Tragjedia që tronditi botën: Ja si u fiksua në foto rënia nga aeroplani e 14-vjeçarit Keith Sapsford

26 Qershor 2019, 08:48Lifestyle TEMA
Tragjedia që tronditi botën: Ja si u fiksua në foto rënia

Historia e frikshme ndodhi pothuajse gjysmë shekulli më parë, ku për protagonist pati adoleshentin australian 14-vjeçar, Keith Sapsford, si dhe fotografin Xhon Gilpin.

Që nga fëmijëria e hershme, Sapsford joshej nga një stil i veçantë jete: ikte nga shtëpia, ndërmerrte udhëtime vetëm, qëndronte në pyll, pra gjithnjë në kërkim të aventurave.

Prindërit, të vetëdijshëm për pasionet e pazakonta të Keithit, vendosën të organizojnë udhëtime në botë me shpresën se djali do të merrte disa nga emocionet e nevojshme për të ndaluar largimin nga shtëpia. Por kjo nuk ndikoi aspak te shpirti rebel i adoleshentit.

Ndaj, më 24 shkurt 1970, Keith vendosi të shkojë drejt një aventure që do rezultonte fatale për jetën, gjatë fluturim nga Sydney në Tokio. Ai shkoi në aeroport, u fut në hangarin ku ndodhej DC-8 i Japan Airlines dhe u fsheh në një vend që shërben për mekanizmin e timonit të avionit.

Gjatë përgatitjes së fluturimit, djali nuk u vu re brenda shasisë së aeroplanit ku fshihej. Kur DC-8 nisi fluturimin, mbyllja e rrotave bëri që adoleshenti të shtyhej në një kënd të caktuar prej ku ra nga një lartësi qindra metroshe, duke humbur jetën tragjikisht.

Por nuk përfundon këtu historia. Xhon Gilpin, një fotograf i njohur nga Sydney, po shkrepte fragmente nga fluturimi i aeroplanit, pasi po testonte ca pajisje të reja të një aparatit fotografik që posedonte.

Ai nuk ishte i vetëdijshëm se rënia e Keith Sapsford ishte fiksuar në lenten e tij.

Shtatë ditë më vonë, Gilpin lau filmin dhe vuri re një imazh që do të bëhej i njohur në mbarë botën – rënia fatale e 14-vjeçarit nga aeroplani.

Ekspertët më pas vlerësuan se Keith Sapsford nuk do të mbërrinte gjithsesi i gjallë në Tokio, edhe nëse nuk do binte nga aeroplani.

Kjo pasi do të vdiste për shkak të temperaturës së ulët ose mungesës së oksigjenit në vendin ku qe strehuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje