Zgjedhjet vendore, Arta Marku urdhër Prokurorëve: Të gjithë në gatishmëri

Kryeprokuorja Arta Marku u ka dërguar një udhëzim prokurorëve lidhur me periudhën para dhe pas zgjedhjeve vendore.

Udhëzuesi ka për qëllim unifikimin e masave në prokuroritë me juridiskon të përgjithshëm, si për verifikimin e integriteti të kandidatëve të zgjedhur ashtu edhe për rritjen e efektivitetit të hetimeve dhe ushtrimit të ndjekjes penale ndaj autorëve që prekin zgjedhjet e 30 qershorit  si edhe për parandalimin e veprimtarisë kriminale në këtë fushë.

Marku kërkoi marrjen e masave të unifikuara për:

1. Organizimin dhe funksionin e gatishmërisë së përforcuar në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm në periudhën para dhe pas zgjedhjeve.

2. Trajtimin e kërkesave të KQZ-së lidhur me verifikimin e integritetit të personave që janë kandidatë për tu zgjedhur.

3. mënyrën e sigurimit të informacioni në kohë për veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve dhe për veprat e tjera të rënda kriminale lidhur me to.

4. Hetimin dhe ndjekjen penale me përparësi dhe efikasitet të veprave penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve si edhe të çdo vepre penale tjetër që dëmton procesin zgjedhor

5. Informimin në prokurori dhe informimin e publikut e mediave për veprimtarinë e prokurorisë lidhur me kallëzimet/referimet në prokurori, masat e sigurimit personal, regjistrimet e procedimeve penale në prokurori dhe vendimet ose kërkesa e prokurorëve në gjykatë ndaj autorëve për kryerjen e veprave penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Zgjedhjet vendore, Arta Marku urdhër Prokurorëve: Të gjithë në gatishmëri”

  1. drejtesia qe nuk ka per te ardhur kurre ketu says:

    Po per kete thane se nuk ka asnje kompetence ne hetimin e krimeve e korrupsipnit por se ishin prokuroret.Tani fut duart ne zgjedhje dhe kjo e nuk jua le ptokuroreve.Euronarkosoros dtejtesia.

  2. vlora.vlora says:

    Po ik moj fendurine se na hape barkun ,coc do beje ti vegel e pushtetareve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *