Zaganjori del para KPA-së, Komisioneri: KPK ka bërë interpretim të gabuar të ligjit, ja katër pasuritë e majme që nuk i justifikon dot

25 Qershor 2019, 13:24Kronika TEMA

Gjyqtari i lartë Xhezair Zaganjori ka dalë sot në Kolegjin e Posaçëm të Ankimimit ku Komisioni Publik ka dhënë argumentet për ankimimin e vendimit të KPK.

Në seancën e sotme, Komisioneri ka dhënë argumentet për ankimimin e vendimit ku nënvizon se s’ka burime për ta justifikuar pasurinë dhe në deklaratat vjetore ka vlera më të ulëta sesa realja.

“KPK ka bërë interpretim të gabuar të ligjit me rastin e Zaganjorit. 

Subjekti i rivleresimit ka katër pasuri në zotërim. I ka në bashkëpronësi me bashkëshorten.

 Zaganjori ka bërë deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë si dhe nuk ka burime të mjaftueshme financiare për ta justifikuar atë.

Në deklaratat vjetore ka deklaruar vlera më të ulëta sesa realja.

 Ndërsa në deklaratën e vettingut vlera e pasurive është më e lartë. Pra ka pasaktësi. 

Pasaktësitë në vlera reflektohen edhe në kontratat e shitjes, në të cilat vlera për apartament është 500 mijë lekë.

 Për dyqanin është përcaktuar 125 mijë lekë dhe vlera për bodrumin, 125 mijë lekë dhe për zyrën 125 mijë lekë. Nga aktet në dosje, nuk provohet burimi i ligjshëm për vënien e këtyre pasurive. Sa i takon transfertave monetare nëpërmjet bankës, nuk provohen një pjesë e tyre. 

Nuk ka paraqitur dokumentacion provues për barrën e provës dhe justifikimet e tij ngelin në nivel deklarativ. 

Në lidhje me burimin e ligjshëm të krijimit të të ardhurave për krijimin e pasurive të sipërcituara janë të ardhurat nga shitja e një apartamenti tjetër, të ardhura personale dhe të ardhura nga qiraja”, ka deklaruar Komisioneri Publik.(TemA)

9 komente në “Zaganjori del para KPA-së, Komisioneri: KPK ka bërë interpretim të gabuar të ligjit, ja katër pasuritë e majme që nuk i justifikon dot”

  1. Kaltra says:

    Largim nga sistemi i drejtësisë , sekuestrim të pasurisë dhe përballje me ligjin për korrupsion të hijenave të drejtësisë.

  2. emigrante says:

    nuk eshte burre ma i mire se ata te tjeret . Keshtu te shkoje bashke me te shumtit

  3. Adnani says:

    Keta hajdute, duhet ti jepen drejtesise reale dhe nuk mjafton shkarkimi i tyre. Ky eshte njeri prej atyre abuzuesve qe perpiqet te hedh lumin.

  4. Trimi says:

    E ha ky dhe rri Dvorani 100 miljonshi hahaha veting alla shqipo.

  5. Cuni i Vuk Karaxhicit ngs Vicidoli says:

    Sakeq , qe nuk arriti ta bente president te Shqiperise , bajraktari serb i Vicidolit !

  6. I vuajturi says:

    Keta jane ish te pa prekshmit dhe paprekshmerine jua garantonin kryebanditet Berisha&Meta dhe jo vetem, ne kembim te gjyqeve qe mbyllnin per interesat e tyre politike. Tani do ikin dhe do mbajne pergjegjesi per te zezat qe ju kane ber njerzve hallexhinje. Disa i pret plumbi.

  7. Pantera says:

    Akoma se kane futur brenda kete qelbesire ? Tre veta duhet te raseshin brenda perjete
    1 Fullani
    2 Llalla
    3 Zagonjari , dhe te tjere , por keta duhet te flakeshin perjete brenda ne burg ……nese per politikanet , qeveria kerkon spak dhe bkh , per keta kepushat jo , qe me e thjeshte , vetem kerkohen vullnet politik , keta jo vetem qe nuk i denuan , por i shperblyen , e keshtu s’ecet perpara dhe nuk behet fjale per drejtesi te barabarte…..nejse …presim…..

  8. Cecua says:

    Akoma merreni me kete marifetci te korruptuar? Nderkohe qe institucioni qe drejtonte po fundosej nga korrupsioni dhe mosrealizimi i detyrave, ky gjente kohe pa fund qe te merrej me lloj lloj “punesh” te tjera per te fituar para te “pastra”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje