Faleminderit zoti Imamoglu!

24 Qershor 2019, 09:05Politika TEMA

Nga Altin Ketro

Gjëja e fundit që më shkon ndërmend është që të analizoj zhvillimet politike jashtë Shqipërisë. Aq më tepër kur nuk jeton diku gjetkë nëpër botë dhe ta njohësh në brendësi politikën atje, të bësh tifozin e njërës apo tjetrës forcë politike, të nxjerr cullak përpara atyre që i njohin mirë zhvillimet në një vend të caktuar. Ama, nuk mund t’i bishtnoj analizimit të zgjedhjeve të fundit për bashkinë e Stambollit, ku fitues rezultoi sfidanti në opozitë, zoti Imamoglu, duke e ndërthurur atë fitore me zhvillimet politike në Shqipëri.

Fituesi Ekrem Imamoglu u shpall fillimisht i tillë këtu e tri muaj më parë. Në fund muajin mars ai fitoi me një rezultat të ngushtë me kandidatin e presidentit Erdogan, partia e të cilit qeveriste Stambollit prej afro 25 vjetësh, me një diferencë prej 0.18 për qind të votave. Është nga ato përqindje që mjafton që presidenti Erdogan të kishte atje një Ristan dhe e kthente menjëherë rezultatin.

Ky rezultat kaq i ngushtë, më kujtoi zgjedhjet e 8 majit 2011 në Tiranë, ku fitues doli Edi Rama me 10 vota diferencë. Kryeministri Berisha zgjodhi rrugën më të lehtë për të përmbysur rezultatin. Përdori kamikazin e tij në KQZ, i cili, më shumë i dehur se sa esëll, gjente vota ku të mundte dhe i kalonte në favor të Lulzim Bashës. Përfundimi: Rezultati u përmbys në tavolinë. Sali Berisha jo që nuk e njohu Ramën si fitues, por as tentoi ta riçonte Tiranën në votime.

Duke shkuar sërish në Stamboll, fituesi i marsit, zoti Imamoglu, e priti me qetësi kërkesën e presidentit Erdogan dhe vendimin e komisionit zgjedhor atje, për të përsëritur zgjedhjet. Ai ishte i bindur në fitoren e tij të pastër, ai kishte besim tek populli i Stambollit dhe nuk bëri rezistencë guerile.

Së pari, ai s’e çoi kurrë nëpër mend që të këmbëngulte tek fitorja e marsit dhe të deklaronte se refuzon të marrë pjesë në zgjedhjet farsë të qershorit, ku partia e presidentit Erdogan, jo vetëm që mund të investohej edhe më fuqishëm, por dinte edhe pikat e dobëta që rezultuan nga zgjedhjet e marsit. Po ta kishte bërë këtë, pra të kishte bojkotuar procesin, padiskutim që sot zoti Imamoglu nuk do ishte fitues.

Së dyti, ai s’e çoi kurrë nëpër mend që të mobilizonte mbështetësit e tij (jo të pakët) e të hidhej në sulme me molotov për të goditur institucionet e shtetit turk, të përleshej me forcat e rendit, apo të kërcënonte vendin me destabilizim. Po t’i kishte bërë këto veprime, ai sot do ishte një i arrestuar e i dënuar nga drejtësia për terrorizëm dhe pakkush në Turqi do ndjente keqardhje për të.

Presidenti Erdogan, pavarësisht hapit të gabuar që hodhi duke mos e njohur humbjen e parë të ngushtë dhe përsëriti zgjedhjet për ta thelluar atë me 9 %, u tregua një demokrat i vërtetë ku ende pa u mbyllur kutitë e votimit e uroi përzemërsisht fituesin e zgjedhjeve. Po kështu veproi edhe kandidati i tij humbës. Kurse fituesin Imamoglu nuk e pashë që të rendte për të kërkuar zgjedhje të parakohshme presidenciale, meqë zoti Erdogan e kthehu Stambollin në një sfidë personale.

Zoti Imamoglu zgjodhi rrugën politike të pjesëmarrjes dhe njohjes së vendimmarrjeve institucionale, sado që ato ishin në dëm të tij. Për këtë sjellje prej burri shteti, i them faleminderit zotit Imamoglu, sepse i dha një mësim të mirë opozitës shqiptare duke i treguar asaj se cila është rruga e duhur për të ardhur në pushtet. Mësime politike që opozita e Lulit dhe e Monës as e kuptojnë, e jo më ta zbatojnë. Prandaj rendin rrugëve jo institucionale me veprime ekstreme, të dashuruar pas molotovit e dhunës, që po i lë me vite të tëra në opozitë. Ashtu siç edhe e meritojnë vërtetë!

14 komente në “Faleminderit zoti Imamoglu!”

  1. kaculi says:

    ti Altin ke shume te drejte ama mos harro nje gje qe zoti rama ka marr shumicën e parlamentit me blerje votash sepse nuk donte qeveri koalicioni. kjo tama atij po i kthehet mbrapsht. në çdo vend të europës qeveria do kishte rënë dhe shiko austrinë. qeveria ra sepse ai kërkonte financime për partinë ndërsa këta regjistrohen duke dhënë lekë për vota dhe bashkëpunuar me krimin. me shpresën që kishim tek edi rama por ai po kthehet në megaloman. opozita jonë është për të ardhur keq sepse janë të njëjtat fytyra të poshtra të këtyre 30viteve pluralizëm. me 30 qershor njerëzit nuk do votojnë sepse kështu e thotë luli me monen por nuk do votojnë sepse janë të zhgënjyer nga të gjithe keta politikan që po shkatërrojnë këtë vend. nga të treja partitë kryesore i ke me Vila dhe makina që nuk i justifikojnë dot apo orat qe mban Balla në dorë. provo të përballesh me administratën shqiptare etj etj.

    1. Shqiptar budalla says:

      Perralla me mbret Kaculi. Turqit na dominuan 500 vjet dhe me sa duket lane vese e tyre me te keqija tek shqiptaret. Vete ata u korrigjuan dhe ne nje fare menyre u bene njerez. Nuk kane arritur akoma nivelin e Europes por te pakten u bene njerez. Ne shqiptaret jemi kokederra,inatcinj,intigrante,individualiste,spiune falas etj etj. Nuk pranojme asnje lloj resultati se fajin e kane gjithmone te tjeret. Edhe kur fitojne te tjeret votat jane blere. Eshte e vertete disa vota jane blere dhe ata duhen denuar. Kush ti denoje ? Shqiperia ska gjykates kush ti denoje sepse ata qe jane jane kthyer ne dyqanxhinj. Ne shqiptaret kujtojme se i dime te gjitha,cdo gje e kuptojme,se asnje nuk na i hedh dot. Resultati eshte qe Shqiperia me varfera ne Europe, me e parpambetura ne Europe, Ne Shqiperi vetem zihen dhe ftojne te tjeret hajdeni na zgjidhni problemet. Popujt e tjere jane me budallenj dhe me pak te mencur se ne shqiptaret e megjithate ata ecin perpara dhe prosperojne. Edhe per kete fakt shqiptaret thone fajin nuk e kemi ne por te tjeret. Ne do te ecim perpara kur te fillojme te kuptojme qe ata qe masakrojne shqiptaret , ata qe vrasin shqiptaret JANE VETE SHQIPTARET. Megjithe “inteligjencen e madhe qe na karakterizon ne si popull” kete fakt akoma nuk e kemi perceptuar. Mbase me vone PO, me mire vone se kurre

    2. Bureto says:

      Kaculi; rasti I Austrise eshte rasti i Metes me qeverine Berisha ne koalicion ne vitin 2011. Qeveria Berisha nuk ra edhe pse Meta dha doreheqjen si zv.km ashtu sic vepruan homologet austriake ne koalicion. Rama nuk eshte ne koalicion ky eshte ndryshimi.

  2. fati says:

    O Kaculo dy gjera: e para – nuk mund te blihen mbi 300,000 vota me teper se opozita. E dyta: dihet kombetarisht se kush ka blere dhe vjedhur vota ne kete vend. Çudi qe ti nuk e ditke. Ose e di dhe genjen e mashtron si pedet dhe leshet qe i paske afer.

    1. Kaculi says:

      Nqs ti Fati pranon qe shqiperine ta shkaterojne keto 3 parti atehere me vjen keq per ty. Vetem ti nuk i ke degjur ato regjistrime apo dhe ato jane si te ilir metes qe rama shkon e ben president te vendit dhe na bene te na vij turp ke kemi president e ke kemi kryeminister qe mban garipa neper vendet e punes ne shqiperi. Dil njeher dhe neper rrethe te shofesh drejtor tatimesh etj mos shiko vetem bllokun. Por 30qershori do japi shume pergjigje. Sic tha dhe nje nga komentuesit jane vete shqipetaret qe po shkatrojne shqiperine. Por gjithsesi perceptimi jot nuk eshte botekuptimi im!

  3. gjyshi says:

    Imamoglu, edhe sikur te bumbiste, nuk kishte pse te frigohej nga burgu per te berat e veta. Basha , Berisha e Meta e kane “ mizen nen kesule” dhe qetesia ne kete rast eshte “vdekje politike” per ta,ne mos edhe burg. Prandaj ata luajne “ krejt ose asgje”.

  4. Moka says:

    o Altin po ku jeton ti mor shok ! Po si nuk ke turp të turpërohesh mor djalë ! Po ky Ekremi yt që lavdëron ti i përket asaj pjese të opozitës turke që ishin më të ashpër se Erdogani kundër ” grushtit të shtetit ” të korrikut 2016 dhe kontribuoi në burgosjen e mijëra vetëve … . Tani të shpresojmë se dhe opozita e re të fitojë një bashki në 30 qershor dhe ju të lëshoheni si qentë …..yttttttt

  5. Pellazgos says:

    Ndryshimi ndermjet Shqiperise myslimane me ata qe e krijuan kete shtet myslimane eshte i madh per dy aresye zoti Altin.
    E para eshte se pushtuesit Osmane e kane per nder qe jane ata qe jane,kurse ata qe vetequhen “Pellazge” por ne fakt jane product i pushtimit Osmane e kane shume te veshtire te kene nje ndergjegje qe do ta shkepuste nga fatkeqesia Osmane.
    Institucionet e pushtuesve Osmane si Xhamite,Medresete,Festat per Barjam,Namaz,Novruz etj dhe dashuria per pushtuesit Osmane ne emer te Fese se tyre,Shkollat turke etj e bejne te pamundur lidhjen me historine para turke dhe si rrjedhim ky shtet qe quhet Al-Bania eshte pjese e nje kulture,identiteti,ndergjegje turke.
    Kjo mund te tingelloje e cuditshme por mentaliteti,ndergjegja,botekuptimi,klima qe ndikon ne karakterin dhe personalitetin e njeriut eshte e veshtire te krijoi lidhjen me historine,te verteten historike,kombin,krenarine,nderin.
    Turqia zoti Altin eshte shtet turk,kurse Al-bania nuk ka lidhje me realitetin.
    P.sh.
    Myslimanet “Pellazge” flasin per “shqipetare” ne turqi per “shqipetare” ne Greqi,ne Itali etj kur dihet fare mire qe shtet Al-bania nuk ka patur qe nga koha e majmunit.
    Si mund te pretendosh per nje “komb” si Al-bania kur vetem ne 500 vjetet e fundit deri sa u krijua ky shtet myslimane ne 1913 nuk ka patur asnje institucion fetare apo shkolle ne gjuhen “latine” te ashtuquajture shqipe?
    Istitucionet jane pasqyra historike e nje kombi.
    Prandaj te krahasosh nje popull hibrid si Shqipetaret me Turqine eshte ignorance,idiotesi,hipokrisi.

    1. TT says:

      Me je bere si Lul Basha te ka ngecur disku ne te njejtin teks…..po i njejti m….ne cdp komentim apo je derr nga trute e kojes e nuk e jep dum

    2. arti says:

      Te te rroje koka, se truri te paska ikur per lesh!

  6. aleko says:

    Horrojini blerjet, Mos genjeni veten >Blerje ka dhe mund te ket pasur por ne perqindje te pa perfillshme qe nuk ndryshon rezultatin..Deri sa Ps fitoi zgjedhjet me 2013 ten kur pushtetin e kish PD , ne 2107 ten ps e kishte me lehte per te marre edhe njehere pushtetin sepse ajo ishte ne pushtet ne ate kohe.Per te shmangur zhurmen e zakonshme te Pedisteve ajo ju dha atyre gjysmen e qeverise te drejtohej nga ata perfshi Ministrin e brendshem dhe kryetarin e KQZse…Dhe perseri fitoi.Natyrisht mund te kete pas ca vota te blear por pa ndikim ne rezultat…Vota te blear ne perqindje te vogel ka pas dhe me perpara si nga PD dhe nga Lsli.Madje ka dhe ne vende me demokraci stabile por ato I zgjidh drejtesia dhe jo si tek ne qe vihet kuja nga humbesi ta degjoje gjithe bota…kaq e thjeshte..Po ku hane pykas Pedistet..

  7. Eklips says:

    Artikull Me interes pasi flet per e opozitarit ne Stamboll lajm I i bukur i pasi u godit nje lider autoritar, Por qe dhe ketyre shpejt u vjen fundi…krahasimi qe autori ben eshte Komplet idjot…vrite mendjen dhe Bej krahasimin e duhur?

    1. Hahahahaha says:

      Lexoje edhe nje here se ndoshta kthjellohesh…neqoftese jo atehere ke problemen me shqipen…ose je militant qorr…

  8. GJETHI says:

    Keta plehrat greke si puna e ketij PELLA-MUTIT ose nuk kane fare tru ne kafke ose jane robote mutant te JANULLES. Raca jone eshte moshatare mev helenet e vjeter sipas shkences moderne por ndersa jona ka vazhdimesi te panderprere nder shekuj-raca helene U ZHDUK–dhe keta qe sot e quajne veten greker nuk kane ASNJE LIDHJE me helenet e vjeter Keta jane amalgame anodollo-kurdo-mongole amorfe por qe Europa per interesat e veta i stisi si grek.Kete e thote shkenca. bashke kohore.Tani se cfare prallisin keta mjerane nuk ka fare rendesi .VETE FLASIN-VETEPLASIN. Sa per turqit ata jane armiqte tane te perjatshem si dhe greket dhe serbosllavet e tjere.Por pa dashje ata na bene nje te mire sepse duke u munduar te fusin fene islame tek ne shpetuan popullin tone nga asimilimi sllavo grek.Kuptohet qe kjo pat vlere vetem per nje periudhe kohe te caktuar sa e mori veten elementi nacionalist shqiptar Sepse tanime nuk e cajme by… jo me per grekqiret e serpens-serbet por as per fene e as per cdo hale tjeter ne bote.FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIP[TARIA,,—–PRAPA DIELLIT VAFTE GREKU,SERBI E TRADHETIA……….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje