FOTOT/ PS e vendosur për 30 Qershorin, Etilda Gjonaj: Ditët më të mira janë përpara, fokusi kryesor gjenerata e ardhshme

Pavarësisht retorikave politike mazhorancë-opozitë, Partia Socialiste duket e vendosur për të zhvilluar procesin zgjedhor të 30 Qershorit.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka qenë e pranishme në njësinë 7 të kryeqytetit ku ka zhvilluar një dialog të zgjeruar me banorët e kësaj zone.

Ajo ka shkëmbyer një serë bashkëbisedimesh me grupmosha të ndryshme, ku ka dëgjuar shqetësimet, sugjerimet por edhe vlerësimet e tyre.

Teksa thekson rëndësinë e datës së zgjedhjeve, Gjonaj siguron se prespektiva e qytetarëve gjendet përpara.

“U mblodhëm të gjithë #Bashkë në sheshin pranë 🏫 Shkollës “Dhora Leka” në Njësinë 7, ku flasin vetë si dëshmi punët konkrete të bëra nga#BashkiaTiranë.

 Fokusi kryesor i punëve të mira në këtë zonë ka qenë për gjeneratën e ardhshme të qytetit, fëmijët 👭.

 Edhe më shumë besim se ditët më të mira janë përpara!

#30Qershor🗳

#PartiaSocialiste🌹”, nënvizon ministrja Gjonaj në rrjetin social Facebook, duke ndarë edhe disa fotografi të takimit. (TemA)

 

3 komente në “FOTOT/ PS e vendosur për 30 Qershorin, Etilda Gjonaj: Ditët më të mira janë përpara, fokusi kryesor gjenerata e ardhshme”

  1. Shqiptar shqiperie says:

    Sa me pelqen kjo zonje e fisme, e komunikueshme qe rrezaton mencuri dhe embelsi kur flet

  2. Ton says:

    Me kte gjenerata ardhshme nuk jam dakort….po neve? Pyeta dike kush eshte gjenerata ardhshme e di si me tha…ata qe nuk kane lindur…no per gje por vetes ja kane siguruar te ardhmen qe tani….ne duhet te presin…..xhanem ne nuk pritem po jemi ne Europe…po mjere te afermit e shoket tane.

  3. Qytetari says:

    Bravo Ministrja Gjonaj, jemi me ju. Respekte per figuren tuaj

Lini një Përgjigje te Ton Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *