VIDEO: Plagosi me thikë një polic dhe oficerin e gardës kombëtare, kundërpërgjigjen efektivët

Një sulm ka ndodhur në qendër të Groznit, në Çeçeni, ku një shofer plagosi me thikë një polic dhe një oficer të gardës kombëtare, ku më pas forca të shumta të policisë u vunë pas tij.

Ngjarja ka ndodhur gjatë të dielës, kur shoferi refuzoi t’ua tregonte patentën patrullës që iu afrua për ta legjitimuar.

Sulmuesi ka tentuar të arratiset, megjithatë forca të shumta të policisë përfshirë edhe qytetarë, filluan ta ndjekin duke u munduar ta ndalin para se ta vriste dikë.

E nuk kaloi shumë kohë dhe u dëgjuan të shtënat, ku më pas u konstatua se forcat e sigurisë e kanë qëlluar për vdekje. Sipas informatave të para në këtë aksion të policisë nuk ka pasur civilë të lënduar.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *