Skandali në KZAZ-në e Kavajës, Bashkia përdor zjarrfikësit për të sulmuar policinë me ujë

19 Qershor 2019, 21:22Kronika TEMA

Një skandal i vërtetë ka ndodhur në Kavajë teksa bashkia e drejtuar nga Partia Demokratike ka vënë në dispozicion forcat zjarrfikëse kundër policisë.

Ngjarja ka ndodhur në KZAZ Nr.42, ku militantët e PD kanë tentuar të futen me forcë. Policia ka shpërndarë turmën me spraj piperi dhe gaz lotsjellës.

Forca të shumta të sigurisë, FNSH dhe RENEA janë vendosur në ambientet përrreth KZAZ për të rujatur sigurinë. Militantët kanë hapur me forcë gardhin rrethues të kësaj godine.

Disa militantë janë kapur nga kamerat në momentin që kanë marrë gazin lostjellës duke e hedhur në drejtim të policisë. Ata kanë hedhur edhe gurë në drejtim të forcave të sigurisë.

Kjo situatë ishte paralajmëruar pasi zyrtarët e Bashkisë së Kavajës të drejtuar nga Isa Sakja i pranishëm në KZAZ vunë ultimatum duke kërkuar largimin e materialeve zgjedhore nga ambientet e kësaj shkolle që shërben si KZAZ.

4 komente në “Skandali në KZAZ-në e Kavajës, Bashkia përdor zjarrfikësit për të sulmuar policinë me ujë”

  1. lani says:

    shkarkojini dhe futini brenda halldupegjeret.

  2. ilir says:

    Ne ‘po bejme shtet’ thone keta te qeverise, ja ku e keni mundesine t’a tregoni:
    Shkarkojini keta kryebashkiake dhe merrni situaten ne dore! E papranueshme qe te lejohen keto gjera!
    Per nje lidhje korrenti jeni marre me pensioniste, keta horra po djegin vendin dhe ‘shteti’ ben teorira relativiteti.
    Qeverine e keni, numrat ne parlament i keni, nderkombetaret i keni si asnjehere me pare, cfare pritet? Te vritet ndonje polic i sjkrete apo ndonje militant idiot??
    Turp i vertete, qe nga keta qe kane forcen a ligjit ne dore dhe nuk veprojne, qe nga ai palaco ‘president’ e deri tek keta ‘luftetaret’ e lirise qe jane fundrrina qe djegin shkolla!

  3. Kuq e zi says:

    E kuptoni pse kjo amulli….
    Ligji i nenpunesit civil nqs do ishte njerzit nuk do shitnin nderin per nje vend pune
    Kjo eshte pergjegjsi e te gjitha partive mbi te gjitha e ps qe ka 6 vjet ne pushtet dhe nuk don nje ligj te tille sepse pa kete ligj ka per koqesh te gjithe popullin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje