Nji lot dhe nji lule mbi vorrin e Avni Rustemit (meqë po e marrin nëpër gojë ata që s’kanë fytyrë e as gojë me folë)

Nga Ardian Ndreca

Meqë po e marrin nepër gojë Avni Rustemit ata që s’kanë as fytyrë e as gojë me folë, po sjelli këtu disa pasazhe prej fjalimit të dom Lazër Shantojës me rastin e vorrimit të tij.

Fjala e plotë asht botue tek gazeta shkodrane “Ora e Maleve” me 10 Maj 1924.

NJI LOT E NJI LULE MBI VORRIN E AVNI RUSTEMIT

(…)

Kanë mbytё Avni Rustêmin, pse deshten me mbytё idèn: por ideja nuk mbytet, nuk vdes. Atbotё kur ideja plagoset, atbotё kuer ideja derdhё gjakun, atbotё kur ideja shtîhet nё dhè, atbotё ideja ngadhnon, triumfon! Folni ju, o idealistat e kombit shqiptàr: ju idealista tё vjetёr e tё rì: Fol ti, o Shoqnija Bashkimi, ti qi mbî trupin e Avni Rustêmit t’and u perbetove me realizue deri nё fund idealin e tij shêjt: folni ju, o djelmoça, qi prej trupit t’Avniut nxorët zêmren e tij pёr t’a ruejt porsi simbol atdhetarije; folni ju o studentat e Shqypnìs tё shperdamun nё katёr ânёt e Europёs; ju qi tash nji javё keni hjedhё pёr tokё letra e pênda, pse ju kan mbytё Avniёn t’uej: folni e thoni a kà dekё a jo, a e kanё mbytё idealizmen?

Per vehten t’ime un thom se Avni Rustemi âsht mâ i madh sot qi nё kalldramat e Tiranёs derdhi gjakun e vet, se kur nё boulevardet e Parisit derdhi gjakun e trathtarit. Me gjakun e Esat Pashёs Shqypnija fitoj nji hero mâ teper; me gjakun e Avni Rustemit heroj u bâ dhe martir e gjaku i martirvet âsht aj qi shelbon kombet!

Pshtimin e shelbimin popujvet nuk ja bìn revolucjonet, statutet, asamblèt, diskusjonet parlamentare, premtimet e liberalizmes, dija e filantropija, por mâ fort herojt, herojt e martirizuem.

(…)

Mes fatosave me thîja, lypsej djaloshi i rì, tipi i Shqipnìs sё rè, idealisti i spiritualizuem. Shembulli i demokracìs Shqiptare, prîsi i gjeneracjoneve tё reja: Lypsej Avni Rustemi! Me êmnin e tij, trinija atdhetare âsht komplete.

Qe prà vllazen shqiptàrё, simboli i lules qi Ora e Malevet bashkё me lot lёshon nё vorrin e Avni Rustemit.

Ora e Malevet sot kjanё, por edhe gёzon, pёrse prej kёsaj vorreze tё famshme sheh driten e nji avenirit mâ tё lumnueshem per kombin shqiptàr.

Avni Rustemi, asemblisti qi me petka tё sporti hinte nё Salen e Parlamentit sot nuk flet mâ me gojen e vet, por me gojen e tё tanё popullit shqiptàr.

Asembleja e vertetё çilet sot kёtû nё Vlonё, kû çilet vorri i Avni Rustêmit.

Nji ingliz i permêndun pat shkrue se na jetojmё tё pezulluem mjes dy heshtimevet tё madhnueshme: heshtimi i hyjvet e heshtimi i vorrezevet. Mjes kёtyne dy heshtimevet sot populli shqiptàr çilё gojen e flet; flet e thotё:

Tё falna, o Avni Rustemi qi leve, luftove, vdiqe per popullin shqiptàr. Tё falna nderёs, o Avni, qi i rì shleve kobin e vjeter t’Atdheut! Tё falna!

Mos tё vijё keq qi tё mbyti dora e shqiptarit. Tё kà mbytё shqiptàri, por nuk tё kà mbytё Shqipnija. Kёqyr, o Avni, çka po bân Shqipnija per ty: ndije vajin e gjamen e saj: Shqypnija po kjanё, po pelset per ty, i Avni. Kqyr si kjajnё burrat e Libohovёs s’ate: si kjajnё shokёt e luftёs Vlonjakёt: si kjajnё mёsuesi yt i vjeter Luigj Gurakuqi, tё cilit ti atje n’Elbasan nё vjetin 1910 i ike prej shkolle pёr me ngâ nё Shkoder me mbytё Turgut Pashen; shihi lotёt e djelmёnìs shqiptare; shih triumfin e madhnueshёm me tё cilin ty Shqipnija tё barti nё krah prej Tiranёs e nё Vlonё.

Kёtû sot mbî vorrin t’and tё tanё idealistat e kombit shqiptàr po pёrbetohen, o Avnì, se Shqipnìn e tё parёvet, Shqipnien t’onё, Shqipnien t’ande kanё me e dashtё, kan me e mprojtё, kanё me e pёshtue!

Avnì! Tash kè per tё pà!…

 

REMOTE_ADDR:[]

27 komente në “Nji lot dhe nji lule mbi vorrin e Avni Rustemit (meqë po e marrin nëpër gojë ata që s’kanë fytyrë e as gojë me folë)”

  1. Lana says:

    Te lumte o Andrea! Çfare pergjigje ke dhene me kete fjalim te Dom Lazer Shantojes! Nje himn per kombin dhe atdhedashurine e heronjve, martireve si Avni Rustemi. Nje elozh himn per nje Shqiperi e shqipetare dinjitoze.

  2. Shqiptar says:

    Fjalim madheshtor. Fjale te shkruara me penden e zemres dhe flaken e atdhedashurise.

  3. Sa per dijeni says:

    Rrenqethese. Dhe tani te perfytyrosh se si nje plesht kerkon te matet me hijen e nje deshmori e heroi te kombit. Like pleshti, mos e ze ne gojen tende te qelbur emrin e heroit tone se i ndot vepren e kujtimin. Ptu rrace e peshtire kermilli ligavec.

  4. ppa says:

    Titull brilant dhe mjaft i gjetur per nje percjellje: Nje lot dhe nje lule mbi vorrin e …

  5. Vajtimi says:

    Le te zgjohet djaleria shqiptare dhe te marre ne dore frenat e mbrojtjes dhe lartesimit te kombit me dinjitet, me dije, me kembengulje t’i shporrin karagjozet e perparimit qe kane dale ne krye vec per te vjedhur, e me poshterue ne syte e gjithe botes kete komb e kete popull. Turp I madh te kesh nje president lolo, injorant e hajdut ordiner, me nje grua qe te vjen turp ta zesh ne goje, me nje parti te neveritshme njerzish pa cipe e honor. Shihni cfare burrash ka pase Shqiperia, shihni ku eshte katandisur sot me molotoviste rrugace e injorante qe djegin e shkatrrojne per pak pare. A ka me burra qe t’i dalin zot ketij vendi

  6. Iliri says:

    Shqiperia ka pase ,ka e do te kene njerez te medhenj ,te ditur patriote e luftetare… qe jane e mbeten krenaria e kombit ..qe lotet dhe lulet do dhurohen gjithmone nga shqiptaret !

  7. FLUTURA says:

    Avni Rustemi luftoi per ideale dhe Atdhe, ndersa Ilir Meta eshte nga ajo rrace njerezore, qe lufton vetem per para.

  8. ANDONI says:

    PO KISHTE QEN GJALLE AVNI RUSTEMI ,PLUMBAT NE LULE
    TE BALLIT JA KISHTE DERDH ,ILIRIT TE PARIT ,SALIHIT TE DYTIT ,
    BASHUKUT TE TRETIT,MONKES ,MEDIUT ETJ !
    TRADHETIA NUK JUSTIFIKOHET ,!
    VJEDHJET NUK FSHIHEN DOT O LIKE !
    VETEM TI MENDON SE NE NUK I DIME ATO QE KE BE !

  9. Korabi says:

    Edhe nje mut mbi nje pioner te bolshevozmit sllavo-rus, pastaj rregullohet me bukur

  10. shkodrani says:

    Madheshtor!

    1. Korcari says:

      Po ta degjonte Avni Ristemi qe krahasohej me e prej BAFTIARIT.Me siguri do cohej dhe do te bente atentatin e dyte te hapur ne jeten e tij.Por kesaj heree kunder Ali Babait te Cepanit.

  11. Leoni says:

    Avni Rustemi kreu nje atentat atdhetar i ndikuar nga propaganda revolutionary bolshevike.

  12. T. Voda says:

    — Te falnderoj z. Ardian .!!! S,me ka qelluar te lexoj nje fjalim me kaq thjeshesi , pasterti e madheshti ndienjash , brilant ne cdo fjale , shprehje dhe kend veshtim qe ta shikosh.
    Autori ketij fjalimi, dom Lazer Shantoja ka shpalosur nje kulture a aftesi te rralle e te admirushme….. Sa keq….Valle ,a ka me , sot, njerez te tille qe te prekin, prefin e te ngrene lart vetit, virtytet, moralin dhe ndjenjat kombtare….??

  13. Black Eagle says:

    Rrengjethese,,frymezuese,,mbreslenese,, gjigande,, epike,, heroike,, legjendare,,largpamse,, inteligjente,,,,,… Ashtu si vepra e Avniut, gjith idealista dhe atdhetaret me gjak e me vepra betohen ne trinitetin e Vlores Varri e Ismail Qemalit ne Sheshi e Flamurtarit , Varri i Avni Rustemit , Varrezat e Deshmoreve ne Kuzum Baba

  14. ISefer says:

    Nje lot e nje lule mbi vorrin e Avni Rustemitn, mbajur nga Dom Lazer Shantoja botuar ne gazeten “Ora e Maleve” me 10 Maj 1924, afro 100 vjet me pare ne Vlore ne varrimin e Avni Rustemit. Sot pas 100 vjet lexojme ate fjalim te jashtezakonshem, me ato fjale shpirti te gjetura e radhitura me dhimshuri e krenari per vleren dhe pavdeksine e Avni Rustemit te shprehura aq dinjitoze e mbreselenese nga Dom Lazer Shantoja. Ora e Maleve sot kjane, por edhe gezon… Mbyten Avni Rustemin se kane dasht me mbyt iden, por idea nuk mbytet, nuk vdes. ….Te ka mbyt shqiptari por nuk te ka mbyt Shqipnija…………..Shqipnija po kjan, po pelset per ty. Ne fund thote se idealistet e kombit shqiptar po perbetohen per mbrojtjen dhe shpetimin e Shqiperise. Avni! Tash ke per te pa !……Edhe sot pas 100 vjetesh nuk kam gjetur nje fjalim te tille per nje rast analog, kaq te goditur,prekes, ne nje moment zije dhe lotesh e testament ne mbrojtjen e perspektiven e Shqiperise. Rrofsh Ardian Ndreca qe nxore ne drite kete fjalim brilant te Dom Lazer Shantoja.

  15. bujari says:

    Duke lexuar kete fjalim madheshtor te dom lazer shantojes ne varrimin e Avni rustemit mu rrengjeth misht se ashtu e ka merituar ai burr i lavdishem i kombit shqiptar, pasi Avni Rustemi jetoj per populli, punoj per popullin dhe dha jeten per popullin e tij. Kurse Ilir meta dhe shoket e tij po jetojne dhe po punojne per te xhvatur ,shqyer dhe thithur deri ne piken e fundit gjakun ketije populli. Prandaj eshte turp ta zini ne goje dhe ta krahsoni veten me ate kollos te mendjes, te trimerise dhe dashurise qe kishte Avniu per popullin dhe atdheun e tij.

  16. Matia says:

    Kur krahason parlamentarët e 1924-ës,ndermjet të cilëve ishte L.Gurakuqi,A.Rrustemi,F.Noli ,G.Shantoja e tjerë
    ,me disá ‘paliaço-mentarë” të sotëm, të vjen për të derdhur shumë lot dhe lule mbi varrin e patriotëve të vërtetë.

  17. zani partizani says:

    Bravo, ne akoma vazhdojme t’i thurrim lavde terroristeve dhe nuk e kuptojme qe prandaj nuk behet ky vend.

    1. pirdhuni ne qipro ! says:

      o Bira e bithes e grekosllavit! Rraca yte ka vendin ne Qipron jugore a pertej Uraleve ! Pirdhuni e pastrohet vendi nga halete!

  18. Bureto says:

    Ekzaltimi, në çdo rast, çorodit mendjet. Avniu ishte një i ri i varfër, i mbarsur me ide të revolucionit bolshevik. Kujtojmë këtu kërkesën e tij në parlamentin e kohës, kur kërkoi të mbahej 5′ zi për ‘hazretin’ Lenin. Nëse i referohemi Ilir Ikonomit në librin e tij për Esad Pashën, Avniu e vrau pashën e Tiranës për llogari të Aqif pashës së Elbasanit, dy kundërshtarë të njëri tjetrit dhe jo për ndonjë ideal. Ai ishte bashkimist, shoqëri e cila vrasjen e tij e shfrytëzoi për grushtin e shtetit 1924, histori e përsëritur dhe në vitin 1998 me vrasjen e Azemit (‘hero’ dhe ky). Organizatorët e atij të ashtuquajtur ‘revolucion demokratiko-borgjez’, mbas dështimit, u arratisën, shumica në Itali, por dhe në Austri ku jetonin me honoraret e Italisë apo Sërbisë. Mbas 7 prillit 1939, mbas pushtimit fashist, u kthyen sëbashku me ta. Një pjesë e tyre u përfshinë në partinë fashiste shqiptare, një pjesë krijuan Ballin Kombëtar, të cilët me instalimin e regjimit të Enver Hoxhës dihet si përfunduan, fat që me siguri do ta priste dhe Avniun, vetëm nëqoftë se bashkohej me komunistët, bindjeve të së cilëve u përkiste. Kështu, në rastin e parë mbase nga ‘hero’ do mbetej si ‘tradhëtar’, ndërsa në të dytin fatit të tij nuk i dihej fundi.
    Historia nuk është asnjëherë ‘bardhë e zi’, ndaj dhe ekzaltimet që shfaqen, vartësisht motiveve dhe momenteve kur ato dalin në pah lipset të gjykohen ftohtë.
    Pavarësisht të gjitha këtyre, marrëzitë e kokëlopës provinciale, aktualisht president, nuk ia vlen të diskutohen dhe vënia përballë tij e historisë së Avni Rustemit, minimalisht e fyen këtë, që pavarësisht të gjithave, gjithsesi, mbetet një personazh historik sinjifikativ, në kontekstin e kohës kur jetoi. Në të ku dërt, Ilir Meta do të mbahet mend për shumëçka, sigurisht për keq, por kursesi për ndonjë heroizëm, përveç po t’ia njohim si të tillë gjithë veprimrarinë e tij këto 28 vjet, që më së shumti i ngjajnë intrigave për pushtet të Toptanit (aspirata e tij për të qenë mbret i Shqipërisë), por me dallimin se Esadi ishte shumë i pasur dhe ai në vend që të korruptohej, për të arritur qëllimet korruptonte. Ndërsa fshatari ‘sanscylot’ i Çepanit, përveç epshit për pushtet është karakterizuar dhe nga epshi për pasuri, çka e bën këtë një personazh mhaft të korruptuar dhe më së paku, një kontigjent burgu. Koha për ‘avnirustemë’ në gojën e tij sot, mbase duhet kuptuar për të kundërtën, si ndonjë kërcënim. Dhe Avni për të, në këtë rast, do të jetë ai që quhet SPAK.

  19. mik says:

    Fjalim trondites, temper emocionues. Ashtu sic e meritojne heronjt.
    Asht viti 1924, dhe Jugu cakton nje prift Verior per me mbajt fjalen e percjelljes se Avni Rustemit. Cfar respekti !!
    Sot, Jug e Veri shahen e ofendohen neper gazeta me t’par e me t’mbram vetem pse tjetri mendon ndryshe.

  20. Fara E hisllit says:

    Bureto koment Brilant
    Po te mos kishe vene dy rreshtat e fundit.
    A e ke PA kush kandidon per SPAK?
    Pervec disa parave me shume qe do dalin per rrogat e tyre nga buxhetit i shtetit asnje e re nga fronti lindjes.
    Ata qe dine te vjedhin dine te kopsisin dosjet .
    Keshtu qe ne vend te pallatit te duces
    Qindra shtepi te italianeve e te varfer u bombarduan nga aleatet
    Tung!

  21. like flori presidenca says:

    E ke pshurr veten, o Ardian, e ke marru veten me bilbilos per Avni Rustemin, nji aventurier, vrases me pages e lolo I qarqeve te politikes Shqiptare pas Luftes I Botnore: “Ata qe jetojne me shpaten, vdesin prej shpates” Nuk ke gjet argument te goditun per me pershkru like floririn. Ku asht ma I zi se vrasesi aventurier, sepse vret naten e te qan diten, dhe damton institucionalisht Shqiperine.

  22. emigranti says:

    A e keni pyetur veten se si ka mundesi ne nje vend si Franca vrasesi ta pranoje krimin dhe gjykata menjehere ta fale ate.
    Kjo tregon se Avniu vrau Esatin, qe ndoshta e meritonte,, per parime apo se ishte I paguar.
    Jam shume dakort me Bureton.
    Po vrave do te te vrasin. Edhe Avniun e vrau qehajai I Esat Pashes, por propoganda bolshevike ja faturoi kete mbretit sepse I konvenonte ne zbatimin e planit te saj.
    Fjalimi ne parlament eshte ne vazhden e perpunimit te opinionit gjate pergatitjeve per grushtin e shtetit.
    Persa I perket Ilir Metes eshte nje sharlatan qe fliste percart aq sa na paraqiti per shqiptar jugosllavin Vojo Kushi, I fryre nga propoganda e kohes.

  23. emigranti says:

    A e keni pyetur veten se si ka mundesi ne nje vend si Franca vrasesi ta pranoje krimin dhe gjykata menjehere ta fale ate.
    Kjo tregon se Avniu vrau Esatin, qe ndoshta e meritonte,, per parime apo se ishte I paguar.
    Jam shume dakort me Bureton.
    Po vrave do te te vrasin. Edhe Avniun e vrau qehajai I Esat Pashes, por propoganda bolshevike ja faturoi kete mbretit sepse I konvenonte ne zbatimin e planit te saj.
    Fjalimi mbi varrin e Avniut eshte ne vazhden e perpunimit te opinionit gjate pergatitjeve per grushtin e shtetit.
    Persa I perket Ilir Metes eshte nje sharlatan qe fliste percart aq sa na paraqiti per shqiptar
    jugosllavin Vojo Kushi, I fryre nga propoganda e kohes.

  24. dori says:

    O te shkrete ju nuk dini asgje.Avniu ishte nje lodere e agjenturave te fuqive te medha .Ai u perdor per te vrare Esatin kunder serbeve dhe italianeve qe doni te realizohej Traktati i 1915 per copetimin e Shqiperise. Avniu ishte nje ordiner qe u pagua dhe vrau nje shqiptar .Kjo eshte

  25. dori says:

    Po emigranti sakte.ne kete kend duhen pare gjerat.Sllavet Vojo Kushi, Vasil Shanto e tj jane cibane ne kurriz te Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *