Zyrtare, Mihaj firmos për 4 vite me PAOK-un, kampionët e prezantojnë me një video unike!

25 Qershor 2019, 13:44Sport TEMA

Tashmë është zyrtare. Enea Mihaj duke filluar që nga sezoni i ardhshëm do të mbajë veshur fanellën e PAOK-ut të Selanikut.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka firmosur për 4 vitet e ardhshme me kampionët e Greqisë dhe zyrtarizimi i transferimit të tij te PAOK-u ka ardhur një stil vërtet unik, me një video të publikuar nga kanali zyrtar i klubit selanikas.

21-vjeçari i cili ishte një nga lojtarët më të spikatur të sezonit të fundit me Panetolikos do të mbajë veshur fanellën me numër 6 te PAOK-u ndërsa blerja e tij u ka kushtuar bardhezinjëve rreth 1,2 milionë euro.

Mihaj kërkohet edhe nga Olympiacos e Benfica por ai zgjodhi PAOK-un pasi ka një skuadër me eksperte dhe mund të mësojë shumë nga emra si Crespo e Varela, lojtarët me më shumë peshë në prapavijën e skuadrës selanikase.

Get out of his way…#MihajIsHere #TheFutureIsHere #OwnTheTop pic.twitter.com/mQLvhDJ0id

— PAOK FC / ΠAOK (@PAOK_FC) June 25, 2019

2 komente në “Zyrtare, Mihaj firmos për 4 vite me PAOK-un, kampionët e prezantojnë me një video unike!”

  1. selenikasi says:

    Ekipin kryesor te qytetit Ari-n e Selenikut, do ta bleje nje shqiptar! Sivjet ekipi u rendit ne vendin e peste dhe luan ne Evropa League.
    Paok-u eshte ekipi i dyte i qytetit, Irakli-u eshte ekipi i trete.

  2. ben says:

    Suksese. Jemi krenare per djemte tane kudo ku luajne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje