Ish - aleati i Bashës: Plaçkaxhinjtë e Shqipërisë më thonë të mos votoj, ndërsa SHBA dhe BE po më thonë të votoj. Që në 30 qershor s'ka zgjedhje është po aq e vërtetë sa më 16 shkurt ka rënë Rama

25 Qershor 2019, 11:01Politika TEMA

Ish-aleati i Lulzim Bashës, Arian Galdini përmes një postimi në rrjetin social Facebook shprehet se do të votojë më 30 Qershor pasi kjo është një e drejtë kushtetuese e përkrahur edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian.

Ai i konsideron si “plaçkaxhinj të Shqipërisë” ata që bëjnë thirrje për bojkot.

Do votoj në 30 qershor.

Sepse jam kundër Edi Ramës dhe Leshkovetes së tij në krye të Bashkisë së Tiranës.

Do të votoj sepse jam kundër të gjithë Anëtarëve të Klubit të Plaçkaxhinjve të majtë dhe të djathtë të politikës shqiptare.

Do të votoj sepse nuk u besoj idealizmave e sovranizmave të plaçkaxhinjve, kushdo qofshin, majtas e djathtas.

Do të votoj sepse është e drejta ime kushtetuese.

Do të votoj, sepse plaçkaxhinjtë e Shqipërisë po më thonë të mos votoj, ndërsa SHBA dhe BE po më thonë të votoj.

Mes plaçkaxhinjve sovranistë e idealistë të Shqipërisë dhe Perëndimit, unë zgjedh Perëndimin”, nënvizon Galdini.

Ai shton se “Që në 30 qershor nuk do ketë zgjedhje, është po aq e vërtetë sa në 16 shkurt ka rënë Rama”

12 komente në “Ish – aleati i Bashës: Plaçkaxhinjtë e Shqipërisë më thonë të mos votoj, ndërsa SHBA dhe BE po më thonë të votoj. Që në 30 qershor s’ka zgjedhje është po aq e vërtetë sa më 16 shkurt ka rënë Rama”

  1. ???? says:

    EDHE UNË DO VOTOJ , MË 30-QERSHOR !

    1. Peza says:

      Kush e do Shqiperine e jo partine duhet te votoje ne 30 qershor!
      Ne se nuk voton i jep te drejte Rames te behet super DIKTATOR dhe Bashes i jep te drejte qe te mburret se po me mbeshtet populli!
      Pra mos votimi eshte kunder Shqiperise,por me nje kusht:
      -Ne se do Shqiperine mos voto per PS-ne dhe Ramen,qe ta kuptojne se nuk kane me mbeshtetjen e 1 milion votave sic na mashtruan dikur!
      Pra ftoj ne votime te gjithe shqiptaret,qe t’u tregojne politikaneve edhe mew vote se sa jeni pro tyre!
      Me dhune kunder qendrave te votimit,per me teper duke dhunuar vellezerit tuaj shqiptare qe duan te votojne ju beni punen e ARMIQVE TE SHQIPERISE,qe duan te na percajne me shume duke na cuar drejt luftes civile!
      UJKU MJEGULL DO!
      VOTONI per kandidatin dhe partine qe gjykoni!
      Nga mos votimi perfiton vetem DIKTATORI RAMA!
      Te gjithe ju mbeshtetesit e deri tanishem te Bashes,qe therritni “Rama ik”,kete gje do ta realizoni vetem me pjesemarrjen tuaj ne votime duke votuar kunder tij!
      Ndryshe dhunen jo vetem nuk do ta njohe bota,por do t’u cilesoje si terroriste!

    2. Peza says:

      Kush e do Shqiperine e jo partine duhet te votoje ne 30 qershor!
      Ne se nuk voton i jep te drejte Rames te behet super DIKTATOR dhe Bashes i jep te drejte qe te mburret se po me mbeshtet populli!
      Pra mos votimi eshte kunder Shqiperise,por me nje kusht:
      -Ne se do Shqiperine mos voto per PS-ne dhe Ramen,qe ta kuptojne se nuk kane me mbeshtetjen e 1 milion votave sic na mashtruan dikur!
      Pra ftoj ne votime te gjithe shqiptaret,qe t’u tregojne politikaneve edhe me vote se sa jeni pro tyre!
      Me dhune kunder qendrave te votimit,per me teper duke dhunuar vellezerit tuaj shqiptare qe duan te votojne ju beni punen e ARMIQVE TE SHQIPERISE,qe duan te na percajne me shume duke na cuar drejt luftes civile!
      UJKU MJEGULL DO!
      VOTONI per kandidatin dhe partine qe gjykoni!
      Nga mos votimi perfiton vetem DIKTATORI RAMA!
      Te gjithe ju mbeshtetesit e deri tanishem te Bashes,qe therritni “Rama ik”,kete gje do ta realizoni vetem me pjesemarrjen tuaj ne votime duke votuar kunder tij!
      Ndryshe dhunen jo vetem nuk do ta njohe bota,por do t’u cilesoje si terroriste!

  2. Dash says:

    Me llogjike kjo , sje dakort po do respektosh ligjet , ai qe ste pelqen hiqet vetem me vote ! …perndryshe mbetem afganistan tere jeten……

  3. VOTUESI says:

    Shko voto dhe mos u be si i zgjuar! Kohe e humbur kur ke qene aleat i plaçkaxhinjeve.

  4. Nertila says:

    Do votoj ne 30 Qershor jo per aresyet qe thote ky delenxhi i te gjitha flamureve, do te votoj per femijet e mi dhe Shqiperine, qe eshte mbi gjithcka.
    Votoni per vehten tuaj, votoni kandidatin qe i ka ndruar faqen qytetit ku jetoni.
    Mos harroni votoni ne 30 Qershor.

  5. naimi says:

    kemi fat qe ne tirane ka zgjefhje mes te keqit dhe tjetrit. ne 30 bashki faktikisht nuk ka zgjedhje, por votime. atyre cfare ju sugjeron?

    1. Grigor says:

      Ne çdo vend behen votime. Ti shko ushtroje te drejten tende te votes. Po nuk te pelqeu kandidati socialist, beje voten te pavlefshme ne shenje proteste, madje mbushe fleten me nje deklarate, Po deshe.
      Ne kete menyre, si demokrat qe je, vota jote nuk shkon per PS, por edhe nuk shkon per Lul Trapin.
      Me nje vote te tille ti proteston.
      Po qe se ne nje zone Jane me shume vota te pavlefshme se sa ne favor te kandidatit socialist, athere ju demokratet e keni treguar me vote protesten tuaj ndaj sistemit zgjedhor, por edhe ndaj idioteve te PD.

  6. naimi says:

    kemi fat qe ne tirane ka zgjedhje, mes te keqit dhe tjetrit. ne 30 bashki faktikisht nuk ka zgjedhje, por votime. atyre cfare ju sugjeron?

  7. FLUTURA says:

    Edhe une do votoj per Erjon Veliaj ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje