Hazbiu i kënaqur që Ilir Metën e kanë zënë mallkimet e tij

Hazbiu po ndiqte sot i kënaqur konferencën për shtyp të Ilir Metës.

I bindur që mallkimet e tij do bënin punë një ditë, ai po argëtohej duke dëgjuar presidentin.

-A më marrç të keqen e qenit, ja ku të zunë mallkimet, i tha, duke dëgjuar ato që fliste.

-Të paska zënë mallkimi im kur të thashë pifsh sherebelë Skrapari e të iktë mendja.

Ja si je katandisur tani, kërkon luftë me Amerikën.

U pika të rëntë.

Të paska zënë mallkimi im kur të thashë, të rëntë dielli në kokë dhe t’u duktë Edi Rama si Pinoçeti, që të bëhesh si Allende.

Dhe ja të ka zënë.

Të paska zënë mallkimi im kur të thashë marrç mendtë e Çim Pekës e dalsh me brekë rrugëve.

Ja ku përfundove, gjithë ditën e revolucionit dilje me brekë, shoqëruar nga meshkuj.

Me këtë sjellje s’të qas kurrë në bordellon e Këlcyrës.

Të ka zënë mallkimi im kur të thashë, t’u duktë vetja si Putini dhe i kthefsh topat Amerikës.

Ja ku përfundove.

Je zhveshur si Putini në foto dhe i dërgon bumje Amerikës.

Të ka zënë mallkimi im kur të thashë pifsh kafe duke shtrydhur artikujt e Nikollës si Kasandër, dhe ja ku përufndove.

Tani rri e numëron si armik çdo njeri që nuk ishte i zhveshur të dielë.

Të ka zënë mallkimi im kur të thashë që je çuar më 5 të mëngjesit që mos të të dëgjonte Luli konferencën.

Dhe sot që e ke bërë më 11, nuk ta ka dëgjuar, se s’ka nxjerrë asnjë llaf.

E dija që kështu do përfundoje, isha i sigurtë.

Zoti i madh atje lart më dëgjon mallkimet për udhëheqësit.

Vetëm kur mallkoj popullin nuk ma var.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *