Arrihet marrëveshja paraprake, Neymar pranon ulje page te Barça

25 Qershor 2019, 18:16Sport TEMA

Akord paraprak mes Barcelonës dhe brazilianit Neymar. Ky është titulli kryesor i gazetës katalane “Sport”, e cila është shumë pranë klubit “blaugrana”.

Sulmuesi 27-vjeçar ka pranuar të kthehet te Barcelona me një kontratë 5-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 24 milionë euro në sezon, shifër kjo njeshëm më e ulët se paga që përfiton te PSG (37 milionë euro). Ose më mirë, një shprehje e qartë e vullnetit të O’Ney, për të përqafuar sërish Messin me shokë.

Përveç kësaj, lojtari do të tërheqë gjithashtu kërkesën prej 26 milionë eurosh për një mosmarrëveshje të mëparshme me klubin “blaugrana” lidhur me një bonus mbi kontratën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje