Meta dje dhe sot: Si u zbyth presidenti nga gjërat që kishte thënë vetë

“Jam i gatshëm për të dyja ekstremet. Që nga dorëzimi i mandatit tim si president pasi të sigurohem që vendi ka një zgjidhje politike parimore, kushtetuese, solide që e çon përpara, e deri tek sakrifikimi i jetës sime si Salvador Allende për të ndaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas”.

Kështu shprehej Ilir Meta vetëm 3 muaj më parë, konkretisht në 20 mars të këtij vitit.

Në atë kohë ai ishte i gatshëm, jo vetëm të hiqte dorë nga mandati i tij si president, por edhe të vetësakrifikohej si Salvador Allende.

Deklaratë kjo që shokoi opinionin publik pasi menduan se vërtetë Meta do të vriste veten si presidenti i Kilit rreth 50 vjet më parë.

Por të qetësohen të gjithë se kjo nuk ndodh. Ilir Meta ka ndryshuar 100 % qëndrim. Jo vetëm që nuk do të sakrifikohet por as nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen. Këtë e tha vetë të martën kur u pyet nga gazetari Thimi Samarxhiu.

“Duke u kthyer te nisma e Parlamentit për shkarkimin tuaj. A nuk mendoni se mbase është më korrekte dhe më e ndershme, jo për të qenë pjesë e historisë, sepse ju do të mbeteni pjesë e historisë – për mirë apo për keq kjo mbetet për t’u parë – të jepni dorëheqjen, të largoheni me nder nga kjo detyrë se sa të jeni pjesë e gjithë kësaj farse që po bëhet në Shqipëri?”.

Ishte kjo pyetja e gazetarit  nisur nga vendimi i maxhorancës për të shkarkuar presidentin për shkelje të rëndë të Kushtetutës, dhe përgjigja e tij ishte se nuk do të dorëhiqet. “Bashkë do jemi këtu deri më 24 korrik 2022”, tha ai duke i dhënë nje mesazh maxhorancës dhe nismës së saj për ta shkarkuar.

Vetëm 3 muaj më parë ai thoshte: “Ilir Meta është i përgatitur dhe është i gatshëm për të dyja rrugët sepse asnjëherë, pavarësisht nga ambiciet e tij, nuk ka rrezikuar dhe nuk mund të pranojë të rrezikojë as për karrigen e tij, dhe as për ambiciet e tij, as Shqipërinë dhe as demokracinë në Shqipëri”.

Por çuditërisht të gjitha vendimet e tij të fundit tregojnë përpjekjet e dëshpëruara të një njeriu të kapur fort pas karriges dhe pushtetit dhe që për hir të ambicieve të veta është i gatshëm që t’i vërë flakën KZAZ-ve dhe gjithë vendit.

Këtë e tregoi me dekretin e tij për anulimin e datës së zgjedhjeve, një dekret i firmosur pas asnjë konsultë dhe pa asnjë kërkesë nga partitë politikë të opozitës, të paktën zyrtarisht. Ai dekret solli kaos në vend dhe nxiti aktet e dhunës ndaj Qendrave Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve.

Një dekret të cilin presidenti e njoftoi duke përdorur sloganin e protestave të opozitës në mënyrë krejt të njëanshme dhe në kundërshtim të plotë me kompetencat që i njeh kushtetuta.

Presidenti ka  theksuar se gjithçka po e bën që vendit t’i çelen negociatat, por situata e krijuar në vend pas daljes së këtij dekreti shtyu më tej negociatat, ndërsa i gjithë faktori ndërkombëtar ka dalë kundër vendimeve të Metës.

I vetmi që nuk e sheh këtë është presidenti i cili vazhdon ta sulmojë faktorin ndërkombëtar që i kujton herë pas herë zgjedhjet në Kore apo në Kinë.

Duket qartë se vendimi i Kolegjit Zgjedhor (një gjykatë e ngritur si rezultat i Kodit Zgjedhor të miratuar me konsensusin e palëve) i jep të drejtë maxhorancës që të vazhdojë me zgjedhjet dhe këtë Meta e di se s’mund ta pengojë dot, pavarësisht retorikës së tij e cila ashtu i dekreti është nul.(Realstory)

REMOTE_ADDR:[]

10 komente në “Meta dje dhe sot: Si u zbyth presidenti nga gjërat që kishte thënë vetë”

  1. Kris says:

    Per nje gje jam i sigurte! Te kishin fituar Sala me Liken zgjedhjet Edi Rama ishte sot ne burg! Rama nuk eshte kriminel si keta te dy.
    Larguhu Like te shpetosh koken bashke me Saliun dhe te dy te tjeret Lulen dhe Monon!

  2. LulBerishMona dhe nje president koke lope! says:

    Kane hallin e vetes dhe te pasurive te tyre se familjet i kane jashte! Si Luli, si Besrisha, si Meta!
    Si duket laku eshte ngushtuar aq shume saqe vetem po te digjej Shqiperia mynd te kene nje Shprese shpetimi.
    Ose siduket e kane pare kodin penal qe per djegien e Shqiperise denohesh me pak se per korrupsin.

  3. biks says:

    Ilir FLORIRI a e degjon se cfar thot DASH, jo DASH Shehi se ai rri dru dite e nate por DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT……

  4. Taraboshi says:

    Zotit President e RSH.Ke dhene sot nje interviste si me kene presidenti i Korese se Veriur.se ti na qenke koka e Zeusit qenke mbi oerg Socialiste dhe nen opoziten tende te preferuar duke i kerkuar shumices qe te terhiqet ndersa Basha dhe Mona ne sulm para per pengimin me cdo kusht te reformes ne drejtesi.
    Ne qe jemishumica dermuase e ketij vendi.sipas teje.jemi te padijeshem dhe me brockullat tuaja.do te mashtrohemi.Jo Z.President.se ne jemi ato qe te mesuam a.b.c qe ti te shkruash dhe ne jemi ato qe kur ti hyre ne politike ne ishim lodhur me te dhe tani na thua.Hajde baba te te tregoj kufijt e ares.
    Shqiperia nuk ka anarshi.A narshia eshte ne mendjentende dhe ne shtepine tende.Qe ka gati 30 vjet qe te njohim.edhe gjate gjithe kesaj kohe
    ti si familje keni punuar vetem per veten e familjes tende.Ketij vendi gjithe mone ketij vendi i keni sjedhe trazira..me krijimin e LSI se dolei humbur.Me veprimet e tuaja as mish as peshke dhe deri ne fund me pseudo dekretin tend per anolimin e dt.zgjellore ku opozita jote ju pergjigj me nje here destabilizimit te vendit du prishur KZ TE Votimeve.duke bllokuar rruget per levizjen e KM .E shume veprime te tjera destabilizuese.

  5. Edi says:

    KY KA PROBLEME MENDORE NUK ESHTE E LEHTE TA KALOSHE ATE PJESE TE JETES QE I KA NGELUR NE BURGE..

  6. ZOROOS says:

    DEKRET
    PER LARJEN E FAJEVE NGA KOKA IME DHE DEMEVE POLITIKE TE BERA MAZHORANCES PA FOLUR PER DEMET
    KOLOSALE QE I BERA SHQIPERISE
    DEKRETOJ
    NGA DATA 26 06 2019 DERI 1 07 2019 ME MBARIMIN E VOTIMEVE TE PA NJOHURA NGA UNE SI PRESIDENT POR TE LIGJESHME TE NDALOHEN TE GJITHA PROTESTAT TIP MAFJOZE TE OPOZITES TE CILEN E NDIHMOVA AQ SA MUNDA POR RAMA ME PENGOI DOMETHENE NDIHMOVA VETEN TIME DHE CIZMEN SE KEMI FRIKE NGA DREJTESIA
    VEPRIMI ME I VOGEL NE KUNDERSHTIM ME DEKRETIN DO KONSIDEROHET SHKELJE E KUSHTETUTES
    VENDIMI DOLI DJE NE FLETOREN ZYRTARE NR 20944 DATE25 06 2019
    PER PRESIDENCEN UNE KOMANDANTI I FORCAVE TE ERRTA ANTI SHQIPETARE
    ILIRS MEHAS NGA BISHTI I PALLES DORA VETE AUTOPRESIDENT

  7. Aldo says:

    O Ilir I 280 kg flori dhe CA miliard eurove.
    Ti rri me ate karrige qe mos te ti konfiskojne keto pasuri, se per popullin e kombin to see rruan fare.

  8. Ujku Plak says:

    Komsomolas te Ri pjerdhjes !
    E kuptoni se ku e ka çuar PS -ne Edi Kokaina , a e dini ju se si zjen Ripjerdhja .
    E shikoni se si po e shtyn kupola Socizliste Edi Ramen ne aventure vetem dhe vetem qe neser te thone :
    Jo. Ne nuk kishim faj sepse ai bente ne koke te vehte , prandaj ai e ka mare vete pergjegjesî’ne .
    Ju vertet mendoni se do te kete Zgjedhje ne 30.6.2019 derisa dhe vete PS-ja e ka shpallur ne Gazeten Zyrtare te Qeverise .
    Si nuk komentoi njeri me mendje dhe te jape mendime se si do te delet nga kjo gjendje .
    Pse vete PS-ja nuk e di qe METËS i rruan to.et dhe jo ta rrezoje .
    Meta ka vepriar brenda korrnizes kushtetuese dhe brenda Vakumit Ligjor qe i jep Kushtetuta dhe mungesa e Gjykates Kushtetuese , e cila do 1 vit te krijohet por vetem me pjesmarrjen e Opozites .
    Le ta zeme se Rama shkon ne zgjedhje ne 30.6.2019 por ato zgjedhje nuk do njihen kurre nga Opozita e cila Kurre nuk ka qene kaq Komode dhe e Avantazhuar qysh nga 1991.
    Kishja dhe 1 Pyetje tjeter .
    Pse nuk artikulohet hapur USA e cila ka sjelle ne Tirane nje punonjese te rendomte , pse nuk artikulohet Gjermania dhe Franca si dhe Anglia .
    Pse ?
    Shtyrja e zgjedhjeve nga Meta me se shumti i konvenon Rames per te fituar kohe ndaj rrebeleve te tij te Cilet , te Cilet ja kane Hedhur Litarin ne fyt dhe po ja shterngojne pak dhe nga pak .
    A ka sot Qeveria e Rames nje person te besueshem qe do te bisedinte si i barabarte me Perendimoret dhe do ti degjohej Fjala .
    Perndryshe o Komsomolas vazhdoni me Zhargonin tuaj te Sharjeve , mos dhenien. Nje mendimi te pjekur
    Ah . Desh harruva
    Dacibaot , mos i harroni por i vazhdoni panderprerje

  9. Realisti says:

    KY KA SHKU PER LESH.
    NUK ESHTE KOLLAJ E SDO MEND SHUME.
    PRESIDENTE QE SJA VAR GRUAJA E VET.
    AI SI DEL ZOT FAMILJES SE TIJ ….
    MJERE SHQIPERIA.

  10. Taraboshi says:

    Qe eshte politika kurve kete e kemiditur .por qe qenka karakurve kete nuk e kemi ditur.Kjo ndolle vetem ne vendin tone.Si eshte e mujtur .Qe
    boterisht Berisha te theret Ilir floriri dhe ti shkon e puthe kembet.Sikurte lavderoj. Agron Dukes i thote Duka i krimit dhe ky shkon dhe ja puthe kembet.Kjo eshte mungesa me e madhe e karakterit te nje femije.le ma te njerezve qe e quajne veten burra shteti.Keto ne i quajme mut burra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *