“Po nëse Meta shpërndan Kuvendin?”, Rama: Ai mund të marrë vendim t’i shpallë luftë SHBA dhe BE 

27 Qershor 2019, 10:46Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur interesit të një qytetari të njësisë 4 në Tiranë, i cili e pyeti nëse Meta merr vendimin që të shpërndajë Parlamentin, cfarë do bëhet. 

Rama me ironi tha se Meta mund të marrë vendimin që t’i shpallë dhe luftë SHBA dhe BE. 

Më tej Rama iu u përgjigj edhe zëra që thonë se Parlamenti është ilegjitim, pasi nuk ka një numër prej 140 deputetësh. 

Banori: Mbase sot bisedojnë me Lulin, caktojnë një datë tjetër! 

Rama: Te bëjnë ca të duan, është nul. Është kot, s’ka asnjë vlerë. Presidenti nuk ka asnjë të drejtë në asnjë rresht të Kushtetutës, por kur e lexon atë si filxhan, kështu është. 

Banori: Po nëse shpërndan Kuvendin? 

Rama: Ai mund të marrë vendim t’i shpalle luftë SHBA dhe BE por ca do me thënë kjo. 

Po kur thonë që Parlamenti duhet të ketë 140 deputetë po nëse jep dorëheqjen 1-2-3 duhet të shpërndahet Parlamenti… atëherë si ta bëjmë? 

Këta janë .. edhe ndaj e gjitha kjo është gjithmonë e më bindëse për këdo që se ka kuptuar se për të bërë gjëra të tilla duhet të kesh një motiv shumë të fortë dhe nuk është motiv zgjedhjet, se zgjedhje vendore janë, këta janë të tmerruar nga drejtësia dhe sa më shumë e bëjnë them o zot ca kanë bërë që ne nuk e dimë. 

Kur e kapim një hajdut ai di më tepër se ata që e kapin. Po s’ka, nga kontrolli të nxjerr frika s’të nxjerr gjë tjetër. Edhe janë gati ta shkatërrojnë këtë vend, pa asnjë merak, vetëm të fshihen në mjegull e tym. (TemA) 

2 komente në ““Po nëse Meta shpërndan Kuvendin?”, Rama: Ai mund të marrë vendim t’i shpallë luftë SHBA dhe BE ”

  1. IVONI says:

    As Amerika dhe as B.E. -ja nuk kane te drejte te nderhyjne pa u ftuar ne problemet e brendeshme te vendit, qe ju takojne vetem Shqiptareve .Rama po i ka miq , le ti marre ne shtepine e tij . Zgjedhje ne keto kushte nuk duhet te zhvillohen ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje