Juventusi arrin marrëveshjen me yllin e Ajaksit, mbetet vetëm firma

Juventusi është shumë pranë firmosjes me Matijs De Ligt. Siç raportojnë të gjitha mediat në Itali, “Zonjës” tashmë i mbetet vetëm firma për ta quajtur De Ligtin juventin.

Ajaksi do të fusë në arkat e veta plot 70 milionë euro, shumë që me gjithë bonuset mund të shkojë 80 milionë euro.

Lojtari do të përfitojë 12-13 milionë euro rrogë në sezon, duke e bërë kështu 19-vjeçarin, futbollistin e dytë më të paguar në Itali.

Mësohet se lojtari është bindur natën e finales së Ligës së Kombeve, kur Ronaldo i ka bërë ftesë atij të zgjedhë Juven. Gjithashtu dhe rroga ishten e parefuzueshme nga holandezi.

Ditët në vazhdim do të bëhet dhe zyrtarizimi, kështu që në Itali, De Ligtin tashmë e bejnë juventin.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *