Gent Cakaj: Në tetor presim dritën jeshile, Shqipëria fitoi mbi tentativën e opozitës

18 Qershor 2019, 20:16Politika TEMA

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj në një deklaratë për mediat ka folur për shtyrjen e vendimit nga KE dhe presidenca rumune e BE për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai thotë se ishte mungesa e kohës për vendimmarrje dhe jo mospërmbushja e kritereve nga Shqipëria shkaku për shtyrjen e vendimit të negociatave.

“Sot Këshilli i çështjeve të përgjithshme në Luksemburg ka marrë vendim për shtyrjen e e vendimit dhe hapjen e negociatave për një moment tjetër por jo më larg se tetori. Kjo shtyrje është motivuar vetëm nga mungesa e kohës se mjaftueshme për procedurat e tyre të brendshme”, tha ai.

Cakaj më tej tha se shtyrja e vendim-marrjes nuk është një lajm inkurajues për Shqipërinë, pasi në gjykimin e tij vendi e kishte merituar hapjen e negociatave që vitin e kaluar.

“Shtyrja e vendim marrjes nuk është një lajm inkurajues për Shqipërinë. Shqipëria ka merituar hapjen e negociatave që vitin e shkuar por sidoqoftë që vitin e shkuar Shqipëria ka filluar procesin e screen-it. Që nga viti i shkuar Shqipëria nuk ka humbur asnjë moment në axhendën e saj.

Sot më shumë se kurrë në këtë periudhë, përpjekjet tona duhet të shtohen që të sigurojmë një vendim pozitiv në tetor. Shtyrja e vendimmarrjes nuk është as shkas për sjellje të matura politike por as të përkthehet në rënie të energjive reformatore. Shqipëria duhet të vazhdojë në këtë rrugë me përpjekje”, tha Cakaj.

5 komente në “Gent Cakaj: Në tetor presim dritën jeshile, Shqipëria fitoi mbi tentativën e opozitës”

  1. Loran shehu says:

    Po ky koqja e kanarit merret me targat CD e pashaportat smeret me integrimin

    1. xx says:

      Ne qofte se ate o Loran e quan koqe kanari ti je kanar pa koqe.Punen e tij ai e ka bere por nuk varet nga ai .Kur skemi cti bejme gomarit i biem samarit.

  2. Albani says:

    Ropt…..ne janar thate ne qershor…

  3. Luli says:

    Dhe targat e passportat Jane pjese e kerkesave per ndryshim. Nuk leshon kush ne evrope pasaporta diplomatike kot.

  4. Zamir says:

    E ke fjalen per muajin Tetor 2030?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje