Sekretari socialist: SHBA paralajmëroi opozitën të ndërpresë dhunën

I ftuar në Ditarin e orës 13:00, Alfres Peza, sekretari për Median në PS, u shpreh se opozita është paralajmëruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të ndërpresë filozofinë e dhunës, në rast të kundërt do të klasifikohet si organizatë e dhunshme.

“Menjëherë pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, ndërkombëtarët, BE dhe SHBA e dhanë gjykimin e tyre.

Nga ana tjetër, SHBA-të i kanë paralajmëruar liderët e opozitës së rrugës që të mos vazhdojnë me filozofinë e dhunës sepse do të klasifikohen si organizata të dhunshme.

Një hap i ndajnë organizatat e dhunshme në listën e zezë të DASH nga organizatat terroriste. Kjo do t’i çonte ata të dilnin jashtë sistemit politik”, u shpreh Alfred Peza në A2 CNN.

Më tej, Peza u shpreh se qytetarët janë të qetë dhe do të shkojnë në votime më 30 qershor.

“Qytetarët e kanë të qartë se 30 qershori është dita e zgjedhjeve, ndërsa kanë mbetur edhe 5 ditë deri atëherë. Asgjë s’po ndodh.

Kam idenë se qytetarët dinë të ndajnë hallet personale të një pjesë të lidershipit të opozitës së rrugës me hallet e tyre personale.

Partitë politike i ndaj në të mira dhe të këqija. Arsyet e nxjerra nga opozita nuk janë shkaqe, por janë pretekste.

Halli i opozitës është reforma në drejtësi. Ata ta harrojnë që nëpërmjet këtyre lojërave do t’i shmangen edhe drejtësisë”, tha Alfred Peza.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Sekretari socialist: SHBA paralajmëroi opozitën të ndërpresë dhunën”

  1. pergjim telefonash nderkombetaresh says:

    Ka pergjuar telefonat PS me ndonje aparature pergjimi?

  2. Lani says:

    me neverit kjo baxhella puppup kam me inat ket baxhellen e LSI. sesa keto kriminelat e PD..turp te ken jan versulur si cakej. ne reformen e drejtesise. ..sepse te gjjth kto monstra i kap drejstesia se kan here kerdin per hundesh do tju dalin mos u merzitni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *