DETAJET: Ngjarje e rëndë në Vlorë, burri vret me levë gruan 40-vjeçe

25 Qershor 2019, 13:51Kronika TEMA

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, ku burri ka vrarë me levë gruan e tij.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur pak para orës 13:00, ku pas një konflikti në familje dyshohet se shtetasi Lavdosh Sulo, 56 vjeç, ka goditur me mjet të fortë (levë hekuri) bashkëshorten e tij 44-vjeçare, shtetasen Laureta Sula.

Ngjarja ka ndodhur pak metra larg banesës së çiftit, në servisin e automjeteve në pronësi të tyre.

44-vjeçarja u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, për shkak të dëmtimeve të marra në orën 13:30, njofton spitali se ka ndërruar jetë.

Mësohet se ka qenë vetë autori i krimit të rëndë, i cili ka njoftuar policisë dhe më pas është arrestuar.

Njoftimi i policisë:

Në orën 12:52, në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, pas një konflikti në familje dyshohet se shtetasi L. S., 56 vjeç, ka goditur me mjet të fortë (levë hekuri) bashkëshorten e tij 44 vjeçare L.S.

E dëmtuara u shoqërua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës por për shkak të dëmtimeve të marra në orën 13:30, njofton Spitali se ka ndërruar jetë.

Policia ka shoqëruar menjëherë bashkëshortin, shtetasin L.S., si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen për të cilin po vijojnë veprimet e mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave. (TemA)

1 komente në “DETAJET: Ngjarje e rëndë në Vlorë, burri vret me levë gruan 40-vjeçe”

  1. askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten......[PLATO] says:

    nje tjeter sunit gjaxor i shtohet black list-es se krimineleve jetemarres te grave……………….ptuuuuuuu,fare e ndyre arabe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje