Pse Perëndimi filloi të flasë sot, pro 30 Qershorit

Nga Mero Baze

Philip T. Reeker, asistent sekretar për Euroazinë në Departamentin Amerikan të Shtetit, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të mbajë zgjedhjet më 30 qershor. Në një bisedë telefonike mes tyre, Philip T. Reeker ka këmbëngulur për mos bërjen e asnjë hapi pas, në zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Para SHBA, ministri i Jashtëm italian ka telefonuar Edi Ramën dhe Lulzim Bashën, duke theksuar nevojën e shmangies së dhunës më 30 qershor.

Ndërkohë Bashkimi Europian në Tiranë, ka përcjellë mesazhe të qarta për 30 qershorin tek Rama dhe Basha, përmes takimeve nga vetë ambasadori Soreca, dhe pritet që gjatë javës të rrisin presionin për shmangien e dhunës dhe hapjen e rrugës për zgjedhjet.

Ofensiva e Perëndimit nisi menjëherë pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, që konstatoi pavlefshmërinë absolute të Dekretit të Presidentit.

Kolegji Zgjedhor është gjykata më e lartë dhe  e vetme në Shqipëri, që gjykon rreth akteve administrative për zgjedhjet, dhe Kolegji ka respektuar Presidentin, duke u marrë me aktin e tij, pasi nuk e ka lënë Dekretin në ajër, pa gjykim mbi efektin që ka për zgjedhjet.

Mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe spekulimi me këtë mungesë, kishte lënë të dyzuar qëndrimin e Perëndimit, duke mos bërë deklarata interpretuese për fuqinë juridike të aktit të Ilir Metës.

Vendimi i Kolegjit, i jep shanse çlirimit të energjive diplomatike të Perëndimit për të kanalizuar zgjidhjen e krizës tek 30 qershori dhe më pas tek zgjidhjet që mund të jepen, për të shmangur përsëritjen e këtij precedenti të pashembullt kundër demokracisë në historinë e vendeve pluraliste.

Dhe vendimet e Kolegjit Zgjedhor nuk ankimohen dot askund më. Ajo është “Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese” për zgjedhjet.

Presidenti Ilir Meta pritet të reagojë nesër në mëngjes ndaj këtij vendimi. Natyrisht nuk ka surpriza, se ai është kundër tij.

Por problemi i Presidentit është se, gjithë vendimet anti-kushtetuese që ka marrë deri më sot, i ka marrë nën garancinë, se meqë nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe meqë ajo u prish nga reforma në drejtësi, ai mund të bëjë ç’të dojë.

Tani ka një gjykatë zgjedhjesh që gjykon aktet administrative që prekin ato dhe presidenti Meta gjendet para një vendimi gjykate, të cilin është i detyruar ta zbatojë.

Në të kundërt, ka vetëm një rrugë. Ai mund të japë dorëheqje, siç dhe i këshillojnë. Ky akt politikisht e nxjerr korrekt, pasi nuk e pranon vendimin e Kolegjit, por dhe shmang përballjen politike me shumicën parlamentare, kur ta shkarkojnë në sallë.

Kjo është kostoja më e ulët me të cilën mund të përballet me Perëndimin dhe me zgjedhjet e 30 qershorit. Çdo vendim tjetër, do t’i kushtojë më shumë.

REMOTE_ADDR:[]

35 komente në “Pse Perëndimi filloi të flasë sot, pro 30 Qershorit”

  1. GOOD !⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️🇺🇸👏 says:

    👍🏻

    1. Zigur Qarri says:

      Shume kollaj ti heqim plehrat qafe. Shume e thjeshte, ne ligjin perkates te shtohet nje nen: deputeti qe dorezon mandatin humbet te drejten e kandidimit ne cdo post tjeter per nje periudhe 10 vjecare. Ikin te tere keta plehra per LESH.

    2. antonio says:

      Meta e bleu BURGUN me lingota floriri!

  2. luka says:

    👏👏👏👏👏👏

  3. EKZEKUTUSI says:

    Turpi i Shqipetareve qe Bene Ilir Hajdutin President!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Por me mire Vone se sa Kurre..Ilir Meta eshte Ndresira qe prishi Ballancen Politike ne Shqiperi,me Koalicjonin qe beri me Berishen…por jo vetem kaq..Ilir Meta ka qene gjithmone Kunder Nismave qe sillnin Shqiperine prane BE-se..
    Shkarkimi i Ilir Metes eshte Jetike per KOMBIN SHQIPETARE NE PERGJITHESI..dhe te Ndiqet PENALISHT…
    “Vetevrasja” e Aljendes-Meta…do te ishte HISTORIKE…se paku do ti hapte Rrugen Monika Buces..qe te sjelle ne Shtepi Hamshoret Officiell…lol

    1. shoferi qe ta rrasi says:

      Turp i Edi Rames qe i dha doren Sales pas Gerdecit, ne vend qe tia kishte futur me shpulle. Me kete shpetoi nje vrases nga dhenia llogari.Turp i Edi Res qe vuri ne rresht partine dhe beri president te vendit nje vjedhes ordiner.

    2. Nard Ndoka prej Puke says:

      Mbasi e mbarove komentin, besoj e kuptove qe ky nuk ishte turpi i shqipetareve, por zgjuaresia e tyre.
      Ishte e vetmja menyre per te hequr qafe nje kafshe politike si Ilir Meta, e cila mbeshtetej nga pjesa me e ndyre e popullit shqipetar. Ata qe shesin voten dhe nderin per pushtet dhe pasuri. Tani edhe kjo shtrese e ka braktisur, dhe ai ka marre fund. Keshtu qe kjo ishte levizja me e mençur e Partise Socialiste. Duhet te jesh krenar per pjekurine politike qe ka treguar, dhe per teansformimin e saj ne nje aleate te partnereve euro-amerikane.
      Ndersa PD-ja u transformua nga Parti Demokratike ne Parti Fashiste.

    3. naimi says:

      nuk e bene shqiptaret president, por vini I kiqos..

  4. Billy says:

    Mero, beju thirrje gjithe shqiptareve, sepse neser ne oren 08.00, kur Meta ka lajmeruar konferencen e tij te jashtezakoneshshme, shqiptaret do te asistojne ne nje akt qe nuk e kene pare kurre ne jeten e tyre.
    Neser ne oren 08.00, presidenti i Shqiperise, LIVE do te vrase veten. Mos e humbisni spektaklin.

  5. Dakord ,ta sharkojne qe neser…
    Nje rast i mire qe Edi te na kerkoje falje ne popullit qe votuam kunder plehrave te LSI-se.
    Nuk votuam qe te na bente president nje hajdut floriri ,as bllokziun .
    Po nejse,me mire vone se kurre.
    Mos paçim kurre me president nje te tille!

    1. Nard Ndoka prej Puke says:

      Duhej diskredituar dhe hequr nga politika, dhe kjo ishte e vetmja rruge. Tani ka marre fund. Partia Socialiste e beri president duke i dhene shancin e fundit qe te behej njeri. Ai zgjodhi rrugen e ndersheme te burgut. Hallall.

  6. Vezhguesi says:

    Natyrisht, zgjedhjet jane akti me demokratik, dhe ja pse perendimi i mbeshtet ato.
    Edhe ta zeme se Rama vodhi shume ne zgjedhjet parlamentare, edhe ta zeme se do vjedhi ne zgjedhjet lokale te 30 Qershorit, Le ta provoje opozita te fitoje ndershmerisht ne ato bashki qe i ka sot, e keshtu ti tregoje botes qe vjedhja eshte aresyeja e humbjes se saj ne bashkite qe sot jane te PS.

  7. korkodili says:

    dua te di Roja e Pyllit kur te ve Gjobe per cfar do rasye , Ka te drejte ta heq vete gjoben apo e çon ne komision ose gjykate .
    Po vendimet e gjyqit , nese trupi gjykues behet pishmen e anullon vet vendimin qe ka dhene me pare apo e anullon ndonje institucion ose trup tjeter.
    Po n jue leje ndertimi qe eshte dhene me pare nga nje institucion ka te drejte ai ta heq apo ndonje tjeter.

    Po keshtu kur Presidenti jep nje dat zgjedhjesh sic eshte 30 qershori e heq vet ate – Si kia mundesi qe ai qe e ve daten e heq kur te doje. ky eshte reast i vecante.
    Kete te drejte e ka parlamenti dhe vetem ai.

    1. Umor Ishti says:

      Presidenti (sipas Metes), ve e heq data sipas qefit:
      1 dite para zgjedhjeve anulon zgjedhjet se i do b!tha!
      Edhe 1dite pas zgjedhjeve, kur e sheh se gruaja e tij ka humbur, anulon zgjedhjet, se prandaj eshte president!

  8. pepja says:

    KESHTU E DUAN DERRAT.

  9. nderkombetaret fitojne ketu dhe kur luajne mizerablisht keq says:

    Kane filluar te flasin per 30 qershorin Jo pro 30 qershorit, pasi ditet po ikin dhe kjo dite mund te kostoje demokracise shqjptare, qe me se shumti ka qene projekt e investim nderkombetar. Do te ishte deshtim i madh i perendimit ne Shqiperi e tani po perpiqen te shpetojne cte shpetojne nga nderi i tyre i percnderuar.

    1. Nard Ndoka prej Puke says:

      Ouuu,
      Ja edhe nje anti-imperialist tjeter. Une them te ngrihemi te tere si popull dhe te marrim armet kunder rrezikut te perbashket euro-amerikan.
      Si thua, e bejme dot? S’na e var njeri? Epo, kur ke te drejte, ke te drejte. Ja kete e gjete per shembull.
      Ndersa komentin mor ti djale, e kishe nje budallallek me okë. As ti vete nuk e di pse e the, dhe qysh e the, por keshtu ta kane thene.
      Qysh mund te jete 30 Qershori projekt dhe investim i Perendimit, kur kjo date eshte caktuar nga vete ne, si data e fundit kur mund te behen ligjerisht zgjedhje?
      Pse duhen shtyre zgjedhjet? Sepse kane luajtur mendsh Berisha, Basha, Meta, Kryemadhi? Po keta te kater ka kaq kohe qe nuk marrin pjese ne asnje lufte politike parlamentare. Kane bllokuar çdo proces ku mund te merrnin pjese dhe te kishin ndikimin e tyre “pozitiv”, si psh reforma ne drejtesi, reforma zgjedhore, dhe lufta kunder korrupsionit ne teresi.
      Keshtu qe ata si ne Parlament, si jashte ata njesoj Jane. Por kane nje avantazh te madh, te kane ty me vete, si mbeshtetes i Katershes se Ferrit, Te jesh opozitar dhe te jesh anti-perendimor Jane dy gjera te ndryshme. Por ti e di vete. Ky eshte problemi yt.

  10. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Meta ka vetem nje mundesi
    Te futet ne strehimin e Presidencies.

  11. enter"" says:

    Po fillon ere e mbare mbi Shqiperine.
    Era qe po shporr me ne fund horrat qe e kane mbajtur kete vend peng.

    Poshte Berisha, Luli, Meta
    Poshte barbaret

    Shpresoj qe Brenda 10 vjetesh te mos kete me asnje shqiptar qe te aplikoje per llotarine e cpifur amerikane

  12. BK says:

    Edhe une nuk jam i bindur per anullimin nga ana e presidentit Meta te 30 Qershorit, sepse partite politike nuk jane te detyruara te futen ne zgjedhje. Dhe keshtu eshte edhe ne Shqiperi. Jane mbi 100 parti, por jo te gjitha regjistrohen ne zgjedhje.
    Por perpara Kolegjit Zgjedhor, 30 Qershorin e zhvleresoi edhe KQZ.
    Komosioni Qendror i Zgjedhjeve, nuk ka kompetence te vere ne dyshim dekretin e presidentit , pavaresisht se ky dekret mund te mos jete bindes.
    Ne mungese te Gjykates Kushtetuese, nuk jam i qarte nese kete te drejte e ka Kolegji Zgjedhor, kjo gje i takon juristeve te cilet ne kete rast jane te ndare.
    Partia Demokratike, bashke me aleatet, ka te drejte qe proteston per deformimin e votes, por duhet te ishte futur ne zgjedhjet lokale.
    Mosfutja ne zgjedhje dhe djegja e mandateve , per mua jane dy autogola.
    Ka disa qe permendin ende 26 Majin e 1996 -es, qe edhe pak po mbush gati 30 vjet.
    Standarti i zgjedhjeve duhet te vije duke u permiresuar dhe jo te kemi kthim prapa, meqe ke vjedhur dikur, te vjedh dhe une.
    26 Maji 1996, nuk mund te jete krahasim dhe justifikim.

  13. Gg says:

    Me e mira do ishte sikur neser ne oren 8 te gjithe shqiptaret te fikin TV , radion e te gjithe mediat. Bojkot fjalimit (genjeshtrave, hipokrizise) te Metes. Dhe drejt te drejtes tone perse votuar.

    1. Umor Ishti says:

      Ndonje nga ata shoqeruesit t’ja zevendesoje fisheket e kobures se Metes me plumba mesimore, se mos na ben ndonje te pabere ai budalla president live fare, ne oren 8! Se kush i paska thene qe Alende kiliani ka patur nje dell prej skraparliu, dhe i eshte bere fiksim, se, medemek, dardha nen dardhe bie!

  14. Perparimi says:

    Z. Mero, mendoj se Amerika nuk ka folur ende ashtu sic duhet. Cetat e Ballit Kombetar te udhehequra nga udheheqesi historik i PD, plaku i zi, nuk pyet per “kercenimet” e Amerikes, mbasi ai tashme e ka marre udhen. Amerika duhet te flase shkoqur fare, me ton te ashper, sepse vetem keshtu Basha mund te behet “djale i mbare” per Ameriken por djale plangprishes per Sali Berishen.
    Qarkorja qe Z. Sokol Balla lexoi sot ne mbremje ne Real Story, te kujton qarkoret e kohes se Ballit Kombetar qe Shtabi i tij u dergonte cetave balliste ne tere Shqiperine. Te shikojme se cfare do te beje kryetari ne fakt i Ballit Kombetar dhe kryetari de Jure Lulke Basha.
    Rrofte Balli Kombetar! Rrofte kryetari i Ballit Kombetar Sali Rame Berisha!

  15. Lorenco Luka ( Ish deputeti i famshem i PD) , antikomunist i paepun. says:

    Haaa, haaaa , ca kam qeshe.
    Ky asht viktima e pare ne perballjen me Edi Ramen. Ju pata thane , na ka marre para Edi Rama, e po na shkerdhen nji e ka nji. Une te pakten nuk ndihem. Po ruj njata pare, boll i dhashe edhe Lulit me mfute ne liste. Po kot me shkoi kjo pune. Te pakten eleminova Jozefinen. A mund te rrite Shkodra pa kene une ne liste, jam edhe bukurosh edhe legen edhe shkerdhate , edhe spiun e tana i kam. Ca me ba.
    Asht mire kur rrfehesh, lirohesh e ndihesh ma mire.

    1. Shkodran prej Puke says:

      Lorenc, je tu u ba burre i mire, mos e gzosha jeten. Ma mire vone se kurre.

  16. joni says:

    Po. Vertet faktori nderkombetar u dyzua dhe e uli tonin pas cdekretimit te presidentit. Gati po barazonte palet.Kurse JU z Mero Baze qe ne momentin e pare dolet hapur kunder vendimit te Metes. Me kujtohet kur nje komentus ju tha: pse Mero djali nxitoheni.prisni deri ne mengjes .konsultohuni me te tjere qe e njohin ligjin me mire. Dhe ja doli qe s’kishe nevoje .Na hape syte ne cast.
    FLM.Imadhi Mero Baze
    .

  17. Tarasi says:

    Mos te flasësh si mitilant por si shqiptar… Nuk ekziston njeri me i keq se ky… E bëri Shqipërinë pronë të tijën… Njeriu me I poshtër nuk ka… 4 vjet më një mazhorance 4 vjet më mazhorancen tjetër.. Njëri me i keq nuk bëhet…. Turp për ata shqiptarë që përkrahin këtë fëlliqësirë

  18. NjeQytetarOptimist says:

    O Edi Krasta, je nje gomar me zile kur te ndoqa me Avokatin.. Mos fol me per politike plako se sja ke haberin se cfare flet.. Je midioker dhe I papjekur..

  19. den says:

    Nuk diskutohet qe Mero jo vetem eshte nje nga njohesit me te mire te situates politike ne vend por eshte edhe parashikusi me i mire i zhvillimeve te saj. Pa diskutim qe Mero po luan nje rol thelbesor ne zberthimin dhe demaskimin teresor te aksionit politike te kesaj pjese te ish opozites por nga ana tjeter Tema po sherben edhe si balance per te amortizuar sado pak tere ate arsenal mediatik e propograndistik te te ashtuquajtur ish opozit. Ketu normalist echte shtruar per diskutim edhe pyetja se nga i gjen financimetl kjo ish opozit per te ndermarre kete aksion te gjate e te kushtueshem qendrese me mjete te dhunshme. Tema duhet ti futet e te elaboroje sado pak ne kete drejtim.
    Per sa i talon zhvillimeve me te fundit une dua te them se dara sa vjen e po shtrengohet per banden e Saliut e te Likes.I eshte lene shume pak fushe per te luajtur dhe gjerat po behen edhe me te qarta per shqiptaret.Halli i Saliut Likes dhe bibilushit nuk mund te kthehet ne hall te shqiptarve.Vija e kuqe eshte percaktuar tashme per kete organizate – nese do te vazhdoje me tubime te dhunshme e orvatje per te prishur zgjedhjet do te emertohen si organizata poliktike te dhunshme qe kerkojne te sfidojne rendin demokratin sundes ne bote duke dasher te vijne ne pushtet nepermjet perdorimit te dhunes e shantazhit politik. Pasi te klasifikohen si te tille nia perendimi dhe te aplikohen edhe masat adekvate per tiu kundevene do te kolohet ne cilesimin si Terroriste . Me kete cilesim shtetit shqiptare ne bashkepunim me aleatet naturale te shqiperise i lind detyrimi per perdorimin e mjeteve te nevojshme per asgjesimin e plote te saj dhe anetarve qe i mbeshtesin. Kuptohet nuk echte e lehte per perendimin te artikulohet me kete gjuhe por ne kushtet kur ka arsye te forta dhe te bazuara qe ish opozita jone po kalon kufijte e nie opposite normale me synime dhe suport te qarte per te destabilizuar vendin dhe diskreditera vete rendin demokratin boteror.

  20. nigo says:

    Mero, dakort per presidentin qe eshte shkateruesi i demokracise pas Saliut, por ti duhet te na thuash se cdo te behet me datat pas zgjedhjeve e vendosjes se kryetareve te rinj ne bastionet e PD. A do i lirojne me deshire vendet e punes apo do te filloje nje lufte e dyte me kamikacet e PD?. Perseri anarshia do te triumfoje!!!!!

  21. ©KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Sot foli “Erdogani” nga Skrapari !
    Do vazhdoi te blej sistemin “raketor rus”.
    Te pergatitet per pasojat,do ti paguaj shtrenjte.

  22. Taulant says:

    Te paska zene frika Mero ty dhe regjimin moniste qe mbeshtet.
    Spaske lene faqe te gazetes Pa e mbushur me genjesjtra. Narkoshteti u kap me bar ne dore, si ato avjonet qe duheshin per te sperkatur mushkonjat.
    #EDHEUNE NUK VOTOJ.
    NGA NJE SOCIALIST

  23. ca me thane ju says:

    Botojini dhe komentet , qofte negative per veliaj, soreca,arta marku etj.

  24. Miti says:

    Kam vendesur tu lexoj si te vetmen nga krahu tjeter ,pikerisht per tu thelluar ende me shume tek metamorfoza e Kafkes,dhe jam ende ne mes rruge.Nuk e imagjinoni sa me sherbeni dhe nuk e keni idene sa defrehem ,ndersa lexoj cdo koment poshte cdo artikulli.Thanks,nga nje artist qe eshte mik ne nje ish artist

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *