6 metodat që njerëzit e pasur ndjekin për të ruajtur pasurinë e tyre pas martesës

Thonë shpesh që dashuria nuk ka vend në punë dhe krijimi i një pasurie sa më të madhe është puna e miliarderëve. Ndaj ato përpiqen të ruajnë pasurinë e tyre kur martohen, sepse në rast divorci nuk duan të humbasin shuma të konsiderueshme parash. Këto janë disa nga metodat që të pasurit ndjekin për të ruajtur pasuritë e tyre pas një divorci.

Ndarja e formave të të ardhurave.

Një ndër gjërat që bëjnë të pasurit kur martohen është ndarja e rrymave të parave që ato kanë. Kjo e bën më të lehtë një divorc të mundshëm, pasi ndarja e formave të të ardhurave nënkupton se çifti nuk e ka bërë bashkë pasurinë.

Planifikimi i pasurisë së paluajtshme

Metoda e dytë që ndjekin çiftet e të pasurve është planifikimi i pasurive të paluajtshme dhe se si ato do shpërndahen në rast vdekjeje apo ndarjeje.

Nënshkrimi i një ‘prenup’

Një ‘prenup’ është një marrëveshje martesore që parashikon se cilat asete do kërkohen nga partnerët në rast ndarjeje. Kjo është një praktikë e njohur mes shumë çiftesh të pasurish sepse në rast divorci, nuk ka përplasje.

Përgatija për mbështetje pas-martesore

Shumë avokatë këshillojnë që çiftet martesore të nënshkruajnë që në fillim një marrëveshje, që në rast ndarje, partneri/ja me më shumë para të paguajë një rrogë mujore për partnerin tjetër.

Përcaktimi i mënyrës se si do përballohen borxhet

Një metodë tjetër që ndiqet është nënshkrimi i një marrëveshjeje që përcakton strategjinë e përballjes me borxhin e një partneri gjatë martesës dhe pas një divorci të mundshëm. Kjo lehtëson mosmarrëveshjet që mund të ngrihen nga ndonjë palë.

Kontrolli i narrativës për publikun

Në rastet e martesave të bujshme miliona-dollarëshe, pjesë e rëndësishme e një divorci është dhe narrativa që ndiqet nga partnerët në opinionin publik, kjo pasi opinioni publik mund të ndikojë apo presionojë një vendim specifik të ndonjë partneri.(SCAN)

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *