Deputeti i PS reagon pasi i doli emri në përgjimet e “Bild”: Xhevahire nga Dibra, duan të mohojmë edhe shokët

20 Qershor 2019, 10:22Politika TEMA

Deputeti socialist Xhemal Qefalia, ka reaguar pasi doli në përgjimet e gazetës “Bild”, ku gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet në Dibër, flet me shefin e Policisë së Dibrës.

“Xhevahire nga Dibra !

Se lloqe Kavaje nuk shkon!

Të përgjosh dhe ta quash krim elektoral pse flet në telefon me një shok fëmijërie dhe shkolle madje ky shoku nuk është as kriminel as person pa integritet, por është ushtarak, oficer kariere!!!

Mirë që ligjet dhe institucionet nuk i njohin por këto kanë filluar të mohojnë dhe marëdhëniet miqësore dhe shoqërore! Qofshin këto që janë”, shkruan ai.

Përgjimi:

Xhemal Qefalia: Bert

Shefi i policisë Dibër: hë mo shoku im

Xhemal Qefalia: le të rujn mo burrë, të plasi b*tha, flamuri është i detyruar me bo politikë, po do i themi ne nesër që nuk ka punë ta përmendi më atë muhabet.

Shefi i policisë Dibër: ai le të vijë të kontrollojë ku t’i dojë qejfi.

Xhemal Qefalia: po ku ka ai, çka ka, ata mundohen me u justifiku e mer vesh ti ça bëhet mrena PD , ata po zihen me njëri-tjetrin. Mos u mërzit për ata o burrë

Xhemal Qefalia: jo i pata thënë unë, më sillni kartonin, si Mesi që mbanë Barcelonën, fitoni

Xhemal Qefalia: Ja fusin kot ata o vëlla se të kishin vu ty atje e fitonin ata

Shefi i policisë Dibër: unë jam pjesë e PS dhe nuk ndërroj për 1 milion vjet

Xhemal Qefalia: nuk e  vë në dyshim o vëlla, unë prandaj i thash mbrëmë, se ishte i gjithë Grupi Parlamentar

Shefi i policisë Dibër: Leje, leje, shyqyr që nuk thash ndonjë fjalë tjetër, unë e dija që është Gjiknuri

Xhemal Qefalia: pse nuk e dije ti që ishim aty?

Shefi i policisë Dibër: Jo mo jo thash se ishte…

Xhemal Qefalia: ishte Gramozi aty, ishte Rama, ishin të gjithë edhe ra muhabeti jot, foli mirë për ty edhe Damiani në fakt edhe Blerina, edhe i thashë: ai duhet të kalojë, i keni q* nonën e keni kalu andej, ai bo puën edhe këndej, i thash edhe atij, ai mund të bëjë shumë edhe këtu. I thash edhe Ulsit se mos kishte kundërshtim, i thash mua më bën punë edhe në Tironë ai, por puna është që edhe atje ku është i jep drejtim

Shefi i policisë Dibër: ishalla po më çojën nga Bulqiza

Xhemal Qefalia: e pra e të pushosh edhe ti

Shefi i policisë Dibër: kam nevojë të pushoj pak sinqerisht

Xhemal Qefalia: ikën ata?

Shefi i policisë Dibër; po po i përcolla

Xhemal Qefalia: për drekë qenë?

Shefi i policisë Dibër: jo mo nuk e  di ça bënë hëngrën

Qefalia: Drekë drekë

Shefi i policisë Dibër: mir o shef mirë

Xhemal Qefalia: hajde o vëlla mos e ça trapin, do bëhet më e mira, mos u mërzit për atë. Ai ta tha ty mbrëmë, mos ashtu gjë me ata.

Shefi i policisë Dibër: jo ai ma tha në ligjëratë të drejtë mua

Xhemal Qefalia: prandaj po them

Shefi i policisë Dibër: mirë vëlla, hajde të përshëndes

(TemA)

3 komente në “Deputeti i PS reagon pasi i doli emri në përgjimet e “Bild”: Xhevahire nga Dibra, duan të mohojmë edhe shokët”

  1. Qytetari says:

    Ne dukje biseda nuk ka asgje te paligjshme,POR,fjalori eshte shume,shume vulgar dhe i pa denje per nje te shkolluar te zakonshem dhe jo me per nje parlamentar ! Imagjinoni pas kesaj,te shikoni kete “figure” duke folur dhe “ngritur doren” ne Parlament ?!Turp i madh ! A kane gra,femije dhe farefis keta te paedukuar !? Qytetari

  2. Landi says:

    Po ik o kafshe, te te vije turp, deputet ti zhuls tirone.
    Fytyra te poshtra e te urryera, u terheq per hunde Imer Lela, i biri i Ahmetit, hajdut e burgaxhi. Yt rrace muti.

  3. Alba says:

    Nuk e dinim qe gjithe rrugacet I paskemi pasur ne krye. Turp per rilindjen e qelbur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje