Stilisti që çliroi trupin e femrës

Ka disa stilistë të modës që nga dekadat e hershme të shekullit të 20-të, krijimet e të cilëve mund të vishen sot, pa i ngjarë veshjes ekstravagante. Përjashtim i dukshëm është Mariano Fortuny y Madrazo. Kur modelja Natalia Vodianova veshi një nga fustanet e tij Delphos për Met Gala, ajo dukej shumë bashkëkohore pa u munduar fare – megjithatë zhvendosja e imët me origjinë në skulpturën e lashtë greke e kishte bërë pamjen e saj të dukej si dikush nga më shumë se një shekull më parë.

Format e tij, “me besnikëri antike, por dukshëm origjinale”, në fjalët e Marcel Proust – janë padyshim trashëgimia e tij e qëndrueshme. Megjithatë, Fortuny ishte në fakt një talent i jashtëzakonshëm në dizajnin e fundit të shekullit të 19-të dhe fillimit të atij të 20-të, aftësitë e të cilit u zgjeruan në pikturë, skicim, fotografi dhe dizajn të skenës.

Vizioni unik artistik i Fortuny rrjedh kryesisht nga një edukim në të cilin ai ishte i rrethuar nga koleksionet e babait të tij të ndjerë, piktorit të famshëm spanjoll Mariano Fortuny y Marsal, i cili vdiq kur Fortuny ishte vetëm tre vjeç.

Fortuny y Marsal ishte thellësisht i dashuruar me kulturën e Greqisë antike, Orientit dhe Lindjes së Mesme, kultura për të cilat koncepti i ndryshimit shpesh nuk ekzistonte deri në arritjen e kolonizatorëve europianë.

Ashtu si babai i tij, “revolucionet e avant-gardës artistike e lanë atë indiferent”, thotë Daniela Ferretti, drejtoreshë e Palazzo Fortuny në Venecia, e cila e përkujton stilistin në 70- vjetorin e vdekjes së tij.

“Është pikërisht në këto fragmente të së kaluarës që ai kërkoi idealin e tij të bukurisë”.

Por dëshira e tij për të riinterpretuar të kaluarën u kombinua me një kuptim thellësisht modern të funksionit dhe mundësive të teknologjisë, të cilat bartnin fruta si në dizenjot e tij tekstile origjinale, ashtu edhe në punën e tij për skenë. Në të gjitha përpjekjet e tij ai përziente artin dhe teknologjinë me shkencën dhe zejtarinë, duke i dhënë atij një aftësi unike për të kuptuar dhe kontrolluar tërë procesin krijues nga lënda e parë deri në produktin e përfunduar.

“Ai ishte i hipnotizuar nga energjia elektrike dhe përdorimi i saj, veçanërisht për punën e tij si projektues i skenës”, thotë Ferretti për BBC Designed. Në një epokë kur ndriçimi i gazit ishte i standardizuar, krijimi i një sistemi ndriçimi indirekt elektrik – që mund të imitonte efektet natyrore të dritës së diellit – revolucionarizoi përvojën e vizitorëve të teatrit dhe u instalua edhe në shtëpinë legjendare të operës Milano La Scala.

Shpërngulja e tij në Venecia, një qytet në të cilin një ndjenjë e pandërprerë e nostalgjisë dhe aromës së Orientit ende ka mbetur, e kishte theksuar vlerësimin e Fortuny për të kaluarën dhe në Palazzo degli Orfei, tani Palazzo Fortuny, ai ishte në gjendje t’i vendoste idealet e tij në praktikë. Ndërsa ai gradualisht mori përsipër të gjithë ndërtesën dhe restauroi arkitekturën që ishte shkatërruar nga brezat e qiramarrësve të mëparshëm, “u bë makina labirintike në të cilën Fortuny mund të ndërtonte përfaqësimin e idealit të tij të bukurisë mes artit dhe jetës, realitetit dhe fantazisë” , thotë Ferretti.

Integruar me këtë ideal ishte Henriette Negrin, një stiliste franceze e veshjeve dhe artiste e tekstilit të cilën e kishte takuar në Paris dhe do të bëhej partnerja e tij e jetës. Ajo ndau estetikën e tij dhe “kontribuoi me ndjeshmëri dhe inteligjencë për suksesin e atelierit të tekstilit”, thotë Ferretti.

Ishte Negrin ajo e cila do të printonte shamitë e Fortuny Knossos, bastioni i tij i parë në botën e modës, frymëzuar nga gërmimet e Pallatit të Knossos në Kretë dhe grupi i gjerë i motiveve dekorative që u soll në dritë.

Ajo ishte gjithashtu përgjegjëse për hartimin e fustanit Delphos që debutoi në vitin 1907. Emri i tij rrjedh nga statuja e bronzit e Charioteer Delphi veshja e të cilit kishte një prerje dhe mekanizëm për rregullimin e mëngës shumë të ngjashme me atë që kishte paraqitur Fortuny, në të cilën ai u kujdes për t’i dhënë Henriettes meritën e saj. Palat të definuara me delikatësë, metodë që mbetet një mister, ishin frymëzuar ndoshta nga statujat greke të shekullit të 6-të njohur si Korai, nga të cilat Fortuny kishte një numër të madh të ilustrimeve në koleksionin e tij.

‘Djali i frymëzuar i Venecias’

Ishte bukuria e përjetshme e rrobave të tilla që tërhoqën vëmendjen e Proust. “Ajo që e mahnit atë është aftësia për të transformuar fragmente të së kaluarës në krijime bashkëkohore të afta për të lidhur të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen”, thotë Ferretti.

Fortuny është i vetmi artist që shfaqet në Përkujtimin e gjërave të kaluara, dhe rrobat dhe kapelet e tij përdoren si lajtmotiv në të gjithë romanet. Natyra erotike e fustaneve është e lidhur me dashurinë e shkrimtarit rreth Albertina narcisës – ai ka blerë disa nga veshjet për të, në këshillën e elegante të Dukeshës de Guermantes që gjithashtu i vesh ato.

Hartat dhe ngjyrat e tyre ngjallin artin venecian që shpesh shërbeu për Fortuny si frymëzim, dhe duke e bërë këtë, përkujton transmetuesin e një qyteti që për të përfaqëson çlirimin, artin dhe potencialin për rilindjen krijuese.

Në një ekstrakt, Proust përshkruan se si “djali i frymëzuar i Venecias” kishte marrë idenë e një pelerine prej kadifeje nga një pikturë Carpaccio ” për ta hedhur atë mbi supet e kaq shumë grave pariziene”.

Ndërsa shekulli përparonte, gratë në SHBA do të informoheshin gjithashtu për elegancën e përjetshme të dizenjove të tij, me fustanin Delphos të përvetësuar nga yjet e Hollivudit si Lillian Gish në vitet 1920. Apeli i tyre ishte ende i fortë në vitet 1940 kur Rita Hayëorth erdhi në Palazzo degli Orfei në kërkim të fustanit, edhe pse duket se dizajneri i tha ndihmësit të tij që të thoshte se nuk kishte asnjë të disponueshëm.

Prodhimi ndaloi në vitet 1950, por koleksionuesit si Gloria Vanderbilt ringjallën interesin në vitet 1960. Lauren Bacall dukej mahnitëse në një fustan të kuq të Delphos në Oscars të vitit 1979 dhe Natalia Vodianova tregoi se ky fustan ende mund të vihet në shekullin e 21-të.

Fortuny mori sekretet e proceseve të tij të jetës dhe të vdekjes në varr, kështu që nuk do të ketë më gëzof Delphos. Por, për ata që kanë një fat të mjaftueshëm për të zotëruar një, ka të ngjarë që në një moment në të ardhmen edhe mbesat e tyre do t’i veshin gjithashtu – duke krijuar kujtimin e tyre për gjërat e kaluara ndërkohë që rrezatoojnë elegancën e përjetshme në të tashmen.

BBC-Përgatiti në shqip për TemA: Diona Çeço

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *