Hard Brexit te industria e makinave: Flitet për një kosto prej 50 mijë paund në minutë

25 Qershor 2019, 15:07Bota TEMA

Industria automobilistike e Britanisë mund të humbasë 50,000 paund në minutë, nëse vendi del nga Bashkimi Europian pa marrëveshje tregtare, pasi barrierat në kufij do të lënë fabrikat pa pjesët që i duhen, sipas grupit të lobimit të industrisë në Mbretërinë e Bashkuar.

Shoqata e Prodhuesve dhe Tregtarëve të  Makinave (SMMT), deklaroi se modeli i prodhimit në kohë i industrisë do të shkojë drejt kolapsit, me një ndikim negativ prej 70 milionë paund në ditë, në skenarin më të keq.

Ndërkohë që Boris Johnson është kthyer në kandidatin kryesor për të zëvendësuar Theresa May, gjasat e daljes pa marrëveshje janë shtuar.

Shoqata deklaroi se “hard Brexit” përbën një rrezik të dukshëm dhe shton se detyra e parë e kryeministrit të ardhshëm është sigurimi i një marrëveshjeje tregtare.

Nga ana tjetër, sigurimi i një marrëveshjeje të favorshme me Bashkimin Europian, mund t’i japë industrisë së makinave në Britani 20 miliardë paund.

Industria e makinave në Britani ndodhet në vështirësi, ndërkohë që fabrikat kanë ulur prodhimin. Ford po planifikon të mbyllë fabrikën e motorave në Britani, ndërsa Honda po mbyll gjithashtu një fabrikë pranë Londrës, që punëson 3,500 persona.

Nissan planifikon të ndalojë prodhimin e modelit X-Trail në Veri të Anglisë.  Planet e ndalimit të prodhimit pas datës 29 Mars, që ishte afati fillestar i  Brexit, solli një rënie të prodhimit në muajin Prill me 45%.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje