Një substancë që parandalon plakjen gjendet te shegët

21 Qershor 2019, 18:23Shëndeti TEMA

Një substancë e nxjerrë nga shegët është efektive kundër plakjes. Rezultatet e një studimi ende në fazë klinike janë publikuar në revistën “Nature Metabolism”.

Studimi i kryer në Universitetin Politeknik të Lozanës ka identifikuar urolitinën A (e pranishme te shega dhe fruta të tjera), e cila mund të ngadalësojë plakjen e muskujve dhe humbjen e forcës dhe masës muskulare, një fenome tipik për moshën e tretë.

Urolitina A ishte testuar më parë te kafshët (krimba të vegjël dhe minj), ku është vënë re se kishte aftësinë për të rritur respektivisht jetëgjatësinë dhe forcën e muskujve.

Gjatë eksperimenteve me minj, studiuesit panë se molekula stimulonte rritjen e biogjenezës së mitokondrisë, që është zëvendësimi normal i këtyre organeleve – njësitë e kontrollit elektrik të qelizave – të cilat janë thelbësore për kontraktimin e muskujve.

Kur mitokondritë dëmtohen, ato zëvendësohen me organele të reja, por ky zëvendësim ngadalësohet fiziologjikisht me moshën, duke çuar në humbjen e masës së muskujve deri në sarkopeni (një çrregullim që prek të moshuarit).

Efekti i prodhuar nga molekula e shegës është e njëjtë me atë që zakonisht nxitet nga aktiviteti fizik i rregullt, për të cilin të moshuarit shpesh kanë vështirësi.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje