunim dhe si krahu i armatosur ne terren, si pararoja e syri i aleances euroatlantike, NATO-s, me Shtetet e Bekueme te Amerikes ne krye, do te sillte edhe lirine edhe pavaresine e saj.
    Per Bedri Islamin e familjen e tij mund te shkruash libra te tere historie e romane legjendash te gjalla atdhetare, lirie e demokracia, qe ai e ka bere me mire se kushdo tjeter, por duke lene vetveten jashte, karakteristike e virtyt i njerezve te medhenj qe e kane me te madh heroizmin e modestine se sa penden e tij qe ka pak ose aspak shoqe!
    Jeteshkrimi i tij dhe i familjes se tij eshte jeteshkrim i gjalle i historise shqiptare te 85 vjeteve te fundit !
    Bedri Islami eshte Bedri Islami!
    Bedri Islami han buke vetem !

    1. Neritan nuk di c flet says:

      Bedri Isllami eshte Bedri Islami Por ti kush je qe dublon Islamin ? Belul Gjeraqina ?

      1. Nard Ndoka prej Puke says:

        Nga e gjete krahasimin me Belulin mor njeri?
        Ky Alban Dega ka shkruar vetem per Bedri Islamin, dhe Jo per vete.
        A ke ndonje problem ti me at qe ka shkruar ky Albani per Bedriun, apo ja fute kot, ta thoje dhe ti nje fjale?

    2. Niku says:

      Hamdi Degen, ish Sigurimsin qe banon ne Nju Jork, c’e ke derman? Apo je vete dora? Hamdiu s’ka lene matrapazllek pa bere ne Nju Jork, ju bente azilanteve historite per gjykaten mbushur me lloj-lloj mashtrimesh sikur ishin martire te demokracise qe kishin shpetuar per qime dhe kerkonin azil politik ne Amerike.

  3. Jariju Degjon says:

    Pal Vata e shoku Enver nuk dijshin gjo – mos e ka bo shoku Mehmet n’kaptin te vet.

  4. Lek Dragobia says:

    Kush admiron ” Migjenin ” ka admiruar edhe ” Lulin e Vogèl ” njè personazh i vèrtetè qè edhe pèrse i rritur nè malèsi, nderoi mèsuesin , familien dhe tè gjithè fisin e tijè. Personalisht nuk ndjej asnjè simpati pèr njè gazetaruc si Dashnor Ka…. si njè shtrembèrues i historisè ose e thènè ndryshe, fallsifikues i tè vèrtetave historike pèr qèllime keqdashèse. Vrasja e ” Lulit tè Vogèl ” hyn nè krimet e luftès pèr pushtet nga klanet e rekrutuara nga armiqtè e Shqipèrisè. Mbetem i bindjes se Shqipèrisè sè pas luftès i duheshin njerèz me karakter dhe besè, ku veçanèrisht nga Veriu qè relativisht ishte mè i prapambetur. Kèto kuadro ishin njè vlerè e madhe nè misionin e emancipimit tè shoqèrisè shqipètare, ndaj u bènè edhe si pengesa kryesore pèr reaksionin. Kam lexuar pèr familien Shkreli ( Islami ) nga vetè i nderuari Bedriu, gazetarè, aktivist dhe drejtues inspirant i Uçk heroike dhe ajo qè pèlqehet mè shumè nga Ai, èshtè sinqeriteti, guximi , vendosmèria pèr tè vèrtetèn. Duke mos dashur kurrè tè spekullojè, asnjè herè e tè hedhè baltè mbi regjimin e shkuar nè lidhje me vrasjen e Babait tè tijè, pèrderisa e vèrteta e vrasjes mbetet ende enigmè. kjo duhet tè theksohet me tè madhe sot, pasi siç dhe dihet sa e sa njerèz kanè hedhur baltè mbi figurèn e Enverit, duke qènè nè pozita tè favorèshme nè atè kohè, pèr tè intriguar e paraqitur atè epokè si njè diktaturè tè tmerèshme pèr tè gjithè popullin. Besoj qè Diktatura ishte e tmerèshme pèr njerès qè mendonin, vepronin e silleshin njèlloj si politikanèt e sotèm qè kanè dominuar politikèn e Shqipèrisè kèto tridhjetè vite !

  5. Iliriada says:

    Ne kete atdheun tone,sduhet me rene ne sy,se ta bejne gropen.Ta ben gropen shoqeria jote ,komshija jote e cke rreth e rrotull.Ne ate regjim spiunonin me pagese e pa pagese,sepse xhelozine inferioritetin e e vishnin me parimet komuniste gjoja, ata te vegjlit te padukshmit njerzit pa talente,pa idealizma karrieristet me 100 flamure.Sot I kemi kryetare partish,ministra,drejtore e dhunimi ndaj te aftit vazhdon,ne te gjitha menyrat.Luli I vocer ,qe kemi qare te gjithe per te ,skishte si e mbyllte ndryshe…nje deshmor me shume,nje krim me shume…

  6. adem says:

    e paqarte historia.
    Perse duhej ta vriste Sigurimi pa asnje motiv?
    Ai ishte sekretar i pare i partise.
    pa asnje njolle.
    Apo duhej qe ne ditet e sotme te dale si i persekutuar politik?

    1. Neritan nuk di c flet says:

      Ja ta sqaron Albani nga Tropoja !

  7. Toma says:

    E vrau Zoi Themeli,thone.

  8. ali peza says:

    Thjesht per te bere vehten te persekutuar.Ate kohe te gjithe te vetevraret quheshin kriminele te vetvehtes.

  9. ttt says:

    Po kur thone qe ky bedri islami qenka ajka e inteligjences.!?Po ku ish gjer dje ky fare sokoli mor aman Na nxorret zorret e barkut.Le pastaj te imagjinosh qe interesat e tij puqen me plehra te tilla si KAL-OSHI. LATINI THOTE SE KUR TAKOHEN DY KORBA ZIHET CORBA……………….

  10. ZENELI,ai personazhi aq simpatik I MIGJENIT të MADH, vrau veten. Gjenitë paraprijnë dhe MIGJENI-GJENI shkruan:”…pjesa ime fataliste endërgjegjes më thotë:-Lënie Zenelin të bëjë jetën e tij stërgjyshore se,kur me pa të vetët në mjerim, ka me u hedh në greminë”.Unë e “shartova” disi thënien e Migjenit (se është arsye kujtese),por ndodhi pikë për pikë siç e parashikonte mësuesi. Sa mbaj mend,ka vrarë veten në Labinot,kur festohej”Dita e Shtabit të Përgjithshëm”10 korrik. E sa për”Dy Zenelat” është skica e NONDA BULKËS që jepte letërsi në s”Shkollën e Partisë” ku Zeneli kish ardhur për studime. Unë kam mendimin e paluajtshëm:ZENELI (ISLAMI) është ai nxnësdi aq i zgjuar që në glob kërkonte dhe arsyetonte pse Shqipëria qe vetëm një pikë.Për të shkuar dhe më tej:unë e di dhe nuk lë gjë pa lexuar nga i biri i ZENELIT,BEDRIU. E çmoj jo vetëm për arzikuj,por dhe për poezinë,po për një gjë ngul këmbë: Luli i vocërr nuk është ZENELI,por”vëllai siamez” i tij. Më mungon shkrimi i Tefik Çangës a ndoshta i Arif Gjylit ku flitet për LULIN. Sidoqoftë,asgjë nuk ia bjerr meritat ZENEL ISLAMIT,një kuadër që,en bloc, përmendet si një njeri i ndershëm.

  11. bislimi says:

    Kam lexuar me vemendje librin “Vrasja e Lulit të vocërr” si dhe pjesë të botuara të dosjes së Zenel Islamit:
    1.Në vitin 1952 Enver Hoxha u dërgon një qarkore gjithë komiteteve të partisë në qarqe rreth ngjarjeve në Pukë, ku thekson se, pa marrë lejen e Komitetit Cenztral dhe miratimin e Byrosë Politike , sekretari i dytë i Pukës, Z.G. dhe shefi i hetuesisë kishin filluar përpunimin e sekretarit të parë Zenel islami. Pra,kishin hapur dosjet dhe përgjimin e tij.
    2.Enver Hoxha në këtë letër thotë se të gjithë akuzat daj Z.I. ishin shpifje dhe i dënoi Z.G. me përjashtim nga partia, ndërsa shefi i hetuesisë u ngrit në detyrë në Shkodër.
    3. Është botuar letra e Z.Islamit dërguar Enver Hoxhës mbi vrasjet në rrethin e Pukës të organizueme nga sigurimi i shtetit, ku i jep me emra njerëzit e sigurimit që kishin organizue vrasjen e Lekë Berishës dhe dyshimet për vrasjen e Zenel Çobës.
    4.Është botuar letra e tij pak para vdekjes së tij, për internimet pa kriter që po kryhen në Pukë, pa asnjë dallim dhe kërkesa e tij me u kthye edhe një herë në vendlindje.
    5.Në m,barimin e studimeve, në Moskë, si student i shkëlqyer përshendet në rastin e diplomimit në emër të studenteve nga vendet komuniste dhe i pranishëm është Hrushovi që e cilëson Z.Islamin si udhëheqes të ardhshëm.
    6.Hrushovi kur erdhi në Shqipëeri e kërkoi ,por kundershtoi emërimin e tij si drejtues i një qarku.
    7.Autopsia e trupit të tij,pas urdherit të E.H., disa vite më vonë, rezultoi se kishte katër plumba, tre në trup dhe një në anën e majtë të ballit. Prandaj Enver Hoxha publikisht e reabilitoi në korrik 1970, duke e shpallur edhe dëshmor.
    8.Familjes së tij i është kërkuar mohimi i Zenelit, ndarja me të etj. E shoqja u përjashtua nga partia.
    9.Asnjëherë familja e tij nuk ka deklarue se është e ndjekur politikisht. Kur iu afrua nga presidenca Berisha titulli “Martir i demokracisë” familja e tij nuk e deshi dhe e kundershtoi.

    10. Atë ditë në Elbasan ka qenë i deleguar një zevendesministër i brendshëm, por jo Zoi Themeli. Ky zevednesministër kishte dhanë urdhër për përpunimin e Z.Islamit në vitin 1952 dhe përmendet në letrën e Z.I. për internimet e ndoshura pa shkak.

    Vrasja e tij mund të ketë qenë edhe aksidentale.

    veç Migeni, në prozën e tij “Zeneli” e parashikoi fundin e tij. Kushdo mund ta lexojë.

  12. Sali Birisha says:

    Problemi eshte luli i vocerr Tani mduket qe do. ta vrase saliu per ta perdor si sebeb per destabilizim me 30 qershor

  13. ali cenaj says:

    Behuni te mire me njeri tjetrin duke respektuar dhe pa sharje fyerje ofendime e percmime !!! Lereni se kush di me shume e me pake !!! BEDRI ISLAMI eshte nje ATDHETARE dhe nga.nje familje me tradita dhe qe ka dhene nje kontribut te cmuar ne gazetari njeri modest dhe i kultiruar me nje inteligjence shume mbi mesataren !!! BEDRI ISLAMI ESHTE VLERE KOMBETARE !!! I UROJ : E BEKOFTE ZOTI ATDHEU FLAMURI !!! Shume sinqerishte !!!

  14. pokeristi says:

    Nje gje duhet te dime dhe te mos eharojme asnjehere.Sistemi komunist ne Shqiperi ish aq i centralizzar, sa edhe nje mize qe mund t’i kish rene ne sy diktatorit,s’mund te “asgjesohej”pa dijenine e tij.
    Jo me Zenel Islami(Luli i viver),studenti ishkelqyer,sekretari i partise,ne Puke,Lezhe,Elbasan.
    Nuk kish bythe asnje nga segmentet e sugurimit,vete krimineli Shehu a kush permendet ne kete shkrim,t’i hiqnin nje qime,te ndjerit Zenel.
    Prandaj kuptohet fare lehte me cfare urdheri eshte asgjesuar ay.
    Por gjarperit eshte mjaft e veshtire t’i gjesh kembet.

  15. pokeristi says:

    Z.Kaloci……. Nje gje duhet te dime dhe te mos e herojme asnjehere.Sistemi komunist ne Shqiperi ish aq i centralizzar, sa edhe nje mize qe mund t’i kish rene ne sy diktatorit,s’mund te “asgjesohej”pa dijenine e tij.
    Jo me Zenel Islami(Luli i viver),studenti ishkelqyer,sekretari i partise,ne Puke,Lezhe,Elbasan.
    Nuk kish bythe asnje nga segmentet e sugurimit,vete krimineli Shehu a kush permendet ne kete shkrim,t’i hiqnin nje qime,te ndjerit Zenel.
    Prandaj kuptohet fare lehte me cfare urdheri eshte asgjesuar ay.
    Por gjarperit eshte mjaft e veshtire t’i gjesh kembet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *