Tifozët të alarmuar me Partizanin “italian”: Të keqen e Skënder Gegës!

24 Qershor 2019, 18:25Sport TEMA

Është tepër shpejt të flitet, por tifozët kanë nisur të dyshojnë vetëm pak javë pasi festuan si kurrë ndonjëherë.

Ata përjetuan fitoren e titullit nga Partizani, pas 26 vjetësh, veçse nuk janë aspak të sigurt sesi do të jetë e ardhmja, tani pa ish-trajnerin Skënder Gega. Një goditje e madhe ishte humbja e rëndë në miqësoren e parë të verës, 1-5 ndaj Sarajevos, luajtur në Slloveni.

Natyrisht, ishte thjesht një miqësore, por shifrat ishin tepër të thella, ndonëse kundërshtari ishte kampion i Bosnjë-Hercegovinës, dhe të dyja skuadrat bënë zëvendësime.

Tifozët kaluan në akuza dhe sulme në faqen zyrtare të klubit në FB.

Ata dyshuan seriozitetin e luajtjes së ndeshjes, u tallën me faktin se u shënua një gol nga të kuqtë, dhe shprehën dyshime të qarta nëse trajneri i tanishëm, Franko Lerda, do të dijë të jetë në nivelin e Gegës, të paktën përsa i përket rezultateve, shkruan Sfidanti.

Për kampionen boshnjake shënuan Tatar, Ahmetoviç, Shishiç dhe Mustafiç, ndërsa për shqiptarët golin e vetëm e realizoi Reinaldo Kalari. Duket se trajneri Lerda do të ketë punë të madhe për të bërë që të krijoi skuadrën që ai mendon.

I prezantuar pak ditë më parë dhe i mbështetur fuqishëm nga drejtori i përgjithshëm i klubit, Olsi Rama, ai do të duhet të tregojë veten se mund t’ia dalë në Shqipëri, ndërsa disa paraardhës të tij nga Italia dështuan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje