Bëhuni të arsyeshëm dhe ulni armët!

Kater personalitete te Diaspores, anetare njekohesisht te Keshillit Koordinues te Diaspores, kane vendosur te ndajne publikisht shqetesimin e tyre te jashtezakonshem per zhvillimet politike ne Shqiperi, mes nje thirrje drejtuar klases politike shqiptare.

Me shqetësim të veçantë po ndjekim situatën politike shumë të acaruar në Atdhe. Ajo që po shohim ne dhe e gjithë bota është një lojë tejet e rrezikshme që po luhet në dëm të popullit dhe vendit nga aktorët kryesorë politik. Për ne është shqetësuese fati i kombit, që ju po e tërhiqni drejt greminës.

Prej mëse 30 vjetësh ju kemi ndjekur, herë entuziastë e me besim, e herë të zhgënjyer prej alternativave zgjedhore të kufizuara. Ka ardhur koha të dëgjoni diasporën, së cilës i referoheni vazhdimisht në prag fushatash e udhëtimesh tejkufitare.

Ju bëjmë me dije se ne, përfaqësuesit e Diasporës, nuk mund të jemi indiferentë ndaj ngjarjeve në atdhe, prandaj kështu siç jemi, të organizuar në një Këshill, ju tërheqim seriozisht vëmendjen dhe ju kujtojme te lini interesin dhe egot personale mënjanë dhe të mendoni për të mirën e Shqipërisë.

Nëse na konsideroni vëllezër dhe motrat tuaja të përzgjedhur për të ndërtuar urat e komunikimit ndërmjet Diasporës dhe shtetit Amë, ju lutemi dëgjojeni apelin tonë.

Ju lutemi mbani parasysh që ne ofruam integritetin dhe kreditet tona personale, paanshmërinë tonë dhe distancimin ndaj interesave partiake me shpresen për të kontribuar në interes të kombit. Për këtë qëllim po ju drejtohemi sa më poshtë vijon:

1. Bëhuni të arsyeshëm dhe ulni armët në mënyrë që të siguroni paqe politike dhe sociale që aq shumë i duhet Shqipërisë.

2. Uluni në dialog pa kushte për të gjetur një formulë dalje nga kriza e zgjedhjeve lokale, por sidomos për të gjetur zgjidhje afatgjata politike dhe institucionale në të mirë të kombit.

3. Dergoni popullit mesazhin e një shteti ku sundon LIGJI, duke ri-bërë Kodin Zgjedhor dhe organizoni në një kohë optimale me konsensus zgjedhje të përgjithshme mbi bazën e një sistemi që eliminon çdo manipulim dhe çdo listë të kontrolluar nga kryetarët e partive.

4. Beni nje marreveshje historike mes forcave politike që të kontribojnë të gjitha ne hapjen e negociatave me BE, te cilën e konsiderojmë jetike për të ardhmen e vendit dhe të diasporës.

Diҫka e tillë do inaguronte nje kulturë te re politike per te cilën vendi ka shumë nevojë. Interesat tona kombetare afatgjata duhet te vihen mbi interesat partiake afatshkurtra.

5. Të merren seriozisht parasysh qendrimet dhe këshillat e aleatëve tanë strategjikë në Perëndim.

Mos u druani se do të humbni të gjithë nga pak sepse do të fitojë Shqipëria. Jemi gati të vetë-afrohemi si interlokutorë ndërmjet palëve nëse kemi besimin tuaj. Mbetemi në pritje të reflektimit tuaj të shpejtë dhe pozitiv, i cili shpresojme te vendos ne qender te diskutimeve Shqiperine!

Duke i bërë thirrje jo vetëm diasporës por cdo shqiptari kudo qe jeton dhe qe sheh interesin a atdheut dhe të kombit mbi interesat e partive, ftojme te gjithe anëtarët e tjerë të KKD, Ambasadorët e Kombit, dhe të gjithë përfasuesit e shoqatave të diasporës t’i bashkohen thirrjes sonë për një dialog te qytetëruar që të vendoset qetësia sociale në Shqipëri.

Me respekt, anëtarët e Këshillit Koordinativ të Diasporës

Ing. Ardian Radovicka – Kanada

Dr. Gazmend Kapllani – SHBA

Ing, Anila Hyka Smørgrav – Francë

Dr. Adriana Fishta-Bejko – Kanada

REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Bëhuni të arsyeshëm dhe ulni armët!”

  1. SHKELZENI says:

    UAHHHHH DIASPORA ?
    NESE JU E DONI KAQ SHUME SHQIPERINE EJANI JEPINI EXPERIENCEN TUAJ QE NGA ZOTI ZEF BROZI DERI TE ÉDOUARD SELAMI .
    E MIRA ESHTE TE HESHTNI DHE TE VLERSONI PUNE E EDI RAMES QE LA PARISIN PER TIRANEN E QELBUR KY ESHTE SHQIPTARE I VERTET QE LUFTONE CDO DITE ME KRIMINELET E BERRISHES JO JU E AS UNE QE KAM 3O VJET I IKUR DHE FEMIJA IME E KA VISITUAR NJE HERE SHQIPERIN NE NUK KEMI TE DREJTE MORALE TE JAPIN CONSEILLE EDI RAMES DIKUJT QE SOUFRON CDI DITE NE MOCALIN E QELBUR TE PD
    E VETMJA GJE QE MUND TE THEMI ESHTE BRAVO EDI RAMA JE VERTET HERO

    1. naimi says:

      po ti ku e din? apo esheh ne tv luften e ketij hajdutit kunder ish-hajduteve? ju ka errur syte propaganda dhe guxoni e komentoni, turp se jeni edhe pa interes ne kete ceshtje dhe jeni te blere pa lek e euro nga ky gebels, se hitlerit e duces nuk ka shanse ti afrohet. ato megjithe te keqen dy pune I benin, kurse ky vec propaganda. hajde shihe tiranen gjithe gropa e shqiperine qe ne 6 vite nuk eshte bere nje pune per te qene.

    2. Tomorri says:

      O Shkelzen!
      Shqiperine keto 30 vjet e kane rrenuar te gjithe ata qe kane sunduar kete vend qe nga Bertisha e deri tek Rama!
      E keqja me e madhe eshte se ketu ,qe ne fillim nuk u hapen THEMELET e nje shteti,qe do garantonte mireqenie per te gjithe shqiptaret,por filloi e po vazhdon vetem me luften kunder fantazmes se Komunizmnit!
      Kjo e ka cuar popullin ne percarje,politikanet ne pasdurim gjigand dhe njerezit ndonese pa buke i jane gezuar ANTIKOMUNIZMNIT FALLCO!

  2. Edison jahypi says:

    Behuni tw arsyeshem???? Po kjo? Ceshte kho thirrje? O katershja e arsyes!!! Kety nuk behet fjale se kjo gjendje eshte rwzultat aksidental i munfeses se arsyes!!! Kjo situate eshte produkt i nje problemi te vetem dhe vetem nje: berisha-basha-meta-kryemadhi-rama dhe gjithe politukanet qe ju iu kerkoni ti therresin arsyes DUHET TE ISHIN ZHDUKUR NGA SKENA POLITIKE!!!! Jemi ketu pikerisht sepse asnjeri prej tyre nuk do te iki!!!! Rama, pa ja qendryar 16 vjet kryetar bashkie, kerko te rrije edhe 32 vjet kryeminister!!! Meqe me te miret nuk jane, por me te mire se rama nuk ka!!! Basha, meta, kryemadhi, si vodhen vota, shkaterruan shtet-admiistrate-arsim-shendetesi tani po shiin fundin qe i pret juridikisht dhe politikisht!!! C’arsyeje mendoni ju se do ti therrasin keta??? Ata po luftojne per mbijetese!!! Ju iu kerkoni qiqrra ne hell!!!

  3. tomsojeri says:

    Juve diaspora po me pelqen shqetesimi juaj por nuk mjafton ! Jeni shum larg e mos haroni qe gjysma e shqiperis sot esht e mbledhur Greqi e Itali
    Pra ju duhet shqiptareve te ktyre vendeve te organizohen ,te krijojn “polin” e tyre per te crrenjosur degjenerimin e madh te tradhetis me te madhe historike ! Juve kuadrot qe keni firmosur a nuk kuptoni qe kjo luft behet per pazare ,behet per ti shpetuar ndeshkimit ,behet qe te vazhdoj sudimi i banditeve e se fundi behet i organizuar nga sherbime anti shqiptare jasht kufijve te saj ! Edi Rama po perballet sot me figurat me te errta te politikes ne udheheqje, qe po duan ti vejn zjarrin Shqiperis ! Kan dal hapur , as turp e as frik kan e duan te rezojn Edi Ramen qe ti tregojn ktij populli qe e zgjodhi se nuk vlen fare ,se fshijn b….n me qellimin dhe deshiren e tyre ! Nuk di cfar i mungon ktij Edi Rames qe nuk vepron ! Cfar u dashka te bejn me shum kta krokodila e hiena qe po perpiqen te shqyejn viktima ! Duhet zgjidhje o POPULL duhet Prijes o POPULL ,Kta qelbesira nuk e perfillin voten ton e po pregatisin prapaskenen e pushtimit degjenerus ,pushtimin e hajduteris me cdo cmim ku Sali Berisha ,Ilir Meta ,Lul Bsha dhe ter banda e njohur urdherojn e krijojn artificialisht kaos me personazhe si Voltana ! Turpi nuk esht i tyre por i ter shqiptareve sehirxhij qe po ju len koh ! Gjeni menyren or shqiptar kudo qe jeni te organizoheni ,te shpetoni Atdheun ,femijt , familjet ,emrin ……

  4. Diaspora per oborre says:

    Zoti Kapllani po ju drejtohem ju pasi i lexoj shkrimet e tua ndersa te tjeret nuk i njoh nderkohe qe mbeshtes qellimin e mire per te ndihmuar me situaten.
    Thoni marreveshje e re. Shume bukur. A nuk u be nje e tille dhe Lulushja , Ilirka dhe Berushja zgjaten vallen dhe prape i kemi ne qafe? A e dini pse ndodhi kjo? Nuk u zbatua ligji por u krye marreveshja. Ne duam ligjin ndersa ti me ate grupin tend qe shikoni enderre per tu bere politikane mbajini fjalimet per veten tuaj se jeni shume larg realitetit. Ketu nuk po behet fjale se te dyja anet kane ngritur pushket dhe na duheni ju te negocioni. Sa amator duhet te jesh ne menyren e te menduarit kur nuk shikon dote as kaq gje? Eshte njera pale qe nuk do te hyje ne zgjedhje dhe kaq mjafton, sic thone ata, qe zgjedhjet te shtyhen. Ju jetoni ne Amerike dhe Kanada, cfare do ndodhe se nje parti nuk do futet ne zgjedhje atje me deshire? T’ju vije tuirp qe hiqeni si kokosha ne maje te plehut dhe mendoni se dini me shume se te tjeret vetem pse keni nga nje DR. apo Ixh.pas emrave. I kemi patur dias Dr ketu me vite dhe na kane mare me qafe. Ne jeni shqiptare apo ndjeheni te tille, thjesht ejani ketu dhe votoni. Tujqeta!

  5. Vone diaspora,mos u perpiqni te pengoni fundin e merituar te tradhetareve dhe hajduteve te popullit tone,berisha,meta,basha,mehdiu,kryemadhi,shehi e soj sorollopi i tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *