Ilir Meta, si “Presidenti i Republikës së Re” të rrugës!

24 Qershor 2019, 16:34Politika TEMA

Nga Alfred Peza 

Ilir Meta nga sot e ka pozicionuar veten, në një rol të ri udhëheqës brenda “Opozitës së Bashkuar”. Ai që u nis të ngjitej në Krye të Shtetit, me 87 votat e deputëve të saj legjitimë, ka përfunduar tashmë si “President” i një “Republike” jashtparlamentare.

Ilir Meta e Monika Kryemadhi, Sali Berisha e Lulzim Basha kanë dalë me koshiencë, jashtë shinave kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. E duke themeluar në vend të saj, një “Republikë” të re. “Republikën e Rrugës.”

Para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 qershorit 2017, me futjen e opozitarëve në çadrën e protestës në bulevard, Lulzim Basha tha se ishte në kërkim të një “Republike të Re”. Një Republike, e cila do të ishte ndryshme, nga kjo ku na qeveris Edi Rama.

Pas 3 muajsh dihet që ajo protestë përfundoi me një marrëveshje politike, që e riktheu PD në zgjedhje, vetëm pasi mori gjysmën e ministrave të qeverisë “Rama” dhe disa nga drejtorët e agjensive më të rëndësishme kombëtare.

As kjo garanci, për të cilën Sali Berisha është shprehur se ai vetë kurrë nuk do tia jepte Edi Ramës, nuk e rikthur shpejt në pushtet Lulzim Basha. Kur e kuptoi se nuk e mundte dot PS me votë, kryetari i PD rinxorri nga arkivi projektin e vjetër, për ndërtimin e “Republikës së Re”.

Kjo platformë parapolitike, vetëm tani kuptohet se parashikonte ndërtimin e një një Republike të re, ndryshe nga ajo që ka njohur deri më sot jo vetëm Shqipëria post komuniste, por edhe historia e shoqërisë njerëzore.

Sipas projektit të “Republikës së Re”, opozita e Shqipërisë duhet ta fitojë pushtetin, në tavolinë. Vendimi i parë që duhet të marë në qeverisje, është zhbërja e reformës në drejtësi. Vetëm kështu “katërshja” e liderëve të opozitës së rrugës, do të jetë e qetë për krimet dhe korrupsionin e 30 viteve, në këtë Republikën tonë të “vjetër”.

Nëse “Edi Rama nuk ikën”, atëherë projekti i “Republikës së Re”, parashikon që “opozita të shkrihet”: Duke dalë jashtë Parlamentit. Jashtë institucioneve kushtetutese të vendit. Jashtë sistemit politik. Jashtë sistemit elektoral. Jashtë sistemit demokratik. Jashtë pushtetit qëndror dhe jashtë pushtetit lokal.

Në “Republikën e Re” qytetarëve u mohohet e drejta për të zgjedhur e për tu zgjedhur në mënyrë periodike, çdo 4 vjet. Partitë politike nuk duhet të hyjnë më në zgjedhje. Presidenti i Republikës nuk duhet ti dekretojë qytetarëve të tij, një datë votimesh. E pas kësaj, ai duhet ti japi atyre ZERO shanse, për tu integrar në Bashkimin Europian.

Në këtë mënyrë, pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që zyrtarizoi 30 Qershorin 2019 si datën e zgjedhjeve lokale, projekti politik i “katërshes” së liderëve të opozitës së rrugës, mer formë përfundimtare.

Ilir Meta tani ska pse mërzitet, nëse Parlamenti do ta shkarkojë, për shkak të shkeljeve të rënda kushtetuese. Ai e ka bërë zgjedhjen e tij. Duke u bërë me vetëdije, Presidenti i “Republikës së re të Rrugës”. Ai e ka merituar plotësisht këtë. Më shumë se askush tjetër.

34 komente në “Ilir Meta, si “Presidenti i Republikës së Re” të rrugës!”

  1. X says:

    Presidenti I pidhit te monikes…

    1. metahajdut says:

      Hahahahhaahhahahaha

  2. Ergi says:

    Ilir meta si plehra me e madhe e ktij vendi

  3. Irena says:

    E ka merituar qe kur nuk dekretoi lleshaj dhe cakaj
    Kjo e zgjedhjeve i vuri perfundimisht kapakun dhe nese rama vazhdon ta mbaj me tmira per mua do e haj akoma me keq…

  4. comi says:

    Po kur po iken ky president hajdut as me opoziten mos bashkohet po tshkoj direkt ne burg

  5. tosi says:

    Esht kthy ne sherbetorin nr1 te gruas se vet

    1. loni1 says:

      I gruas mir po esht kthyer edhe i saliut sic duket sic e nxorri nga skandali i videos mund ta mbuloj edhe per ndonje skandal tjeter

  6. Moza says:

    Pasi i lexoi mona filxhanin vendosi te ikte nga presidenca hahahah

  7. toni says:

    Republika e re u be republike e vjeter po e mori meta ne dore do shkoj ne 0

  8. denisi says:

    Zgjedhje me 30 qershor. Kjo ka rendesi!

  9. D.H says:

    Bravo Fredo respekte per kto qe shkruan

  10. KKKKK says:

    ILIR META PO MERR FUND

  11. Tirona says:

    A po si ska vdek akoma ky mut qe jo president nuk osht po dhe kryetar partia ia ka marr mona nkthes qekur thot ju rujt zoti

  12. Monda says:

    Aman! Nuk e duam me as ne lsi dhe si president jo e jo. E beri vendin lemsh ky bashke me saliun qe i pelqen te haj dreka dhe darka per relaks
    Te iki nje ore e me pare

  13. meta ik says:

    Ilir meta shporru se as floriri nuk te bon me dermon !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  14. Ai says:

    Ia boni yzmetet opozites sic deshen ata dhe se kuptoj dot ca presin akoma???

  15. luli fier says:

    Ky dhe fallxhorja jan hajdutet me te medhenj te shqiperise duhet te ishin pas hekurave dhe jo njeri president tjetri kryetar partia my god ku po shkon ky vend

  16. statregoj says:

    Meta dhe Berisha si dy njerzit qe po e hane Shqiperine per se gjalli

  17. ardi says:

    Bravo vazhdoni bjerini ktij plehres

  18. vk says:

    Na rrujtet trapin bejini ato zgjedhje me dat 30 edhe secili tvazhdoj npun tvet pa protesta pa brryle pa ngerce
    Dhe aa se harrova. Ngrini dhe gjykaten kushtetuese se lam nom .

  19. ani says:

    Prej kohesh e ka bere kte ne fakt por dekreti i anulimit te 30 qershorit i vuri vulen

  20. mark says:

    Esht nje shprehje popullore por edhe e vjeter shum ujku tju hanger ju thoni bane zot enderr leni thashethant e gazetarve dhe te simpatizanve te qmendur ndaj PARTIVE luftoni per komb se dardha bishtin e ka mbrapa

  21. GENTI says:

    Po ca pret qe nuk shporret ky hajdut president? Ata nderkombetaret ne vend atyre deklarateve kot per bashen te merren me kete se eshte rreziku nr 1 i vendit

  22. ceniiii says:

    Meta saliu mona dhe luli jane kopeja e hijenave qe duan te hajn popullin te gjalle

  23. maliq says:

    O zoti alfred kam nji pytje do e shkarkoni apo jo presidentin se nuk po marrim vesh gje?

  24. fredi says:

    Si mund ta heqim kete far te keqe nga vendi

  25. lefteri says:

    Bravo shum mir e ke thene

  26. beni says:

    Si ajo dhe me teper se aq. Ky hajdut esht i rrezikshem

  27. albi says:

    Pa u burgos ky njeri nuk ka per te gjet qetsi vendi

  28. albana says:

    Ky mund te jete i vetmi president ne bote qe e thote plot qejf faktin qe shqiperia ke ZERO shanse per tu integruar ne BE. Kur e pash ne tv me beri habi te madhe se si kenaqej
    Mire diplomat jo e jo por edhe president edhe kryetar bashkie sikur nuk shkon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje