Problemi i presidentit, është se nuk ka më rëndësi!

3 Korrik 2019, 18:48Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Presidenti ka dy ditë që gdhihet keq. Dje dha një shfaqje të çekuilibrit politik, diplomatik, shtetëror dhe mendor.

Sot e kishte kapur me letra qysh në mëngjes. Nisi t’i shkruante Ramës, pastaj vazhdoi me ambasadorin e BE. Të parin e shantazhonte, se do fliste për reformën, të dytit i kërkonte llogari pse nuk e kishte përfillur veprimtarinë e Presidentit para zgjedhjeve dhe pse po merrej me Reformën në Drejtësi.

Të dy, as kryeministri dhe as ambasadori Soreca, në fakt nuk ju përgjigjën. E panë më shumë të udhës të vlerësojnë vendimin e Komisionit Europian kundër përpjekjes për rikthimin e vizave nga Holanda.

Por duket se Presidenti do të vazhdojë me letra dhe pyetje këto ditë. Ka një lloj ngutje në formë tërbimi, që kaplon zakonisht mendje të nxehta, nga mospërfillja dhe injorimi i hapur që ju bë si President, kur deshi të përdorë ç’dekretimin e zgjedhjeve, si arsye për të shkuar drejt luftës civile.

Tani as zgjedhjet nuk u shtynë, as luftë civile nuk pati dhe Presidenti është i shqetësuar, se si do të vazhdojë të injorohet.

Pyetjet e tij më shumë se sa sqarime, janë pyetje retorike, që ai nuk do që t’i konfirmojë askush.

Po çfarë ka ndodhur realisht që është destabilizuar Presidenti?

E para, është injorimi që atij ju bë nga SHBA dhe Bashkimi Europian, pas ç’dekretimit të zgjedhjeve.

Perëndimi injoroi aktet e tij juridike, duke i hedhur në kosh, dhe i dha mbështetje shqyrtimit që i bëri Kolegji Zgjedhor këtyre akteve, duke mbështetur zgjedhjet e 30 qershorit. Praktikisht Ilir Metën e “shkarkuan” si President dhe zgjodhën të mbrojnë zgjedhjet dhe institucionet kushtetuese.

Së dyti, është indiferenca e Perëndimit për t’u përfshirë në bisedimet me kushte të opozitës para zgjedhjeve, duke e lënë opozitën ta paguajë shtrenjtë shantazhin e saj, për të mos hyrë në zgjedhje dhe për të djegur mandatet, që të rrëzonte qeverinë.

Ilir Meta ka pritur se Perëndimi do të trokiste në derë të tij për këtë hall dhe ai të faktorizohej. Perëndimi në fakt nuk trokiti askund.

Sot, falë strategjisë Berisha-Meta, zbatuar nga Basha- Kryemadhi, opozita është në rrugë si një parti e krijuar dje, pa asnjë deputet, pa asnjë bashkiak, ose anëtar këshillash bashkiake.

Së treti, Meta ka kuptuar se Bashkimi Europian po mbështet krijimin e shpejtë të Gjykatës Kushtetuese dhe po hedh në erë strategjinë Meta- Berisha për ta bllokuar dhe më tej krijimin e kësaj gjykate.

Nën këshillat e ekspertëve të BE, pritet që në fund të korrikut të bëhen tre propozime që i takojnë Presidentit dhe tre propozime që i takojnë Parlamentit, për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Nëse presidenti refuzon t’i çojë propozimet në Kuvend, me arsyetimin se mund të mos jenë tre kandidatë për një post, por dy, atëhere sipas listimit të KED, i pari i listuar, kalon direkt anëtar.

Kjo bën që maksimalisht Ilir Meta ta vonojë Gjykatën Kushtetuese deri në fund të shtatorit. Pas saj, nuk ka çfarë i bën më.

Së katërti, Ilir Meta po bën përpjekje të bllokojë formimin e Gjykatës së Lartë.

Arsyet e bllokimit fillimisht lidhen me faktin se tre anëtarë të Gjykatës Kushtetuese duhet të zgjidhen nga kjo Gjykatë.  Në fakt, Gjykata e Lartë mund të vonojë, por ajo nuk e pengon dot më funksionalizimin e Gjykatës Kushtetuese.

Nga ana tjetër, ajo duhet të ngrihet pasi janë akumuluar mijëra çështje për t’u gjykuar. Dhe Ilir Meta duket i shqetësuar nga një propozim i “Euralius”, që rekomandon përdorimin e precedentit të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, deri në ngritjen e përhershme të Gjykatës së Lartë.

Të gjitha këto detaje, pafuqia për ta ndalur reformën dhe injorimi që atij po i bëhet si faktor institucional në vend, e kanë xhindosur dhe bën ato që po bën, nga dje deri sot.

Nuk di çka ndërmend të bëjë nesër, por këto që ka bërë dje dhe sot janë boll për të dëshmuar se ai ndjehet i izoluar dhe i parëndësishëm për ta.

Në fakt, ata, as tani nuk po kërkojnë të ulen me Presidentin. Ata po u bëjnë thirrje palëve të ulen vetë me njëra- tjetrën dhe Presidenti është palë, jo intelokutor në këtë histori.

Për Perëndimin, ai është zjarrëvënës i izoluar i Shqipërisë, për qëverinë është udhëheqës i opozitës, për opozitën është lideri në pushtet i saj. Por askujt nuk i hyn më në punë, as Perëndimit, as shumicës. As opozitës nuk i bënë punë dekretet e tij.

26 komente në “Problemi i presidentit, është se nuk ka më rëndësi!”

  1. Sit back and relaks■●rirufueueur▪%^* says:

    2 te keqija nuk bejne nje te mire shoku Mero..

    1. Qite per zhelesh says:

      Prandaj Amerika eshte e gatshme ti shpalle keto 2 te keqijat (PD-LSI) organizata te dhunshme.

      1. Raimond vlonjati says:

        Presidenti nuk ka rendesi per ty dhe te ngjashmit e tu qe i lepini bythen Rames e te huajve

        Porse , ai me fjalen e tij , tani ka rendesi per cdo Shqiptar qe ka dinjitet dhe integritet moral ,

        Ai fitoi zemrat e gjithe shqiptareve te ndershem

        Bravo Ilir Meta !

        Doli tamam burre shteti , jo lavire si puna juaj

        1. Puka says:

          O Petrit Vasili po ik o burre shko ha fara, mos bej komente per propagande te nje te burgosuri te ardhur e hajduti te qelbur si Ilir Floriri.

        2. vlora says:

          O Raimond vlonjati. O I semure mendor. Vetem anet negative veprojne të truri jot. Iliri eshte hajdut

          1. Raimond vlonjati says:

            Boll ti o trap , se ju jeni popull dele qe nuk dini c’eshte dinjiteti,
            ju dini vetem te duartrokisni ata qe ju vjedhin dhe ju rrjepin ne taksa

        3. Shqupisti leshedhise says:

          Lol! Une mendoja se ti je nje cope muti nga Vicidoli,, ty te paska pjellur Monalikja!!!!

    2. Amy says:

      eshte nje analize dhe shpjegim i situates se ketij personi qe eshte preident, e shkelqyer, teper e sakte, bravo Mero, na hap syte edhe neve, kur jemi te paqarte ne disa gjera.

  2. ????? says:

    Hejjjj !! Pi të derrit uej !!!
    E KE QARTË BRE !!!

  3. Gg says:

    Mos ka rene ne dashuri qe shkruan kaq shume letra? Si njehere e nje kohe….

  4. TIRANA says:

    Nuk e ke kuptuar mire!! Nuk do hyjme ne ne europe, sipas Metes do hyje europe ne Shqiperi!!
    Perfundimisht Meta ka nderliqur, Merua po spjegon ka dy dite, po kush e kupton??

  5. ALBAN DEGA says:

    Elegji per Ilir Meten

    I MAFIAS ESHTE KAPO MBI KAPO
    AMERIKANVRASES SI ADMIR RRAPO!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    “Te hyfte vetja ne qejf”, mallkojne shkodranet e qyteteruar

    Presidentin e Shqiperise
    kapluar ka Deliri i i Madhestise !
    Po i duket vetja Skenderbe ?
    Nuk eshte vecse Hamza Be!
    Po e sheh veten si Mic Sokol?
    Idhull … ka Saleh Gogol
    S’ eshte gje tjeter Ballaban !
    Koke e kembe eshte Hackaban!
    Po e shet veten Avni Rrustem
    S’ eshte vec Esat Pashe Toptan!
    Po na shitesh si Vojo Kushi !?
    Nuk eshte tjeter vec Askushi !
    I Mafias Kapo mbi Kapo
    Amerikanvrases si Admir Rrapo!
    Po na ben ballin e Vendit!
    S’eshte vec rrota e qenit!
    Na shitej vec si Buldozet
    Kembe e Koke doli Destrojer !
    Vesh mantel antihajduti !
    Kembe e koke nje kokerr muti !
    I duket vetja maje e Botes
    Kudo shkel i rendon Tokes!
    Lufte i shpalli Amerikes !
    Vec prej hallit tmerrit frikes!
    Do te haj leshin e Marikes
    Krejt ke luajtur nga Fiqiri
    Ilir Bllok …Like Floriri!
    E ka terbuar BKH-SPAKi
    Ne Resort Reci do i ndal vrapi
    Ndaj ke luajtur nga rradaki!

  6. Iliri nga Gjermania says:

    ??E kan nxjerr jasht Loje. Tani te vije si Kali ne Leme???

  7. Salvadore says:

    Koncentrate ky shkrim z Baze si gjithnje i perpikte ndaj veprimeve te papergjegjeshme te Metes qe tani e ka kuptuar qe i ka ardhur fundi!Kjo qe po bene Meta ne fakt eshte futja ne lufte e skalionit te padjegur nga nderkombetaret nga Sali Berisha sepse futi Lulin e e dogji,futi Moniken dhe e dogji i futi te dy e perseri i dogji si karta ne perendim duke iu vene ultimatum qe ti rine mutit qe gatuan siper se levizen do qelben te paret!Ndaj duke i lene mbi mut te dy perendimi ,Saliu futi skalionin e padjegur nga perendimi Toto Liken duke menduar se mund ta perdorte e me anen e tij do te bllokonte reformen ne drejtesi nepermjet bllokimit te gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte!Ndaj dhe Iliri ka marr revansh duke menduar se duke kercenuar e shantazhuar kryeministrin e nderkombetaret do ti degjohej fjala e shqetesimi pa menduar qe protagoniste te ketij izolimi jane vete SHB dhe Europa!Ai shpreson tek deklarata e zv/kryetarit te grupit parlamentar te CDU ne Gjermani pasi ka ndegjuar qe Palmer eshte zevendes sekretar e per mendjen e Toto Likes kane te njejtin funksion me ate ate te zv/kryetarin e gr.parlamentar te CDU!Lfta qe nisi toto Likja eshte pasoje e çuarrjes se kestit nga ana e Berishes pas levizjes jashte Shqiperise para nje jave duke nxitur Meten se ndize zjarrin se do i fryjne ata qe kane marre kestin e radhes!Luli nuk flet dot se i eshte dhene ultimatum,Mona gruaja e toto Likes gjithashtu !Tani radhen e ka per ultimatum Toto Likja e te tre se bashku Ai,Luli dhe Monika duhet ti rrine persiper mutit te Berishes se ndryshe qelben tere dyniane!

  8. Likefloriri says:

    E megjithate ky president gangster hajdut e qetsoi popullin duke deklaruar se monika e ka ne terezi se ka nje pallat dhe ka siguruar femijet ne Angli.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Pusho, e ka me djersen e ballit.. Ka punuar fort. Duart plot kallo..

  9. Kozmos says:

    AI ESHTE TURPI I SHQIPERISE , SA ME SHPEJT FUNDI I TIJ . INJORIMI QE I BEHET ESHTE SHUME PAK PER ATE .

  10. democracy and well governing says:

    Loja presidentce behet per te harruar opinioni publik qe jemi ne diktature tashme dhe hakmarrja e komunisteve e sigurimit ndaj pd qe ju mori pushtetin ne 1990 u be fakt. Veriut ju rikthye terrori e persekutimi , fyerja e varferia.Kjo loja krahince eshte me e zeze.Kete loje bejne aghenturat e huaja.Urrejta e veriut neser mbi jugun dhe pasneser e jugut mbi veriun rrenon vendin. Mbetet i varfer e i kapur perjetesisht ky vend.

  11. Ilir floriri says:

    Rri si mut ne shi nashi Like floriri ????????????

    Meta ik. Meta ik. Meta ik
    Ne Rec e ke vendin o zagar bashke me Muniken

  12. Drejtesi says:

    Problemi i tij eshte me shume se rendesia, tmerri tij eshte qe nuk e ka me ne dore drejtesine…

  13. Lili says:

    Ky te keqes i kenaqet mero baza ! Te ingnorojsh Presidentin e Shtetit eshte te ignorojsh institucionet e shtetit, pra te ignorojsh shtetin tend! Po duhet me pasur shtet qe te kuptojsh kete o mero e jo ciflik ku dhuron Njeshin bursa te pamerituar sepse sherbetori u perhull shume ! Sherbetori nuk njeh shtet vetem doren qe e yshen apo i jep kamxhik!

  14. Bes Brani says:

    Pa mè tè voglin hezitim zoti Baze ka gjetur kèndin mè tè pèrshtatshèm pèr tè deshifruar pozicionin e pres. tè kètijè vèndi. Nuk mund tè them me siguri, por ata qè vendosèn ti japin postin e Pres. sè Rep. Meta .I e bènè qèllimisht pèr ta djegur pèrfundimisht, si njè nga figurat mè tè korruptuara tè tre dekadave. Duke e bèrè Metèn pre. tè Rep. i dhanè fund çdo preçedence tè fshehtè tè krahève tè politikès. Pretendonin se ishin absolutè tè pa thyeshèm Bash,Ber, Met , Mona e ndèrsa siç u pa, janè drejtè fundit. Do tè isha i gèzuar sikur kjo tè qe njè opera e Ramès, sidoqoftè AI ka qènè pjesè e atijè plani fatmirè pèr Shqipèrinè tè projektuar me mjaftè finesè e pastèrti…. Pèr dyzetè vite tè shtèrnguar tè urrenim perendimin e tridhjetè tè tjera pèr ta kuptuar atè , sot tè bindur jemi me ata edhe pèrse ende jashtè komunitetit tè tyre.

  15. mercenarocracy says:

    Problemi eshte se presidenti nuk ka me rendesi, se varferia e largimi masiv I shqiptareve nuk ka rendesi,se mospasja e gjukatave nuk ka rendesi, se qe zgjedhjet degjenerojne ne vjedhje nuk ka me rendesi,se nuk kemi ekonomi kombetsre , ekonomine qegaranton njerezor, dhe kjo nuk ka rendesi,se shendeti i shqiptareve ka ikur,nuk ka rendesi, se vrasjet e aksidentet terrorizojne shqiperine, se muxhahedine, serbe,greke vllehe maqedonas e cifute po perdhunojne shqiperine dhe kjo nuk ka rendesi.Rendesi ka qe media ka lajm e ushqehet mbi kerma dhe se skenderbeu” i percarjes i “theu hundet””Skenderbeut ” te bashkimit e demokratizimit te vendit.O perendi ku e ne ckohe jetojme!

  16. FLUTURA says:

    Ky president i korruptuar nuk i duhet askujt.

  17. Nexhat says:

    Ndegjova qe Rama do beje gel-Bazen president se eshte burre i zgjuare por duhet te le mjeker e mustaqe. Po ky i shkreti ka mbete pa qime ne koke duke prite te burgose Berishen pse Berisha nuk e beri tamam njeri,por i la per gjyse kete edhe Ngjelen.

  18. Vetingu says:

    Normalisht ne krye te vendit duhej te ishte nje personalitet por eshte krejt e kunderta. U desh te vinte nje fshatar nga Cepani te drejtoj shtet. Edhe delet tia jepje per te ruajtur nuk do tia besoja se do te thoshte i hengri ujku. Nuk ia vlen te shkruhet perdite per kete njeri shume negativ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje