Sherr masiv në Lituani, arrestohen 8 ushtarë britanikë

24 Qershor 2019, 20:44Kronika TEMA

Një grup prej 8 ushtarësh britanikë janë arrestuar pas një përleshje masive që ka shpërthyer në orët e para të së dielës në një zonë bregdetare në qytetin Palanga të Lituanisë.

Sipas medias lokale “15min”, disa nga ushtarët, u arrestuan pasi ishin në gjendje të dehur, ndërsa të tjerët për shkelje të rendit publik. Mbi rastin, mësohet se ka nisur edhe një hetim.

“Daily Mail” ka kontaktuar edhe Ministrinë e Mbrojtjes në Britani dhe rasti është konfirmuar, ndërsa ka nisur edhe një hetim.

Ushtarët nuk janë identifikuar dhe nuk dihet në cilin regjiment bëjnë pjesë, por “Daily Mail” shkruan se batalioni i këmbësorisë “3RIFLES” ndodhet në Lituani që nga fillimi i qershorit së bashku me trupa gjermane, lituaneze e polake, si kundërpërgjigje ndaj trupave ruse në rajon.

“Sjellja e tyre ka shkelur standardet e larta të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar. Mbi rastin ka nisur një hetim dhe nuk do të ishte e përshtatshme të komentohej më tej”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje