Hazbiu mallkon Metën pse e la konferencën në orën 8 të mëngjesit

Pas lajmit se presidenti Meta vendosi të reagojë ndaj Kolegjit Zgjedhor pas 20 orësh, duke e lënë konferencën e shtypit në orën 8 të mëngjesit, Hazbiu shpërtheu në mallkime.

Sipas Hazbiut, e gjithë kjo bëhet që Luli të jetë në gjumë dhe të mos e shikojë konferencën e Metës.

Ja seç shkruan Hazbiu:

“Ky qerrata president, kërkon të hedhë gurin e të fshehë dorën.

Duke qenë se i ka bërë planet me Doktorin, kërkon që Lulin ta kapë në befasi dhe i lë konferencat e shtypit në orën 8 të mëngjesit, kur dihet që Luli është në gjumë.

Ai kërkon që bashkë me Doktorin, të bëjnë fakt të kryer nisjen e revolucionti ditën e martë, pasi sipas tyre, dhe Lenini e ka nisur të martën.

E gjithë kjo bëhet që më 1 korrik, ata t’i kërkojnë llogari Lulit pse nuk i ndaloi dot zgjedhjet.

Por ta dinë mirë ata, se pamvarësisht të metave që ka, Luli për një gjë është i vendosur.

Ai nuk ikën kurrë nga PD dhe presidenti me Doktorin nuk kanë çfarë i bëjnë.

Po të jetë nevoja, dhe unë do bëhem me Lulin që të mos iki, vetëm të mos i shkojë llafi Metës.

Siç e kam thënë prej kohësh, ky njeri është i poshtër dhe duhet të largohet.

Por me këtë që ka bërë për nesër, duke na zgjuar nga gjumi Lulin që më 8, ka treguar poshtërsinë e tij.

Ndaj po e mallkoj me shpirt.

Ti që na i prish gjumin Lulit që në orën 8, mos të zëntë gjumi gjithë jetën dhe u bëfsh lugat të trembësh kalamajtë e lagjes.

Ti që do të nisësh të martën me lajme lufte, mos gjeç rehat në Gji të Lalzit dhe të pjelltë peshkaqeni para shtëpisë.

Ti që kërkon të marrësh më qafë Lulin duke e futur në revolucion, mos pafsh një ditë të bardhë në Presidencë, dhe të daltë Bujar Nishani në ëndërr.

Ti që kërkon të bashkëpunosh me Doktorin kundër Lulit, ju plastë një cunam në Gji të Lalzit dhe u mbuloftë vilat.

Ishalla u gjen të mbytur Flamur Noka pas cunamit dhe u marrtë paratë që iu gjen në shtëpi.

Ju që doni t’i bini më qafë Lulit, mbetshi në dorë të Bujar Nishanit.

Do zoti i madh në qiell, u bëfshi karkaleca deti dhe ju hëngërt për drekë duke pirë raki Ben Ristani në Gji të Lalzit.

Ju që mallkoni Kolegjin Zgjedhor pse ka votuar 5 me zero, ju zëntë haka e Ben Ristanit që e bëri Lulin kryetar Bashkie dhe tani e latë rrugëve.

Zoti marrtë hak dhe u bëftë Bujar Kapexhiu një karikaturë, që t’ju zbukurojë.

Amin”

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Hazbiu mallkon Metën pse e la konferencën në orën 8 të mëngjesit”

  1. Likja says:

    O sa kam qesh, i madh je Mero.

  2. Pokeristi says:

    Fantastike si gjithmone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *