Hazbiu mallkon ata që lavdërojnë raportin e ODIHR

Pas disfatës që Hazbiu pësoi në zgjedhje, sytë i kishte nga raporti i ODHIR mos thoshte ndonjë fjalë të mirë për të.

Sipas të dhënave të Hazbiut, burrat e Këlcyrës kanë qenë nën presion nga gratë të mos votonin Hazbiun, se hapeshin shtëpi publike.

Raporti i ODHIR e kishte thënë këtë gjë, por përciptasi, dhe nuk i referohej direkt hallit të Hazbiut.

Këtu Hazbiu u xhindos.

Ndërkohë, fare papritur pa që të gjithë filluan ta lavdërojnë raportin.

I pari Edi Rama, pastaj Tit Vasili, pastaj gjithë PD.

-D.m.th ky ODHIR vetëm kundër meje paska qenë, tha Hazbiu.

Dhe ja nisi me mallkime:

“O Tit Vasili, të zënçin gërmat e raportit të ODHIR e vjellç gjithë muajin që të mos shkosh dot në kampingun e Jalës në gusht.

T’u bëfshin shkronjat e ODHIR-it, si bigaçe hardhish dhe ta mbajçin kokën lart, kur të zë gjumi rrugëve.

E lexofsh me zë të lartë rrugëve raportin e ODHIR-it dhe të zëntë Ylli Rakipi, e të vëntë nofkën “E çmendura N.”

Lexofsh natën pa hënë dhe tu duktë raporti i ODHIR, sikur lexon fjalimin e hoxhës së Kavajes

U bëfsh lugat e dalç në emisionin e Eni Vasilit si kukudh, që ajo të heqë syzet kur të të shikojë.

Të varshin në qafë si hajmali ndonjë libër te Edi Rames, që të të kafshojë në vesh Skrapar Buzhala.

O ti qe lexon ODHIR-in dhe ma lavdëron, lexofsh per se prapthi programin e partisë së Koços dhe u bëfsh tekahyt e të zgjedhtë Jugu, Pasha

O tek ty marrtë hak Lul Basha, që thotë  “fitore në zgjedhje”, dhe pastaj thotë do nisim protestat se kemi fituar.”

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *