Ndajeni mendjen, diktaturë apo qeveri e rënë?!

26 Qershor 2019, 10:10Blog TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Këto ditë po i fryhet shumë një retorike që lidhet me diktaturën dhe rikthimin e saj. Po merret si argument kryesor fakti që zgjedhjet e 30 qershorit po zhvillohen pa konkurentin kryesor në garë: opozitën zyrtare. Në anën tjetër, kësaj rrethane realisht të prekshme dhe të shëmtuar (të krijuar nga ikja vullnetare e opozitës nga institucionet), po i bashkangjitet koncepti se “Edi Rama i ka marrë të gjitha, është bërë i gjithëpushtetshëm, një Enver Hoxha i dytë”!

Përkrahës të opozitës, intelektualë pranë saj, mediat që e mbështesin dhe vetë eksponentët e PD-LSI, kanë ndërtuar një gogol me shumë pamje, të cilat në fakt shumë shpesh janë kontradiktore dhe kundërthonë njëra-tjetrën.

Nga njëra anë Edi Rama përshkruhet si lideri që ka gllabëruar pushtetet ekzekutive e legjislative, që kontrollon drejtësinë, që dhunon mediat, që ka në çdo xhep të kostumit një miliarder që e paguan dhe që ka shkelur me këmbë të drejtat politike e civile në vend.

Në anën tjetër po ky person tallet, ironizohet, përqeshet e nënçmohet nga të gjitha drejtimet e imagjinueshme, për dobësinë e qeverisjes, për pamundësinë për të gjeneruar lidership, për faktin që tashmë shteti që drejton ka marrë rrokopujën dhe që nuk tremb dot as pulat e lagjes! Lulzim Basha i hap dhe i mbyll fjalimet e tij nëpër protesta me frazën “Edi Rama ka rënë”. Basha e ka “rrëzuar” Ramën sa herë që opozita ka pasur protesta. E megjithatë vetë Rama vijon të jetë në zyrën e punës.

Prenotimi i pushteteve nga një person si Edi Rama është diçka tejet e debatueshme në ditët e sotme. Njeriu që premtoi drejtësi për 21 janarin sot shkon e vendos lule me pleq e plaka në Bulevard pa vënë asnjë gram drejtësi mbi atë ngjarje tragjike, megjithëse premtoi papushim se do ta bënte këtë “sapo të hynte në Kryeministri”. Personi që sot akuzohet se kontrollon gjithçka, i ka thuajse të gjithë kundër. Merrni telekomandën e televizorit dhe hidhini një sy debateve televizive të mbrëmjes. Një kor i pafund kritikash e jo rrallë sharjesh e fyerjesh për “Erdoganin shqiptar”. I cili për çudi nuk është në gjendje as të dënojë ata që i urinojnë tek dera e zyrës!

Opozita dhe ata që e përkrahin duhet të marrin një vendim të thjeshtë: ose Edi Rama është diktator dhe po kthen fantazmën e Enver Hoxhës, ose është një kryeministër i dobët që nuk di ku ka kokën dhe pushtetin! Të dyja s’mund të jenë njëherësh të vërteta. Ose kemi një qeveri diktatoriale, ose kemi një qeveri të rënë!

Puna është se kur mundohesh të justifikosh dobësinë e lidershipit tënd dhe pamundësinë për të fituar me garë, siç bën Lulzim Basha, do të biesh në sofizma dhe kontradikta si kjo që përshkruam.

Shqipëria nuk ka asnjë shans të rrëshqasë në diktaturë. Loja me këtë fantazëm vetëm sa të bën të qeshësh për mungesën e sinqeritetit të atyre që e nxjerrin nga goja këtë shprehje. Një vend ku të gjithë shtrihen barkaz sapo flet një ambasador i huaj, gjithçka mund të jetë, përveçse diktaturë!

Shqipëria ka shtet të dobët, jo shtet diktatorial. Nëse korrupsioni dhe keqqeverisja ngatërrohet me diktaturën, atëhere këtu kemi të bëjmë me një kamuflazh të keq të asaj që po ndodh sot në këtë vend. Prandaj nëse të dielën njërës palë i ka lindur në zemër që të mos paraqitet në zgjedhje, mos gënjeni shqiptarët se po vjen diktatura. Thjesht po fitohet një ndeshje në tavolinë, për mosparaqitje të ekipit kundërshtar. Kjo po ndodh…

9 komente në “Ndajeni mendjen, diktaturë apo qeveri e rënë?!”

  1. ce says:

    si mund te quhet diktature ky vend kur banda e naziskineve te mamurrasit me komandant kryegangsterin e pd-lesheli Flamur Herman Geringun dhe Voltana serbja nazistja djegin shkollen diten per diell ne shkoder dhe sju hyn nje ferre ne kembe, po te ishte gjalle Enver hoxha a do guxonte Muli gangu te nxirret horrat kokepalare te maleve dje ne kukes per ti zene rrugen kryeministrit, vete Muli Gangu do ishte futur njeqid pash nen toke, ,,,,

  2. Democracia reale sjell paqe te vertete says:

    A eshte me e keqe fasade opozita se diktatura? Nje opozite e pakapur e me personalitet e mban qeverisjen te pergjegjshme dhe eficiente.Rama thote o opozite te kapur o hic fare.Nje opozite e kapur do amnistoje mazhorancen ne pazarin e radhes dhe keshtu pambarimisht Zullumrepublika jone do notoje ne ujera te pista e drejtim te paditur.Po je i pakapur dhe i pakorruptuar ti dhe familjaret e tu rreshtohu ne kauzen e demokracise se vertete e jo putinokracise se erdoganocracise i marrim te keqen me zgjedhjet e fundit ne Stamboll.

  3. Klimax says:

    Shqetesimi per Shqiperine nuk eshte se po “vjen” diktatura, por se diktatura nuk ka mundur te largohet kurre. Diktatura totalitare e Hoxhes dhe e Alise po vazhdon me te njejtat metoda e mentalitet nga pushtetet Berisha, Nano, Meta, Rama e kompani duke i futur disa “ngjyra demokratike” te ngjashme me vende si Turqia, Egjypti apo Venezuela. Ajo qe mbizoteron eshte korrupsioni, mafia, krimi, pasiguria, papunesia, varferia, anarshia dhe sigurisht mungesa totale e shtetit te se drejtes per qytetarin dhe pronen! Vidh te vjedhim, kjo eshte motua e pushtetit dhe e shoqerise shqiptare! Ata jane te “zotet”, hajdutet e pafund te ketij vendi qe nga pushtetaret e kryeministrise, presidences, parlamentit, partive politike e deri tek pastruesi i shkalleve te pallateve.

  4. Flutura says:

    Nje nder analizat me te dobta te Skenderit.
    Ka rene preh e arsyetimit opozitar: o eshte qeverisje e dobet ose diktature.
    Asnjeri nga dy versionet e Skenderit nuk qendron. S’ka nevoje per argumementet e mija; realiteti eshte aty dhe mund te analizohet pa nervozitet e fodullek.

  5. gloria says:

    Shkurt i thone kur nje ekip nuk paraqitet ne ndeshje se nuk i do qejfi natyrisht ekipi tjeter fiton me rezultat 3 me 0,kjo eshte e thjeshte.
    Ka dhe ekipe idjote qe thone ” ne nuk luajm me ju po nuk hoqet nga formacioni RONALDON……
    Keto ndodhin vetem ne vendin tone ku vresesit dhe hajdutet do te shkojne para drejtesise…

  6. LORA says:

    Po te nisesh nga ose-ose te nje opozite qe vetdjeg mandatet e dhena nga vota e mijra njrzve dhe rrokulliset ne vargun e papergjegjshmerive te saj,,,,,patjeter qe ne “diktature”perfundon.
    Per mua,eshte humbje kohe begenisja e rruges se qorrit ne pus.
    Une shpresoj dhe besoj fort ne pergjegjshmerine e shumices se cilesuar te shqiptarve,per ushtrimin e te drejtave dhe detyrimeve civike me 30 qershor 2019-te.
    Tung.

  7. Gazetare says:

    IDIOTE NE DEMOKRACI JE I LIRE TE VOTOSHE OSE JO TE MARESH PJESE OSE JO
    ASKUSH NUK I PENGOJE TE MARIN PJESE NE VOTIME
    NJE KESHILLE PREJ MIKU NDERO ZANAT NUK JE GAZETARE
    Dictature eshte kur nuk lejohe te maresh pjese ne votoime shoku idiot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje