Papa Dak, jo Aliende

18 Qershor 2019, 08:15Politika TEMA

Nga Gëzim Basha

Me leximin e lirë të ku shtetutës së Republikës së Shqipërisë apo adaptimin e saj sipas interesave personale, presidenti Ilir Meta, përherë e më tepër po ngjan me diktatorin Haitian të viteve ’60-të, Papa Dak, alias Fransua Duvelje. 

Kërcënimi i fundit i Metës për të nxjerë ushtrinë në rrugë me objektiv ndalimin e zgjedhjeve, a thua se ushtria e një vendi antar në NATO është milicia rurale e Haitit të Duveljesë–famëkeqja Milice de Volontaires de la Sécurité Nationale–tregon vendosmërinë e presidentit tonë për të shkuar në ekstrem.

Meta e mendon veten Komandant të Përgjithshëm e të gjithfuqishëm, por haron se Ushtria Shqiptare, prej vitit 2008, varet edhe nga Brukseli.

Ai dhe të vetët, dikur i kane ngrenë ushtrisë sonë edhe paret e orizit, edhe fondet për uniforma, por, falë selisë në Bruksel, ajo kohë ka ikur.

“Motrunat” e filxhanit të Monikës mund të parashikojnë rrezik për përplasje civile, por e shumta mund të ketë ndonjë përbetim bandash, çka nuk e meriton impenjimin direkt të Ushtrisë.

Strategjia e e dobët retorike, e bën diskursin e presidentit Meta një ropatje peripatetike.

E nisi duke u vetkrahasuar me Salvatore Alienden, me frikë nga ushtria, por po e vazhdon si një kundër model i Aljendes, si një latino El Comandante, i gatshëm të përdorë ushtrinë kundër popullit.

Më ngadalë, o Papa Dak i vogël!

6 komente në “Papa Dak, jo Aliende”

  1. Amy says:

    FIKS FARE, NJERI I VOGEL I DJALLEZUAR TEK META DHE KTHEU MBRAPSHT. POR KESAJ RRADHE DO HAJ KOKEN E TIJ DHE TE MONES

  2. artur says:

    Quhej “Papa Doc”se profesionin e kishte doktor.

  3. Fati says:

    Mjere Shqipëria çfarë Presidenti ka !!!

    1. Pantera says:

      President i prere dhe i qepur sipas permasave te shqiptareve ,ashtu sic u takon shqiptareve , kot nuk thone sic ke koken te vene dhe festen , shqipo jemi , Meta na takon , dhe mos ta kemi pretendime per me te mire .
      Ne fund te fundit nuk na imponoje asnje i huaj ,perkundrazi ata te trgojne se kush eshte , ne atje tek Meta se mos na iken ……mbaje tani , apo sqe kryeministri yne i famshem qe thosh : kemi presidentin me te mire…….. Nuk e dinte kryeministri se kush qe Ilur Meta ? A nuk qe ai qe beri kualicion me Sali Berishen dhe i drejtohej Rames se posazgjedhur kryetar Partie : gjithe jeten do rishe ne opozite , me nje ironi te trashe dhe mllefje prej katundari qe i jep direkt nje post te rendesishem
      , deri para dy muajve na e lavderije hajdutin kombetar ,keshtu qe , dy muaj kaluan , cndryshoi ? Te gjith luajn theater ne kuriz te te tallurit , te perbuzurit , mos besoni se do ndryshoje gje , dhe kaq sa behet nga presionet e nderkombetareve , se pi te qe per ne akoma do ishim ne nivelin 2013 ………

  4. Reporter DW says:

    peripatetike
    diskursi
    motrunat
    impenjim direkt
    rurale, lol


    jo keqe per nje shqipfoles……. te tjerat vecse nje hartim, jo me shume se 250 fjale, si te thuash…

  5. sul korriku says:

    Dikush nga ju gazetaret serioze duhet ti kerkoje Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s te shprehet se si mundet dikush te nzjerre ndonje nga ushterite e vendeve antare per te penguar zgjedhjet ne Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje