Gjykata foli, asgjë nuk vlen më…

24 Qershor 2019, 14:17Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Ka pasur një heshtje të kujdesshme këto kohë nga ana e ndërkombëtarëve, sa herë që pyeteshin për sherrin mes Metës dhe Ramës, në lidhje me zgjedhjet lokale.

Përkundër kritikave të shpeshta që kanë prodhuar në momente të tensionuara politike, këtë herë ata e lanë debatin mbi 30 qershorin në “duart e shqiptarëve”. Është një çeshtje e brendshme, zgjidheni ju!

Kjo është fraza që u dëgjua në kor nga ambasadorët dhe organizmat ndërkombëtare që folën pasi Ilir Meta “çdekretoi” zgjedhjet.

Tani kjo situatë e habitshme dhe e pakuptueshme ka marrë fund. Kolegji Zgjedhor vendosi t’i japë fund sagës juridike, duke marrë një vendim që pritet t’i japë formë krejt të ndryshme debatit të gjatë për 30 qershorit.

Shumica do të ketë një vendim gjyqësor mbi datën që dëshëron për zgjedhjet, presidenti dhe opozita do të kenë një pengesë më shumë në rrugën drejt pengimit të zgjedhjeve, kurse të huajt do të disponojnë një akt juridik mbi të cilin të bëjnë arbitrin e palëve në orët në vijim.

Hyrja në lojë e Kolegjit Zgjedhor nuk do ta fashisë polemikën politike, por i ka dhënë një drejtim definitiv opinionit zyrtar juridik mbi datën e zgjedhjeve lokale.

Ka qenë një vendimmarrje delikate dhe e shumëpritur, pasi edhe në një ambjent thellësisht mosbesues dhe paragjyklues si ky i yni, kur flet gjykata të tjerët duhet të heshtin dhe të zbatojnë vendimin e saj.

Opozita e ndjeu se Kolegji ishte vënë në lëvizje nga një parti aleate e PS, me qëllimin që ta detyronte këtë gjykatë të shprehej formalisht mbi datën e zgjedhjeve.

Ajo e di se pas vendimit të Kolegjit, nuk ka më asnjë pengesë formale në rrugën drejt zgjedhjeve të të dielës së ardhshme.

Këtë e di edhe Kreu i shtetit, i cili u investua në këtë fazë të luftës politike, me të gjithë arsenalin e institucionit që drejton, duke e ekspozuar veten si një kontigjent të vërtetë sulmi të opozitës, kundër qeverisë dhe kundër zgjedhjeve.

Pas vendimit të Kolegjit, zgjedhjet e 30 qershorit nuk janë më një problem juridik formal.

Nyja e interpretimit ligjor të datës së zgjedhjeve tashmë zgjidhur. E diela e ardhshme është ajo që të gjithë prisnim: një problem logjistik, një problem rendi e sigurie, jo një çeshtje gare elektorale apo konkurimi alternativash.

Po shkojmë drejt një dite të nxehtë votimesh, por më mirë një ditë e tillë, sesa një dështim i turpshëm në përmbushjen e detyrës bazë të një demokracie: mbajtjen e zgjedhjeve të lira.

Do të votohet pa praninë e një porcioni të madh të spektrit politik e ky është një detaj me peshë mbi imazhin dhe rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Por më mirë një palë zgjedhje të këqia se hiç zgjedhje!

Kolegji mori të vetmin vendim të mundshëm dhe që evitoi një figurë të shëmtuar brenda dhe jashtë vendit.

27 komente në “Gjykata foli, asgjë nuk vlen më…”

  1. kompetenti minxhoz says:

    Prape ky? Pa qene jurist si I hyn detit ne kembe?Sa shume privilegje te paskan dhene.Harami del nje dite.

    1. XheJ eN Bi says:

      kompetenti min….
      Po edhe ti që je kompetent nuk na thua gjë.Ç’ ka këtu për kompetenca kur Kolegji Zgjedhor ka dhën një vendim.Minxhozi analizon situatën që krijohet mbas vendimit të Gjykatës. Atë mund ta bëjmë të gjithë ,po duke e parë nga këndvështrime të ndryshme.
      Po të mos kishe komentuar do ishe treguar më i zgjuar.

    2. Dhrimaj Hairije says:

      Eshte gazetari me i mencur dhe i ekuilibruar qe kemi ne ne Shqiperi Skender Minxhozi dhe po i rendit problemet shume bukur: foli Gjykata Kushtetuese foli ligji cdo gje kalon ne shinat e veta – zgjedhjet ne 30 Qershor 2019, – kujdes me prekjen e votes se lire se vepron ligji, – nje rruge ne interes te te gjithe shqiptareve per momentin e nxehte dhe pa krye ku ishte futur vendi, – I uroj kujtdo te jete fitues ku nuk mungon spektri i partive politike te pluralizmit .

  2. Beqiri says:

    E mor skender edhe ti i kapur dole! Kohe te cmendirish!

  3. kastriot says:

    bravo.Merrni anan e ligjit qe te mos shkatrrohet ky vend.Mjaft kami vuajtur.

  4. Timi says:

    Bravo Kolegji…keshtu duhet te funksionoje drejtesia…

  5. allias says:

    edhe ti u bone si Fatos Lubonja

  6. Doda says:

    Gazetari me i mir shqiptar dhe me seriozi i ktyre 30 vjetve trazicion , respekte.

  7. Miku says:

    Lum partia per kete gazek..r kimikaz.Po si nuk ndryshoje nje here ky njeri
    Sahan lepores gjithe jeten.Po thuaj nje fjale drejte o gazek..r i PPSH dhe militanteve komuniste.Mos e ke gje ate Minxhozin ti,qe vrau Qemal Stafen,ke bregu lumit,ku ndahet Kruja nga Tirana.Po ti more debil ngele 24 carat komuniste,nje spiun e servil i rilindjes.Thuaj nje here te vetme te verteten per kete hale drejtesi.Jeni mbledhur nje tufe spiunash ne ate tv qe drejtuesi eshte akuzuar si agjent.Ju i beni fresk o rrace e pedhtire.Cfare do mesoj ky popull nga kjo rrace gazetaresh, qe mashrojne e gennjejne, te ndare me dy majtas e dy djathtas.Dilni more hapur ju murat e djathte e te majye dhe flisni per nenen parti dhe sh.Enver.Pse vini rrotull,dilni hapur se ashtu jei.TURP.TURP

    1. Durrsaku says:

      Po te flet prap durrsaku miku.Sipas teje kush flet kunderSal shpellarit ,sekretarit te PPSH per spitalet,apo kundra Lul palles ,apo presidentit me te shkerdhyer qe mund te ket pasur Europa eshte komunst,Po Zhej derkucin qe e shikojne vetem familjaret dhe merr nje rroge prej 12000 € apo Raki- pi qe kur ishef ne tv tmerrohesh.Ata qe trompetojne sot si antikomuniste e demokrate kan qene spiunet dhe komuniste me te devotshem ne kohen e dulles.Ke Sali secreta shpellarin,apo ai avokati i bythes,shkodrani Rustemi.Pidhidia e pisidhia jane produkt i shkodranit Ramiz Alias dhe e PPSH.Une e kam jetuar ate kohe ,Antikomuniset u zhduken ne vitet 45 -50,pra leni ky komunist ai komunist,Te gjithe i kane kenduar baces Enver,dhe mbi te gjithe tropojanet.Si thonte konga, Enver hoxha tungjatjeta sa kto male,ate qe ngelet mbrapa ta lei ty ta kendosh,mendoj se e din.

  8. Taku says:

    Nuk e dija qe arabet komentojne ne gazete shqipe

  9. Lana says:

    Me ne fund drejtesia po fillon te funksionoje. Mos beni me debate politike. Tani do te flase ligji, ashtu siç e trajtoi Minxhozi, pa asnje anesi politike. Le t’i leme vendin se drejtes kushtetuese.

  10. LILOLABJA says:

    Zoti Minxhozi si gjithmone nje analist i drejte dhe i pa anshem ke qejf ta degjosh ,shpalos qetesi edukate maturi .
    Na ra per pjese ne keto vite te renda tranzicioni te na kalonin per analiste Cimin Fahriun e Lutfiun e gjithe kallam kusurin e kazanit ,ndersa zoti Minxhozi diti te bej diferencen nga ky takem i ndyre me analiza te sakta dhe me kembe ne toke .

  11. ILIRI says:

    TANI FOLI GJUKATA QE DO TE THOT LIGJ PRANDAJ DOBIÇAT E SALI SHKERDHATES TE MOS HAN MUTE SE SI DEGJON KUSH

  12. Ylli says:

    Edi Rama po tregohet i vendisur dhe historia do ta tregoj sa te drejte ka….
    ….ndersa keta analistet e majte si Minxhozi e kompani jane katandisur nje tufe burrash apo bushtrash legena ,legena te peshtire .
    Analizon Minxhozi veprimet e Kolegjit Zgjedhor ashtu sikur Fahri Balliu vendimet e KQZ te Ristanit .
    Ptu ….race sklleverish e legenash !!

  13. Komanadanti says:

    Te behet njehere si e thote ligji.Politikanet duhet te fillojne ti friksohen ligjit. Boll u tallen me shqipetaret 30 vjete. Mesa duket po u vjen radha te japin llogari gangestereve politike.

  14. ©KENDVESHTRIM TJRTER © says:

    Opozita fitoi rreth vetes ,jo vetem partite e vogla,por dhe ato endacake .
    Presidenti per here te pare eshte kryetar i opozites , jo perfaqesues sipas Kushtetutes !
    Shkeljet kushtetuese e kane detyruar Presidentin, te
    heq masken politike dhe te ndermarre veprime nga “fshati gruas”.
    Po jetojme ne fazen adolishente te opozites ,ku disa veprime te kundraligjshme ,kerkojme ti shbllokojme me paligjshmeri .
    Opozita kete fundjave do flej me “mullixhiun ” dhe mbase mbetet “shtatzene” ,do kemi nje femije “jetim ” !
    Perseri te ndare pa vendim gjykate !

  15. pepja says:

    MINXHOZ SI GJITHMONE BRILANT DHE GJAKFTOHTE NE GJYKIM . QENTE LE TE LEHIN ATE PUNE KANE.

  16. Korabi says:

    Po, more Skender, foli drejtesia, po foli dhe Dashamir Shehi . Ky nuk eshte dakort, sepse kerkesa prane Kolegjit Zgjedhor u be nga nje parti fantazem ? Po t’kishte bere kerkesen , fjala vjen partia e Dashit. kishte lezet,sepse eshte nje parti e “madhe”. PO do te thuash : jo ,or derdimen! Paria e Dashit eshte me fantazem se ajo e Idajet Beqirit., se Dashi nuk del deputet nga partia e tij ,por e nxier PD qe ta ket si kobure.. E nuk eshte parti fantazem vetem ajo e Dashit,por edhe e Fatmir Mediut,edhe e Nardit te Ndokes, edhe e Klanit te Zemunit,, edhe ajo e Grekut me emrin Vasillaqis Dulellaqis…

  17. Bureto says:

    Allias alliasi! Fatos Lubonja dhe disa nga sivëllezërit e tij bëjnë thirrje që t’i vihet zjarri Shqipërisë. Ti në cilën palë bën pjesë?

  18. Titi says:

    Sikur federata e mundjes te vendose per kampionatin e futbollit .Haasa Ose berberi me qe ka briskun te bente punen e kirurgut. Hajde Keno hajde keput brockulla diten me diell.

  19. Tomorri says:

    Skender Minxhozi eshte nje analist i shkelqyer, racional, gjakftohet, gjithmone mbron te drejten dhe anen e mire kunder te keqes. Gjithmone ne krahun e duhur te historise. Ai eshte njeri ne radhe te pare dhe nuk mund te krahesohet me farinjte, buzhalat, lelat e kompani.

  20. besnik says:

    Te lumte zoti Skender gjithcka e jep qarte e te argumenuar.Analiza juaj i sherben vendit ne kete kohe.Anarkine vetem dashakeqesit e trumbetojne .Mjere ata qe nuk kuptojne.

  21. Niko says:

    Shume i sakte, si gjithnje ne analizat Tuaja!

  22. 1111 says:

    per ju komentuesit ‘a ju eshte vrar njeri gjat viteve te rremujave ‘ ju uroi te mos i ndodh asnjerit ‘ ju garantoi qe eshte shum shum e hidhur, prindrit duan femijet e tyre , motrat vellezerit e tyre ‘,vellezerit motrat ,familja eshte gjeja me e shtrenjte ,kur asai ishkeputet nje cope ne kohen e papershtatur ajo fillon e shbehet pa e kuptuar dhe te zhyte ne nje mjerim qe asleku ste rregullon as nje gje me shume vler nuk ta kthen paqen ne shpirt,NUK JA VLEN PER POLITIKEN SHQIPTARE TE NGACMOHET AS EDHE NJE MIZE DHEU ‘me kuptoni

  23. Vlora Vlora says:

    Minxhozi ,analisti me i sakte dhe serioz.BRAVO!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje