FOTOT: Doni të dini ku është kjo mrekulli shqiptare?

25 Qershor 2019, 09:02Turizëm TEMA
FOTOT: Doni të dini ku është kjo mrekulli shqiptare?

Nga Alma Nikolli

Filtrat e Instagramit janë të pafuqishme para mrekullisë së quajtur Vuthaj. Para një pamjeje mbreslënëse sytë ndihen gjysmakë, do të donin një kënd shikimi 360 gradë. Sipas profesor Eqerem Çabej, Vuthaj vjen nga fjalët: “I vutë”, “i përvutë”, tokë e rrafshët. Megjithatë, duhet të kalosh përmes doganës së Malit të Zi për të vizituar Shqipërinë.

Kanë tentuar ta “s(k)llav-ërojnë” Vuthajn duke e quajtur “Vusanje” por shqiptarizmin ndër shqiptarët e asaj treve e dallon menjëherë. Aty ndihesh më patriot teksa të duan vetëm prej faktit se vjen nga nëna Shqipëri. Majfton që flet shqip dhe gjithkush të përshëndet.

Shqiptarizmin e gjen te Binaku. Burri malësor i urtë e i mençur që di çdo sekret të maleve të larta që rrethojnë Vuthajn. Ai na shoqëron drejt malit të Jezercës duke na treguar të fshehtat e asaj zone. Mbi dëborën e pashkrirë në qershor, në një sipërfaqje të pjerrët që ne na ngjall frikë, ai ecën si mbi asfalt. I qetë e me kryet lart, thith ajrin si një shqiponjë.

Po aq e dashur sa shqiptarët e “Shqipërisë së Malit të Zi” është edhe natyra. Bujare sa më s’ka. Lule dele të stërmëdha për kurora, burime të akullta, flutura lloj-llojëshe, lule që nuk i gjen as në dizenjot e fustaneve më kreative, dredhëza të ëmbla e krenare.

Asnjëra nuk ka formën e tjetrës, secila e rritur në terezi të vet, BIO si thuhet këtej nga qyteti. Në Vuthaj zgjohesh me cicërimën e zogjve që nuk flenë kurrë. Vetëm këndojnë.

Prej Vuthajt drejt Jezercës nuk më ra asnjëherë në mendje Tirana. As fakti se përse nuk ka valë celulari, mendja të ndalon. Është natyra që komandon. Falë Zotit në ato shtigje njeriu nuk ka lënë shenja. Asnjë mbeturinë!

Mrekulli! Kaq! Kjo është fjalë më e shpeshtë që thotë kushdo që sheh këtë vend. Fjalët e mia nuk mjaftojnë as për të përshkruar një burim uji që të mpin duart nga ftohtësia por të shuan etjen e freskon shpirtin. Ai vend nuk mund të thuhet me fjalë, as me fotografi, thjeshtë merr frymë përballë Jecercës kryelartë të veshur me dëborë dhe më kupton.

Pasi fillova të publikoj fotografitë “mrekulli” shumë miq më pyetën: Si shkohet në Jezercë?

Dhe ja një guidë e vogël:

Shkodër

Tamarë

Lepushë

Vuthaj

Ndalu në stanin e Vuthajt dhe fluturo drejt malit. Mos më falendero për sugjerimin, thjesht gëzoju natyrës dhe pafuqisë së njeriut para saj.

7 komente në “FOTOT: Doni të dini ku është kjo mrekulli shqiptare?”

  1. lilo says:

    Keto quhen krojet e Ali Pashes.Dhe nuk ka pse te mos jene te tilla, sepse vendi yne ka qene i bekuar. Tani ato quhen me te drejte ” bjeshke te bekuara” dhe jo ” te namuna”.Me pak fjale mund te thuash ” bej te jetosh”!

  2. ben says:

    Javen qe kaloi, pata nje fundjave te mrekullueshme ne Lepushaj. Ajri i paster dhe ushqimi tradicional, pa llogaritur mikpritjen tradicionale te banoreve te zones. Kam frike se natyra e mrekullueshme do te prishet nga masivizimi i turizmit, pasi shenjat e para i pashe ne mbeturinat e hedhura vend e pavend. Nuk pashe nje kosh per mbeturinat, te cilat duhet te vendosen urgjentisht prej operatoreve turistik dhe bashkite lokale. Vecanerisht, bashkite e atyre zonave, ne vend qe te harxhojne kohen ne Tirane neper demostrata pa kuptim, per te mbriojtur Lulin me Monen dhe Saliun me Ilirin, te fokusohen ne ruajtjen e mjedisit, pasi Shqiperia na perket te gjithe neve, qytetareve te saj. Natyra eshte nje pasuri kombetare qe duhet ta ruajme per brezat qe do vijne.

    1. Saliu says:

      Ben me dukesh si trap kur flet keshtu se ne pushtet jane Rama me shoke dhe jo Luli me Monen qe kene vetem celsat e kashtes per te mbrojtur mjedisin.

  3. durresi says:

    Po ti paske ardhur me makine mi shoqe. A te lumte …. ty.

  4. kodrasadikit says:

    Vuthaj e malsi vende shqiptare te okupuara nga Mali i Zi !!

  5. Mona says:

    Mire qe ai Binaku ka jetuar aty ku eshte se po te qe kendej kufirit do t’i kishte dale shpirti nga puna enkooperativen bijqesore, ne mos do ishte denuar si i lidhur me reaksionin.

  6. Maqedonsi says:

    Mona ta knofte malazezi i gjate apo dhe serbi i shkurter e ta shikosh, te dalshin syte toptha jo Si keta Brenda kufirit qe se Kane shiju se i mbylli Enveri.

    Hajt ruspo e vjeter, aty me rri, me bisht ngritur e me buze ne Gas.
    Draga moja

    Ishalla nje termeti Si ne bahcallek apo ne diber

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje