Rama: Meta ka marrë drejtimin e opozitës, dështon Luli ndërhyn Iliri. Është fatkeqësi e madhe për institucionin

27 Qershor 2019, 10:20Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Ilir Meta edhe pse është president ka marrë drejtimin e Opozitës. 

Në një takim elektoral me banorët e Njësisë Administrative Nr.4, Tiranë, Rama tha me ironi se erdhi dite që Bujar Nishani  duket si Xhefersoni. 

“Meta ka marrë drejtimin e opozitës, dështon Luli ndërhyn Iliri. Është fatkeqësi e madhe për institucionin, por nuk kemi ca bëjmë.

 E thashë unë na erdhi dita që edhe bujar nishani të duket si Xhefersoni, habi e madhe, jo realisht, kur bëmë marrëveshjen atëherë, që ishte e deklaruar nga të dy palët, më kujtohet kur po nënshkruanim, ata të presidencës merrnin në telefon, na dërgoni letrën me firmë të përbashkët që jeni dakord për shtyrjen e datës së zgjedhjeve që ishte brenda afatit dhe kornizës kushtetuese, e kërkonte me shkrim. 

Ky hapni vendin se do hidhem, është habi e madhe shumë dhe i hodhi benzinë zjarrit me atë marrëzinë e cfirmosjes së firmës së vet, u dha motiv sado absurd për tu kap këtyre që ne do mbrojmë dekretin, sot aktualisht e ka marrë përgjigjen shumë qartë ajo histori nga kolegji zgjedhor, se është ajo gjykata, dhe është pa të drejtë ankimimi”– tha Rama. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje