Guardiola i pandalshëm, gati të blejë mbrojtësin më të shtrenjtë në histori

I kërkuar nga Manchester City dhe Manchester United, Harry Maguire së shpejti mund të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit.

Këtë gjë e paralajmëron “Daily Mirror”, media sipas së cilës qendërmbrojtësi i Leicester City është një hap larg transferimit te “qytetarët” për shifrën marramendëse të 80 milionë paundëve, ose rreth 90 milionë eurove.

Një marrëveshje që mund të mbyllet së shpejti, me Maguire të bindur për t’iu bashkuar Manchester City, i intriguar nga mundësia për të synuar titullin në Premier League dhe Ligën e Kampionëve nën drejtimin e Pep Guardiolës.

Trajneri katalanas e konsideron mbrojtësin anglez lojtarin e përsosur për të zëvendësuar Vincent Kompany, i cili u largua nga klubi kampion i Anglisë për t’u rikthyer tek Anderlecht si trajner dhe futbollist.

Nëse ky transferim do të materializohej, Maguire, siç u përmend, do të bëhej mbrojtësi më i paguar në histori, madje duke mposhtur rekordin e Liverpool-it prej 75 milionë paundëve, në blerjen e Virgil Van Dijk.

Një përgjegjësi e madhe për një futbollist, nga i cili edhe Manchester United nuk ka hequr dorë ende.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer është i vetëdijshëm për faktin se një mbrojtës si Maguire mund të ndryshojë rrënjësisht fytyrën e mbrojtjes së “Djajve të Kuq”.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *