Sikur të thoni ndonjë fjalë edhe për qytetarët, nuk do të bëni keq zoti Rama!

Nga Bledi Lumani

Të dielën, rastësisht u gjenda në mitingun e Edi Ramës në Përmet.

I ulur në një lokal aty ngjitur me sheshin ku mbahej mitingu, në pritje për t’u liruar rruga, për të shkuar drejt Bënjës, m’u desh të dëgjoja fjalimin e gjatë dhe të mërzitshëm të Ramës përpara një turme të fikur, të cilën e “ndiznin” disa dhjetra të rinj të importuar nga Tepelena, nga Tërmet Peçi.

Prisja të dëgjoja ndonjë premtim a ndonjë arritje të qeverisjes për Përmetin, por përveç “ujit 24 orë”, gjithçka tjetër ishte një retorikë boshe, që nuk iu drejtohej përmetarëve, por politikës së Tiranës.

Nuk dëgjova as kur do përfundojë By Pass-i i Fierit, as ai i Tepelenës, që do të shkurtonin rrugën për turistët e shumtë të huaj që mësyjnë Përmetin, ndoshta më shumë se çdo qytet tjetër në vend, për përfundimin e rrugës drejt fshatit të Bënjës, një prej më të bukurve në vend, që mban “gjallë” Përmetin me turistët e huaj që tërheq, as për ndonjë mundësi zhvillimi për zonën, për hapjen e ndonjë fabrike, për punësim, për nxitjen e bujqësisë a blegtorisë e të tjera gjëra si këto, që premtohen në fushata zgjedhore.

Jo, dëgjova vetëm për filxhanin e Monikës, për historinë e “dashurisë” së Ramës me Bashën, si Romeo e Zhulieta, që kryeministri e tregon në çdo takim, për hallet e Ramës me Metën, madje edhe se çfarë shkruante “Le Monde”, NYT”, “Guardian” etj, për sherret e tij me opozitën.

Asnjë fjalë për përmetarët hallexhinj, që me sy e veshë hapur, prisnin të dëgjonin ndonjë lajm për ta, jo se çfarë shkruante “NYT” e largët, për sherrin e Tiranës.

Dhe kjo nuk ndodhi vetëm në Përmet në fakt, por ngado që Rama ka shkuar, si një përsëritje e 2017-s, kur dhe atëherë, falë përçarjes që i bëri opozitës, Rama dilte qytet më qytet me “benevreke” e bënte gallata.

Këtë radhë s’ka nevojë as për batuta, se opozita ia bëri edhe më të lehtë, duke mos pranuar të hyjë në zgjedhje.

Tani është e kuptueshme që me mungesën e opozitës në zgjedhje, Rama nuk ka pse të premtojë gjë, pasi zgjedhjet i ka të fituara pa nisur.

Por, nëse mban takime elektorale dhe iu kërkon votën qytetarëve, mirë është të thuash edhe ndonjë gjë për njerëzit që të votojnë, se jo të gjithë kanë hallin si do vejë puna me Bashën, Kryemadhin apo Metën.

Ka dhe njerëz, dhe janë shumë, që mezi mbyllin muajin dhe duan punë.

Nëse nuk ke gjë për ta, rri më mirë në Tiranë e shiko filxhanin gjithë ditën. Trego dhe ndonjë histori me Romeo e Zhulietë.

REMOTE_ADDR:[]

26 komente në “Sikur të thoni ndonjë fjalë edhe për qytetarët, nuk do të bëni keq zoti Rama!”

  1. naimi says:

    jo mor, po per belulin kush do flase pastaj?

    1. Bledi po ty kush ta ka dhene punen? Qeveria? says:

      Bledi po perse i kerkon Rames pune per njerezit. Nuk jemi me ne komunizem. Eshte market economy. Njerezitv punesohen nga lulezimi i privatit. E vetmja qe mund te marre ne pune shteti jane disa rruge qe mund te ndertohen. Psh rruga qe lidh Permetin me Korcen, duhet bere sepse eshte ne nje gjendje shume te keqe. Bledi duket qe ty s’ta ka dhene Rama punen, apo jo? Ta paska dhene Berisha. Prandaj paske qene kaq indiferent ndaj fjalimit te Rames. Por kij parasysh qe ketu behet fjale midis shkaterrimtareve, krimineleve, hajduteve dhe atyre qe shiten Shqiperine (detin Greqise) si Berisha, Basha dhe Meta, qe ti dukesh qe i paske harruar, me kete njeri qe po nderton shtet dhe Shqiperine dhe ja u tregojn fqinjeve kufirin tek thana. Bledi, njerezit kane sy dhe veshe dhe kuptojne shume mire se kush jane maskarenjte dhe kush eshte ai qe punon per Shqiperine. Nuk kane nevoje per komentet e tua te paguara.

  2. xhemal says:

    o gazetar i katundishtes sot flitet per te ruajtur gjera te cmuara,paqen,unitetin,stabilitetin shoqeror,shtetin ,ku shtetuten,demokracine,nga sulmet terroriste te nje grupi te marresh qe ideollogji te tyre kane dhunen e qe i njohim shume mire prandaj vota kete radhe eshte me shume se politike eshte patriotike prandaj kritika jote nuk ngjit

    1. Klimax says:

      Sigurisht qe ti, xhemal (me x te vogel), nuk je permetar! Kjo kuptohet sepse po te ishe, “katundishte” do te dukej gjithandej ne Shqiperi, pervec Permetit! Qytetin e bejne njerezit e civilizuar dhe jo barbaret o xhemal! Dhe permetaret jane ne radhe te pare njerez qe pervec gjuha e folur nuk i lidh ndoshta asgje tjeter me dy-kembeshat anembane republikes!
      Ti na thua se ky sharlatani me poture perpiqet per te ruajtur “gjera te cmuara” ……!!! Dhe une te pyes, kemi 30 vjet “demokraci”, a kemi paqe, unitet, stabilitet shoqeror, shtet, kushtetute, demokraci, mireqenie, punesim, arsim, shendetesi, etj, etj? Ku eshte ndryshimi i bandes se kooruptuar berishiane, hajduteve, vrasesve, barbareve e kanibaleve te saj me banden e sotme te sharlatanit te “rilindjes”?
      Vota pervecse eshte ideologjike, eshte edhe nje shprese apo interes personal, familjar dhe shoqeror, por kursesi patriotike! “Vota patriotike” sepse me kujton periudhen e shtetit totalitar “vota jote plumb per armikun”!

  3. Tonini says:

    Mire e ke ti ,mor Z.Blendi,po shko pyet ne tepelene,Fier,Vlore,Belsh,Puke,Tropoje,Kruje etj.,se ma do mendja do mesosh dicka,po keshtu eshte kur vini gomarin para kalit

  4. Ralda says:

    Nga Katundishta qenka ky moreee????
    Lum per lume…!

  5. John says:

    Bravo dhe per ty por dhe per Meron qe ta botoi.

  6. FLUTURA says:

    Stabiliteti politik eshte guri i themelit te zhvillimit ekonomik te vendit. Prandaj po u fole permetareve per kete gje i ke thene te gjitha. Sigurisht qe kudo qe shkon Kryeministri duhet te dergoje nesazhe ngado, per kete pune eshte kamera atje….

  7. faro says:

    Si shumë qenke mërzitur nga Rama, t’i vetë si person. Ne të tjerët, fatmirësisht, nuk jemi mërzitur, por shpresojme,madje shumë, nga kthesa e madhe që presim të ndodhë me ne shqiptaret, fatmirësisht, të mbështetur fuqishëm nga euroatlantiket

    1. Petrit says:

      Me fal per injorancen po kush jane euroatlantiket ?

      1. Nul Noka dhe Paloka says:

        Mos bej ka pyetje te veshtira, o Petrit. Se pastaj do mbash pergjegjesi kur t’u bjere njerezve te fikët nga sikleti.

  8. ben ahmetaj says:

    Mire do ishte te na thoshte se cfare projekte ka ne plan me i dhene oligarkeve, apo te ashtuquajturve indiane

  9. gimi says:

    O . z..Lumani ne radhe te pare njerezit duhet te sqarohen perpara tju thuhen qellimet djallzore te presidentit me opoziten (Berishen , Lulin , Monen ) po ti ashtu si medjat tjera te kazanit qe ju sherbeni atyre dhe ku ne fakt sqarimet duhet ti beni ju . Dhe çfare punesh bene P.S ja ato shihen

  10. LUAN says:

    VEREJTJE ME VEND. NJEREZIT JANE LODHUR ME ATO QE PERSERIT RAMA KUDO QE SHKON. I KANE MESUAR PERMENDESH DERI NE NEVERI. OK, MIRE BEN QE FLET NDAJ FUNDERRINAVE POR DUHET TE TRAJTOJ DHE PROBLEMET E CDO QYTETI QE SHKON.

  11. Gryka e Kelcyres says:

    Haha lumani dhe klizmax mos u merzisni se ka akoma fushata te tjera dhe rama do flasi dhe per projekte po Shqiperine e shqyen sa nuk po vjen dot ne terezi keshtu qe uji 24 ore eshte shume i rendesishem. Ata turistet e shumte po vijne ne Permet ne saj te punes se Rames dhe permetareve punetore, keshtu prisni se nuk keni pare gje akoma nga Permeti.
    Suksese ne jete.

  12. Arben says:

    Kjo tregon se Ky njeri eshte ne fushate per te shpetuar pushtetin e vet . Thjesht merret me ata qe kane fakte plot per Rama eshte mashtrueS edhe duan te ia marrin pushtetin gje normale per opoziten. Rama po ben te njejten gje çka e ben çdo politikane kur ndajne se po humb pushtetin shanê Kundershtaret dhe thot “ket spo e bej pèr vete po per Shqiperine

  13. Arbeni says:

    Rama ka hallin e pushtetit . Çfarè prisni te ju premtoj njeriu i cili po lufton ta ruaj pushtetin?

    1. Nard Ndoka prej Puke says:

      Ore, ne e dime çfare halli ka Rama. Nuk presim te na tregosh ti se çfare halli ka nje njeri qe ka pushtetin. Problemi ketu eshte se çfare halli ke ti.
      Kete na e thua dot? Sepse une them se ti ke nje hall qe ta zgjidh ose Luli ose Monika. Po ti çfare thua?

  14. american16al says:

    50 vjet socializem krijuan kete hibrit njerezor qe nuk ben gje tjeter vec se ha (shkaterron) vehten e vet. Keshtu dhe shqipetaret nuk jane ne gjendje te ecin normal me problemet qe ka demokracia!!!!
    Asnjera pale nuk eshte ne binare por zbato ligjet e demokracise dhe ec perpara.

  15. Detari says:

    Shume bukur shkrimi, rama ngeli gjithe diten me fjalime per bashen dhe moniken vk.

  16. Realisti says:

    I DASHR BLEDI KE SHKRUAR SIKUR NUK JE NE SHQIPERI .
    JEMI NE EMERGJENCE …TE SHMANGET KONFLIKTI CIVIL.
    SALI SHPELLARI NUK TE LE TE MERRESH EDHE ME HALLET QE TI RRESHTON.
    TE JESH I BINDUR QE PS PO BEN E DO BEJ SHUME ME TEPER.
    TI NDIHMO TE ZBUTEN KAFSHET E EDUKUARA TE SHQUPI I SALIUT.

  17. selami says:

    Artikull shume i drejte qe duhet ti sherbeje Rames per tu ulur ne toke ! Te reflektoje dhe te flase per shqiptaret hallemedhenj dhe programet qe ka PS per te zhvilluar vendin dhe per te luftuar varferine! PS eshte shkeputur nga njerezit dhe keto lloj mitingjesh nuk i sherbejne afrimit me ta!

  18. Ledio says:

    Pasi te iki Sali Serbi edhe Like Hajduti, kam shprese edhe duhet do e mos qe te iki edhe ky corrape kuqi idiot. Duhet me do e mos qe te vendosen afate (max 8 vjet) qe dikush mund te jete , deputet, kryeminister, president , minister etje edhe pasi te jete audituar nga KLSH edhe organet e tjera te specializuara te inteligjences me pas mund te kunkuroje per poste me te ulta. Ndryshe nje Enver a nje Sali bije edhe nje Edvin vjen , edhe prap vazhdojme te jemi vendi i para fundit ne Europe( kemi mbrapa vetem Moldavine) per nga zhvillimi ekonomik, arsimi, inteligjeca, shendetesia , kultura etje. Keshtu duhet te matet nje politikan edhe nje shqiptar i mire e jo me llafe edhe me batutat boshe te ketij trapit.

  19. Trnakop says:

    Dje isha ne peshkim, nuk peshkova asgje tere diten, pastaj erdha ne shtepi dhe me kishte marre gjumi ka ora 20 ne mbremje, u zgjova e piva nje kafe, dhe dikund ka ora 23 e kam bere nje pordhe, dhe pastaj kam rene ne gjume prap.

    Pak a shume njejte ishte edhe ky tekst.

Lini një Përgjigje te FLUTURA Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *