Letër nji mikut prej Shkodret!

20 Qershor 2019, 09:17Politika TEMA

Nga Bashkim Kopliku*

Pra me zhdukë njenën bandë, këtë të maxhorancës, e mandej me zhdukë edhe tjetrën bandë, atë të opozitës aktuale– ketë po thoni, mor mik?!

Në teori tingëllon shumë bukur: njena mbas tjetrës i hjekin të dy bandat….

Në praktikë nuk funksionon, sepse:

1– Nuk ekziston forca që do t’i zhdukë këto dy banda, qi ato “banda” janë tashma forca qi ekzistojnë. Në politikë, forcë e aftë me zhdukë, asht nji bashkim njerëzish rreth nji qëllimi të përbashkët.

Në botën moderne forcat organizohen e drejtohen rreth partive apo organizatave politike dhe koalicioneve të tyne, pas tyne vijnë turmat… Unë nuk e shoh kund nji forcë të tillë. Ju ku e shihni?!

2– Ajo që unë shoh, asht nji koalicion partishë opozitare qi ka humbë zgjedhjet, ky që ju e queni bandë, e qi unë po e quej opozita.

3– Opozita ka humbë zgjedhjet në nji proces krejt normal në kushtet shqiptare. Normalitetin e humbjes së zgjedhjeve nga Opozita, e kanë pranue, dhe vazhdojnë me e pranue me insistim, miqtë tonë qi shpesh i kena thirrë me na nda davatë tona, si p.sh. në 1997, kur ba mos me pasë ardhë ata, këtu në Shqipni, nuk e di kush kishte me mbetë gjallë, edhe në kuptimin direkt të fjalës, mos me pasë dekë…— ju, a keni kenë këtu, në Shqipni, në 1997?! Me “miqtë tonë” e kam fjalën për ShBA dhe BE.

4– Opozita nuk ka nxjerrë asnji fakt për vjedhje votash nga Maxhoranca, e kam fjalën për fakt qi provon se asht krye nji proces zgjedhor qi nuk asht normal në Shqipninë aktuale.

Thanë shkurt, opozita nuk ka nxjerrë asgja qi nuk e ka ba çdo moment edhe vetë. Kjo qi po ban opozita këto ditë, qysh me djegien e mandateve, asht thjesht nji përpjekje me krijue nji situatë artificiale, me sajue nji 1997, nji zhdukje të shtetit si rregullator i qetësisë publike së paku sipërfaqësore, qi vendin e policisë e ushtrisë ta zanë prapë si në 1997, kriminelat ordinerë, dhe e gjithë kjo me qëllimin e vetëm qi hajnat mes saj, opozitës, banditët sipas jush, t’i pështojnë Vetingut antikorrupsion qi po përgatisin për ta, si edhe për ata të maxhorancës, SHBA dhe BE.

Prumja në Shqipni, e një situate si 1997, për sa i përket disa figurave drejtuese akoma në fik, asht krejt e mundshme, e ajo qi shyqyr Zotit e ban krejt të pamundshme sot, asht mungesa e atij shkatërrimi brenda çdo familjeje shqiptare, që i patëm ba në 1997 këtij vendi.

Kësaj here, e gjthë kjo zullumhane ka me përfundue me disa zullumqarë të futun në burg për pak vjet secili, jo ma tepër se 7 vjet, me zgjedhje të kryeme, ani se hiç bukur ….

Në këtë situatë praktike aktuale, e vetmja zgjidhje e drejtë asht me votue, aq sa dimë e aq sa kena civilizimin aktual ne shqiptarët.

Natyrisht, çdo çast duhet me vazhdue përpjekjet, ” të mirët qi nuk bajnë pjesë në asnjenë prej dy bandave”, me pasë zgjedhje sa ma të ndershme.

Në këtë përpjekjen e fundit, “zgjedhje sa ma të ndershme”, kena përkrahjen e SHBA dhe BE, gja qi nuk asht gja e vogël!!!

Pra na duhet me ndërtue, e jo me shkatërrue:

Me shkue në zgjedhjet e 30 qershorit, me vazhdue me kontribue me e përmirësue Shqipninë…

E përmirësimi duhet me fillue me vendosjen e zgjedhjeve të lira mbrenda vetë partive, si nga mazhoranca aktuale, si dhe nga opozita. Natyrisht, mbetet edhe krijimi i partive përkatëse të pastra, që nuk kanë historik, të kalueme banditeske….

Nejse, të tjerat t’ia lamë kohës.

*Ish-zv.kryeministër

10 komente në “Letër nji mikut prej Shkodret!”

  1. t says:

    mire e ke o Bashkim, po sasht tu ngju kush

  2. jetimet e 21 Janarit says:

    INTELEKTUAL jo IntelektuHale!

  3. emigrant says:

    Z.Kopliku. Kam nje kuriozitet ku e keni mesuar gjuhen shqipe. Neper gazeta shkruhet dhe flitet gjuha korrekte zyrtare. NQS nuk e zoteroni ju keshilloj te kryeni falas nje kurs te gjuhes se bukur shqipe.

    1. Ilmi says:

      Emigranti. Ti nuk ke faj, je largu heret prej andej e sahati te ka met ne ate ore . Zotnija po i shkrun nje shkodrani me fjalorin ma te amela te ati qyteti, por qe ty po te duket cudi! Shpellari nuk ka brina tjera . Zotni si ai ka pak Durresi

  4. naimi says:

    Prina, Bashkim. Je nder te paktit qi ke kene ne politike dhe ke dale i papergojuem. Riktheju e merre situaten ne dore.

  5. Z. BASHKIM si moshatar dhe shok i femijerise kam per mendimet tuaja dhe sidomos per kurajon per ti cfaqur ato.

  6. Like Espinoza i la piovres,siamazi Berishian says:

    O “Emigrant”,OOO tutkun! Kesaj qe thua ti i thote populli :”Stambolli digjet e kurva krihet…”.Bashkim Kopliku eshte nga Shkodra o lum miku dhe atje flitet dialekti shkodran,verior dhe jo gjuha zyrtare shqiptare.Por ti,or kopuk,mos komento dialektin e perdorur nga i nderuari Bashkim Kopliku,por shiko se cfare ai thote dhe ato qe ai shkruan e thote i interesojne shqiptareve te shqetesuar sot.Pra une bie dakort me mendimin e tij,qe te behen zgjedhjet sipoas ligjit dhe ata qe perpiqen te turbullojne ujerat, qe nxisin djegje shkollash ( si para 100 vjetesh)e vellavrasese te pergjigjen me ligjin.E verteta nuk mund te ndahet ne mes.Shqiptaret e njohin historine e vjedhjes se votes,kush e futi (Salihu gjememadhi e PD-ja),kush e perfeksionoi dhe e ktheu ne art (Like sheiku me particken e tij te vockel,qe me pas u be e madhe si pasoje e mjeshterise se tij ne kete zanat) dhe me pas si i thote populli,dy duar per nje koke jane,jane futur ne loje dhe socialistet.Por ne krahasim me Saliunj dhe Like-Moniken,ata jane fillestare dhe axhaminj.Kete e tregon dhe fakti qe ne Diber kane arritur ,pa e marre vesh fare,te pergjohen (mbase me ate paisjen qe u fut ne shqiperi dhe nuk e moren vesh se perse e ku u perdor…???!) nga Saliu dhe kjo sot eshte bere publike.Ky eshte realiteti shqiptar.Por ,pavaresisht kesaj,zgjedhjet e perseritura te Dibres se Shukriut,nuk justifikojne gjithe kete banditizem te ketyre dy bandave opozitare te rruges,sepse zgjedhjet e vitit 2017 jane fituar bindshem nga Edi Rama,jane pranuar nderkombetarisht dhe nga komisioneret e ketyre dy bandave ne ate kohe nuk ka patur asnje ankese per be.E gjitha kjo eshte nje loje e mirekurdisur e kryebanditit Salih Berisha me bashkepunetorin e ngushte te tij,Like Sheikun nga skrapari me te shoqen,per te krijuar nje situate artificiale per te bllokuar reformen ne drejtesi si dhe hapjen e bisedimeve te shqiperise me EE.Kjo eshte e gjithe loja.Dhe ne funksjon te kesaj loje perdoren pa hesap para ruse,para te krimit te organizuar dhe gjithfare lloj banditesh te parkuar e te paguar nga katershja drejtuese e ketyre bandave.Jo me kot bie perdite vlera e euros,qe futet ne menyre te paligjeshme ne kete vend dhe nje pjese e mire e saj menaxhohet nga kunati i lylushke hollandezes.Sa per mbeshtetes ka,jane fanatiket punonjes te bashkive te PD-LSI-se,police bashkiake te PERPUNUAR E TE INDOKTRINUAR NGA KRYETARET E KETYRE BASHKIVE SI DHE NGA RRUGECE E BANDITE TE PAGUAR.kURSE SA PER ATE QE DUHET TE FLAS E TE VENDOSE, popullin shqiptar ne shumice,i cili e ka te drejten te flase e te vendose,ai eshte i diferencuar nga keta zjarrvenes dhe i ndjek aktet e tyre te ndyra banditeske me neveri e urrejtje nga televizori dhe pret daten 30 te flase.Dhe do flase.Inkurajues eshte fakti qe ndaj ketyre lamasheve politikane apo jo shprehen kunder dhe figura te njohura te kesaj partie si ish kryetarja e parlamentit ,zonja Xhozefina Topalli,shprehet Bashkim Kopliku,ish presidenti Mojsiu,eshte shprehur nga amerika i nderuari Zef Brozi etj etj,fjala e te cileve ka nje peshe specifike jo te vogel per demokratet ne pergjithesi.Po ashtu eshte shprehur dhe opozita parlamentare e sotme shqiptare me gojen e Rudina Hajdarit etj etj.Pra,une bashkohem me mendimet e zotit Kopliku dhe shpresojme qe pas ketyre zgjedhjeve,me ndryshimin e sistemit zgjedhor te behen komisione te pavarura nga politika zgjedhore dhe procesin zgjedhor ta udheheqin persona te pavarur politike,sic ndodh ne Greqi,ne Itali etj etj.Kjo eshte shqiperia qe une dua!

  7. Pukjoni says:

    Si gjithmon,shqiptart s dijn me bo shtet,civilizim,ligj,drejtsi,votime,…por vetem destruktojn prishin shkatrrojn varrosin…

    Komb debil masiv i rrezikshem si kafsht grabitqare.

    Po lebetitet bota nga cudit e njepasnjeshme shqiptare.
    Gjera te papritura e t pabesueshme ben kjo rrac kafshesh me qeleshe..

  8. FLUTURA says:

    Burre i rralle! Respekte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje