Shorti i eleminatoreve të Europa League: Kukësi dhe Laçi me kundështarë të vështirë, rival modest për Teutën!

18 Qershor 2019, 15:57Sport TEMA

Është hedhur shorti për ndeshjet kualifikuese të Europa League dhe Kukësi ka njohur kundërshtarin.

Nënkampionët e Shqipërisë do të ndeshen me hungarezët e Debrecenit.

Ndeshja e parë, do të luhet në Hungari, me datë 11 korrik, ndërsa ndeshja e kthimit, do të luhet në Shqipëri një javë më vonë (18 korrik).

Ndërsa skuadra e Teutës, do të ketë përballë FK Ventsplis. Këta të fundit u renditën në vendin e pestë në kampionatin letonez të futbollit.

Teuta do e luajë ndeshjen e parë në transfertë, për të vendosur kualifikimin më pas në Shqipëri.

Ndëkohë, Laçi do të luajë kundë skuadrës izraelite Hapoel Ber Sheva.

Takimi i parë kurbinasit do ta luajnë në Izrael, ndërsa takimi i dytë në Shqipëri.

Shorti i eleminatoreve për Europa League për ekipet shqiptare.

Debrecen-Kukësi

Piunik-Shkupi

Prishtina/St Joseph-Rejnxhërs

Ventspils-Teuta

Hapoel Ber Sheva-Laçi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje