Dhjetë mesazhe nga Ferri, të Metës për Ramën

Letra e parë: I dashur Edi. Jam zgjuar që më 5 të mëngjesit, por prisja të shikoja zbritjen e makinave nga Surreli për të shkruar.

Tani më njoftuan rojet e Gardës që zbrite.

Po të njoftoj se pas pak do të shkruaj një letër.

Letra e dytë: I dashur Edi, siç të njoftova në letrën e parë, kam ndërmend të të shkruaj një letër me disa pjesë.

Kjo është pjesa e dytë.

Letra e tretë: I dashur Edi. Siç e thashë në letrën e dytë, kisha ndërmend të të shkruaja letrën e tretë, por duhet t’i kthej përgjigje këtij ambasadorit të BE, se po e tepëron më shumë se ty.

Letra e katërt: I dashur Edi. Siç e thashë tek letra e tretë, desha të të shkruaj letrën e katërt, por ma prishi gjakun ky Soreca, dhe po mendoj që të të sqaroj tek letra e pestë.

Letra e pestë: I dashur Edi. Siç e thashë tek letra e katërt, në letrën e pestë kisha ndërmend të të shkruaja për dështimin e reformës në drejtësi, por më duhet t’u kthej përgjigje këtyre të Bruskelit, që nuk na i ndaluan vizat.

Duket që ata janë të korruptuar.

Letra e gjashtë: I dashur Edi. Siç të premtova në letrën e pestë për letrën e gjashtë, duhet të të them të vërtetën për reformën në drejtësi, por mendoj se më urgjente është t’i kthej një përgjigje të egër Komisionit Europian që ndërkohë numëron ditët e fundit, kërkon të të mbajë ty me paterica.

Letra e shtatë: I dashur Edi. Siç e thashë në letrën e  gjashtë, në letrën e shtatë do të duhet të shkruaja për reformën në drejtësi, por ma prishi gjakun ky Ditmir Bushati që bën sikur gëzohet që nuk na i hoqën vizat.

Më vjen keq, se unë dhe e kam vlerësuar si djalë.

Letra e tetë: I dashur Edi. Siç e thashë në letrën e shtatë, tani duhet të shkruaja për reformën në drejtësi, por ky reagimi i Sorecës, që në vend të më përgjigjet mua, gëzohet për mos heqjen e vizave, është provokim.

Letra e nëntë: I dashur Edi, siç të thashë tek letra e tetë, duhet të flisnim tek letra e nëntë për këtë punën e reformës në drejtësi, por mu desh të përgatisja një reagim të përbashkët me Doktorin për këtë votqn kundër Hollandës në BE, që të mos merret si votë kundër Lulit.

Letra e dhjetë: I dashur Edi, siç e lam në letrën e nëntë, në letrën e dhjetë duhet të flisnim për reformën në drejtësi.

Mua tani më ka ardh në zyrë Tit Vasili, se po më tregon nja dy barcaleta të fundit.

Them ta lëmë për nesër në mëngjes. Më ke që në orën 5 në zyrë.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Dhjetë mesazhe nga Ferri, të Metës për Ramën”

  1. Arjan Lima says:

    Futi dhe nje tralala e shko rrufit kafen me komisioneren Suela Zhegu andej nga KPK telat e se ciles i komandon burri ne leter ai supermashtrusi i njohun arkitekt Idi Zhegu…

  2. Gazja me qime vetem ne surrat says:

    Askush nuk e ka lexuar me qarte Ilir kokëlopen se Mero.
    Nje hajdut ordiner kthyer tashme ne identitet si injorrant e shakllaban.

  3. Amy says:

    te forta keto, sepse ben letra ky president nje zot e di, te gjithe duan duan te imitojne Ramen, e kane imituar dhe marr shembull per cdo gje qe ai ben, pavaresisht se e shajne dhe nuk e duan, por e kuptojne qe ai i con ne burim dhe nuk ju jep uje, keta liliputet jane pa tru dhe ide, cfare mund te shkruaj nje person si Ilir Meta !!!!!! cfare gjeje te mire mund te degjojme nga ai njeri, nothing !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *