DOSSIER/ "Reaksionar? Ai ka vargje të mrekullueshme për t’u adhuruar", alarmi i partisë: komunistët adhurojnë Gjergj Fishtën

4 Korrik 2019, 16:51Dossier TEMA

Dy komunistë në ’50: Fishta reaksionar? Ai ka vargje të mrekullueshme për t’u adhuruar

Një ngjarje vërtet të rrallë lajmërojnë dokumentet partiake të vitit 1950.

Peti Shamblli, një funksionar i lartë komunist, njoftonte se në Dardhë të Korçës, ku ishin për pushime disa anëtarë partie, në fund të korrikut 1950 ishte zhvilluar një diskutim letrar, ku dy komunistë kishin vlerësuar maksimalisht Gjergj Fishtën, edhe pse e dinin se regjimi e kishte shpallur reaksionar dhe autor të ndaluar që në vitin 1945.

Me një guxim të çuditshëm, ata e kishin vlerësuar Fishtën si “një nga shkrimtarët më të mëdhenj dhe se stili, radhitja, përmbajtja e vargjeve të tija janë të mrekullueshme, sidomos nga pikëpamja e hartit për t’u adhuruar”.

Ky diskutim, në fshatin piktoresk, atë fund korriku të 1950-ës, kishte vënë në alarm drejtuesit komunistë të Korçës, të cilët nisnin me urgjencë në Komitetin Qendror, shkresën e mëposhtme, duke kërkuar nga Komiteti Qendror që të forconin qëndrimin ndaj shkrimtarëve reaksionarë si në rastin e Fishtës, pasi një diskutim i tillë linte të kuptonte sipas Peti Shambllit, se komunistët nuk kishin përthithur si duhet orientimet e Enver Hoxhës për figurën dhe krijimtarinë e At Gjergj Fishtës.

Më poshtë, e sjellim të plotë dokumentin e dates 3 gusht, nënshkruar nga Peti Shamblli.

Parti e Punës së Shqipërisë

Komiteti i PPSH Rrethit Korçë

Nr. 22 prot.

Korçë më 3.VIII.950

Relacjon

Komitetit Qendror  të P.P.SH.

“Drejtorisë Agitas –Prapag.”

Tiranë

Para pak ditësh informohemi nga disa A.P. (anëtarë partie) të cilët janë me pushim në Dardhë  për një bisedim letrar që është bërë nga ana e Asan Petrelës  A.P.  dhe një shoku të tij, që të dy letrarë lidhur me shkrimtarin Gjerq Fishta. Ky bisedim është përgjithësuar dhe është bërë problem në shumë njerëz në Kampin e Dardhës.

Nga ana e Asan Petrelës dhe shokut të tij është mbrojtur teza se Gjerq Fishta është një nga Shkrimtarët  më të mëdhenj dhe se stili, radhitja, përmbajtja e vargjeve të tija janë të mrekullueshme sidomos nga pikpamja e hartit për t’u adhuruar. Këta shokë nxirrnin si konkluzion se neve duhet t’i këndojmë dhe të marim mjaft nga këto vargje.

Këto pikpamje të këtyre shokve në lidhje me Gjerq Fishtën, i cili në realitet është një: shkrimtar reaksionar, janë luftuar me fanatizëm nga shokët tanë në kampin e dardhës. Të lartpërmendurve u është thënë se ju ini Anëtarë Partie dhe kini parasysh se ç’qëndrim ka mbajtur dhe si e ka përcaktuar Partija, shoku Enver dhe shoku Bedri Spahiu në Konferencën e Letrarëve lidhur me këta element duke ju thënë se ju po mbani qëndrim jo të Partisë. Ata asnjëherë nuk u bindën dhe nxjerrësi fakt se në një mbledhje zyrtare që është bërë në Institutin petagogjik shoku Mark Ndoja  e ka ngritur në qiell Gjerq Fishtën dhe duke thënë më së fundi se ky opinion nuk ekziston vetëm në trurin tonë, por është opinion edhe i shumë shkrimtarëve të tjerë.

Ne duke u nisur nga këto fakte nxjerrim si konkluzion se në disa nga Shkrimtarët dhe letrarët tanë nuk është e qartë lufta që u bën Partia shkrimtarëve dhe letrarëve reaksionarë dhe armiq, ata nuk e kanë të qartë qëndrimin politiktë tyre dhe të shkrimeve të tyre dhe në shumë rastë vargjet i shëkojnë nga ana  e paraqitjes artistike dhe rradhitjes së tyre  pa marrë parasysh përmbajtjen positive dhe politike që kanë këto shkrime.

Për këtë ne mendojmë që këtë problem ta ketë parasysh komiteti qendror për tu zhvilluar një punë më e madhe, për edukimin dhe sqarimin e tyre politik për arsye se këto mendime dhe pikpamje ekzistojnë jo vetëm në shkrimtarët pa parti por edhe elementat që janë Antarë Partije siç është rasti i dy shokëve të nalt përmendur.

Jemi të mendimit se në rast se ka konstatime të tilla ay komitet, mendojmë që këto çështje të sqarohen edhe njëherë me letrarët dhe shkrimtarët tone dhe pastaj të shikohet nëpërmjet të kësaj pune të shëkohet elementi që mban një qëndrim të tillë armiqsor me qëllim.

P.Komitetin e P.P.SH.Rrethit

Peti Shamblli (kujto.al)

36 komente në “DOSSIER/ “Reaksionar? Ai ka vargje të mrekullueshme për t’u adhuruar”, alarmi i partisë: komunistët adhurojnë Gjergj Fishtën”

  1. Ivan i madh says:

    Pse e shkruan dosier mor Mero e se thua se kush ta serviri apo ke hall se do fillojne komentet kundra tyre. E thua se thua ti ata dihen se kush jane miqte e tu te zemres minjte e dosieve.dhe haleve të istitutit te neoballisti Rama, Fuga, kapllanet, dervishet e Lapardhaja. Cfardo që te shkruash se hedh dot poshte as ti as keta miqte e tu te gjirizit deklaraten e vete Fishtes adhurimin e tij per fashizmin.

    1. VFLP says:

      Gjergj Fishta – ky kolaboracionist I fashizmit
      Boll më me këtë fundërrine fashiste! Flasim për një maskara që përgatiti pushtimin e Shqipërisë përmes propagandës së financuar nga Vatikani dhe qeveria musoliniane, në gazetën Hylli i Dritës. Flasim për një maskara që skedonte dhe spiunonte atdhetarët dhe luftëtarët kundër pushtimit fashist. Gjithashtu në aspektin artistik, vepra e tij është një manifest folklorizmi i rëndomtë ballkanas. Një rrasë varri e financuar nga kisha për të promovuar veglat e veta dhe që rrezikonte të mbyste gjithë krijimtarinë letrare të kohës, siç thonte dikur Kadare. Folklorizmi i rëndomtë i Fishtës ishte inkuizicioni i letërsisë moderne. Letërsia e tij u financua vetëm e vetëm për të varrosur letërsinë moderne alla migjeniane që i bënte apel reagimit qytetar, duke e çuar letërsinë qëllimisht 100 vjet prapa. Ngritja e kultit të figurave si Fishta, nga Kisha dhe interesat e huaja koloniale, kishte si qëllim krijimin e zërave gjoja patriotike, inelektualë dhe me reputacion që mbështesnin pushtimin e huaj, duke kërkuar të manipulonin shoqërinë shqiptare.
      Kush mund te na shpjegoje sipas fotografive dokumenta qe jane ne arkiv , se gjate ceremonise mortore te Gjergj Fishtes ne 1940, cilat jane forcat ushtarake qe nderojne dhe shoqerojne kortezhin e ceremonise!? Jane shqiptare qe ne kohen e pushtimit fashist 1940 ishin te armatosur dhe te uniformuar dhe leviznin lirshem ne mes te qyteteve!? Heuuuu, po luftetaret e lirise qe luftonin pushtuesin s’ka asnje mundesi te bridhnin me arme ne dore me mes te dites ne mes te qyteteve te pushtuara te Shqiperise, e cila praktikisht nuk ekzistonte sepse ishte province e Italise ne 1940! Mesa di gjithe njerezimi, ata qe bashkepunojne me pushtuesin ne gjithe historine njerezore dhe ne gjithe boten quhen TRADHETARE! Ke shoqerojne ne ceremoni keta pra!? Mos nje tradhetar si ata vete!? Padyshim po, se nje luftetar apo personalitet te LIRISE se atdheut nuk kishte shance ta shoqeronin keta tradhetaret. Mos ata qe shoqerojne kortezhin jane edhe KARABINIERET italiane!? Ouuuuuu c’ne forcat pushtuese fashiste marrin pjese ne nderimin e nje personi !!!??? Mos ky person ishte italian dhe punonjes i administrates pushtuese fashiste!? Mesa dime ky Fishta nuk ishte italian!!! Mos ky person ishte bashkepunetor – KOLABORACIONIST i pushtuesve!? Me siguri qe po! Vetem MASKARENJTE bejne sikur nuk kuptojne ?

      1. mik says:

        VFLP – Fishta ka qene nje nga burrat ma te medhenj Shqiptare te kohes se vet ( mos ma i madhi ). Si i tille, cdo njeri e ka pas per nder dhe mburrje me marr pjese ne varrimin e ketij gjigandi. A mendon ti se e gjith ajo administrate shteterore, dhe e gjith ajo komande ushtarake pushtuese do e humbete kete rast per mos-pjesmarrje ne varrimin e nje nga njerezve ma te medhenj te kohes ?!! Aq ma teper qe Fishta ishte edhe anetare i Akademise Italiane. Fishta nuk ishte i hero komunist, as anetar i ” njesitit gueril “, por ishte nje klerik frat, qe jo vetem cdo Shqiptar por edhe nje fashist do ta kishte per nder me percjell ate kolos per ne banesen e fundit.
        Poeti Kombetar ne varrimin e vet ishte i vdekur, e nuk ka pas mundesi me zgjedh kortezhin e tij. As ata qe kane organizu ceremonine e varrimit te tij, nuk munden me ndalu kend mos me marre pjese ne varrim, mbasi mendoj se ka qene nje ceremoni e organizuar nga shteti. Kushdo qe shkon ne nje ceremoni mortore, shkon per rrespekt , e jo pse asht fashist, komunist apo ku ta di un.
        Gjithsesi ! Koha e vertetoj se At Gjergj Fishta asht poeti Kombetar i Shqipetareve, dhe ne nqs e meriton kush kete titull, asht ai.
        E kan vleresu te gjithe, e nuk asht problem se nje grup njerezish nuk i pelqen.

        1. Yyyyyyyyy says:

          Edhe une jam dakort! Ne varrimin (o zot sa me shpejt) te Sali Berrishes te marin pjese si roje nderi forcat ushtarake serbe!

  2. sapa says:

    Fatmiresisht asnje lloj propagande nuk mund ta zbehe figuren e ketij gjiganti patriot shqiptar!

  3. Nik says:

    VFLP jetoni ende me ide komuniste?Fishta simbolizonte kishèn dhe jo fashizmin dhe nqse zotrote demostron me fakte se GJ ,Fishta ishte njè kolaboracionist atèhere ju japim plotèsisht tè drejt por jo tè mbushni gazetèn me fjal boshe pèr tè kaluar kohèn nè rrjetet sociale.P,Shamblli ish sekretar i I parè nè Vlorè,thonè se ngrihej nè ora 05 tè mèngjezit dhe kontrollonte se ishin hapur nè orar çerdhet,dyqanet etj etj dhe sa pèr poetin e madh GJ,Fishta nga sa lexojm èshtè diskutuar nè vitet 1950 tè por reabilitimin e tij e dègjoje edhe nè mes kuadrosh ushtarak dhe policie nè vitet 1985 sè filluan njerèzit dhe flisnin pèr poezit e bukura tè Fishtès i cili nè vargjet e veta ishte njè patriot i vèrtet.Ngelèt duke hedhur hel ndaj Fishtès,Kadares etj etj.Hapja e trurit nuk do tè thot operacion kirurgjik por ,,,,

    1. VFLP says:

      Nik injoranti, jam plotesisht i sigurte se ti nuk ja ke idene kujt i thone “ide komuniste”!
      Nese ke interes te gjesh dokumente per kolaboracionizmin e hapur te Fishtes, do besh mire te lexosh dhe te kerkosh, pasi dokumentacionet per kete ceshtje jane te bollshme dhe fare te qarta! Une nuk jap mesime falas!! Te jesh i sigurte se pasi te besh disa kerkime dhe lexime, do dalesh para pasqyres dhe do peshtysh ate qe do shohesh perballe (gjithmone nese ke 2 gram tru ne vend, se po ishe tralala do vazhdosh te flasesh per “patriotizma”)

      1. Nik says:

        Injoranca juaj nuk njeh toleranc dhe po tè shkruaje emrin do tè ishe burrè me dy rr por meqènse fshihe mbas tastierave tè kompjuterit po mbyllim njè sy ndaj teje se na hape sytè.Ku nè tè s’èm,,, èshtè bashkpunimi i Fishtès ,pèrse i shkuan nè varrim ushtarèt italian?? Ik dhe fshi nga memorja mbeturinat komuniste kanibale ose ju duhet tè jetonit nè periudhèn komuniste pèr tè ndriçuar idet tona mbi kasahpanèn djallèzore e cila hèngri kokat e 28 mij yjeve dhe erdhèn nè krye krye injorantèt qè çdo kongres bèheshin raprezalje me internime,burgime,pushkatime por siç duket ju jeni njè qumèshtor qè ju rreh zemra pèr diktaturèn komuniste.Futi njè tè pèshtyr fytyrès suaj meqènse emri dhe fytyra ju mungojn .Fishta mbetet njè ndèr poetèt mè patriot dhe kètè e shrehnin hapur fundin e viteve 80 tè njerèz nga familje edhe me dy dèshmor dhe qè drejtonin institucione shteti .Ju duhet tè keni probleme por nuk mund tè vini nè gazeta dhe tè shfryni injorancèn tuaj rreth leximit siç duket tani paske hapur syt ke kohè tè studioni e argumentoni nazi/fashizmin /komunist.Nderim dhe respekt pèr Fishtèn.

        1. VFLP says:

          INJORANT dhe karagjoz!
          Po te bej nje nder, hajt po te jap ca mesime falas…. Lexo librin e prof. Arben Putos ….

          1. Nik says:

            Prandaj paske ecur kaq pèrpara sepse ke lexuar A,Puton??
            Po opinionin e tè madhit Kadare pèr Fishtèn e keni lexuar?Po Librin “Ura me tri harqe” e keni lexuar?Ik dhe ruaj dhitè, me sa kuptoj akoma nuk i ke shtruar kèmbèt nè asfalt por mè e keqja èshtè se ju siç e pèrmend dhe Kadareja jeni vezèt e fundit tè gjarprit komunistè.Kurrè nè kohèn e komunizmit nuk èsht folur nè librat e shkollès ose nè organet pèrkatèse tè kulturès pèr AT Gjergj Fishtèn sepse regjimi nazist-komunist e eleminoj pèrfundimisht nga letèrsia shqipe.

            1. VFLP says:

              Katunar INJORANT, mos i qa hallin kaloresit se i varen kembet , se eshte kaluar, o torrollak! Ti dukesh qe je nje analfabet provincial, ku nuk di te shkruash asnje fjali te vetme pa gabime drejtshkrimore. Ku e di ti se ku kam lindur dhe jam rritur une mor kokrra e budalles!? Po sikur une te kem lindur ne mes te Tiranes mor karagjoz, a ndikon kjo sadopak ne faktet mbi Fishten si kolaboracionist? Natyrisht qe jo mor njeri me komplekse! Ty nuk te pelqen e verteta? E kujt i plasi …
              Libri i prof.Arben Putos eshte liber dokumentar (nuk e di nese IQ-ja jote mund ta konceptoje se cdo te thote kjo). Aty jane botuar DOKUMENTA ORIGJINALE, te cilat jane te ftohta dhe te pandikuara nga askush. Lexoi e mos na caj trapin mor BUF!
              Kadare ka thene per Fishten : “… vepra e tij është një manifest folklorizmi i rëndomtë ballkanas. Një rrasë varri e financuar nga kisha për të promovuar veglat e veta dhe që rrezikonte të mbyste gjithë krijimtarinë letrare të kohës”
              Se cfare mund te kete thene me vone Kadareja, kur fluturoi me pras ne bythe, eshte ceshtje karakteri …

              1. Nik says:

                Pérse ndjehesh i ofenduar mbasi zbrite nga fshati nè qytet dhe mèsove hapat e para nè asfalt kjo nuk do tè thotè asgjè se lepuj si ti qè fshihen pa shkruajtur emrin ka me kile.Nuk tè pèlqen Kadareja pèr tè vetmen arsye se je qorruar nga propaganda idioteske komuniste dhe paske rèn (si qèni nè mut me marksizèm-L)dhe jep leksione drejtshkrimi njè analfabet i vobekt nga mèndja dhe truri .Kadaren nqse kupton sadopak lexoje intervistèn e tij dhe mos u prezanto mè kètu me ide naziste -komuniste sikur tè ishin karamele.Nè tè kundèrt mè vjen dyshimi se mundet tè jeni njè bastard 300 evro qè promovon greqin duke hedhur helm ndaj figurave tè shquara shqiptare duke u kamufluar si komunist .Vèrtet niveli juaj le shumè pèr tè dèshiruar dhe kuptohet jeni nè hapat e para tè leximit tè librave kur shpreheni hapur injorancèn tuja duke thèn se nuk e di sa her ndryshon mendim Kadareja(Po kush me nder ju pyet ju more zotèri?).Po pèrse jemi kètu tè na lodhèsh me lojra fjalèsh pa hyr seriozisht nè thelb tè çèshtjes Fishta,ik dhe gjej shokèt e tu dhe luaj ndonjè lojè qè ju pèrshtatet por jo kètu.

                1. VFLP says:

                  O KATUNAR INJORANT, une kam lindur me mes te Tiranes te thashe, o psikopat analfabet! Kaq i trashe te jesh o lopcar!? Ti je ai tipi i njohur i karagjozeve provinciale ne shoqerine e sotme shqiptare, qe thone se jane eksperte per cdo gje, por nuk dine as te shkruajne! E verteta nuk varet as nga ty dhe as nga une o torrollak trushpelar dhe e verteta eshte e padiskutueshme ne kete rast : Fishta ishte kolaboracionist i fashizmit! Nuk te pelqen ty, e cfare pastaj, ti je thjesht nje zhuls rrugesh …
                  E mos me fol per patriotizem mua ti mor kodosh, se nuk u be bytha jote te jape certifikata vleresimi. Ti qe te pretendosh per patriotizem, fillimisht do besh mire te mbarosh klasen e 9-te dhe te shkruash pa gabime, o inferior!

  4. MH says:

    Vargjet e Fishtes teper fisnike.

    Dersa t’muendem me ligjerue
    E sa gjall me fryme un jam,
    Kurr Shqypni,s’kam me t’harrue
    edhe n’vorr me t’permend kam.

    Shenim:
    Na po jena gjall e shume pak po e permendim te mjeren Shqipni.Qe ka ra me krye ne hi e s’po ka gja me ia gjete kryet ra ne hi.
    Persa i perket ne lidhje me fashizmin.Duhet te keni nji grime mend.Ishte koha qe Shqiperia mund te coptohesh nga shtetet komshinje.Kete e mbrojne te gjithe historianet qe i japin te drejte Nacinal clirimtares.Ashtu sic veprune mbasardhesit e tije shqiptare si rasti i komunizmit qe u lidh here me Jugosllavet,mandej me ruset e ne fund me kinezet jo per interresa personale por per interresa madhore kombetare per te mos u coptue nga komshijte e per tu shue perfundimisht.Dhe Fishat pati nji ide qe te mbeshtetesh te Italia Fashiste si shtet ma i fuqishem se komshijte.

  5. MH says:

    Ashtu sic mbroni iden e faktorit te luftes NaCl per shpetimin e Shqiperise te mos coptohej e te shuhej perjetesisht nga komshinjet.Ne ate kohe te larget ku PKSh krahas luftes u lidh me Jugosllavet,me BS e ne fund me Kinen.Po keshtu dhe At Gjergj Fishta duke mendue qe Shqiperia nuk ka asnji shtet qe ta mbeshtesin ne mbrojtjen e vet.Krijoj iden qe ta mbshtetste Italia si shtet ma i forte se shkijet.
    Se sa e ka dashur atdheun me nji adhurim edhe pertej vdekjes nuk ka te krahasueme me asnji te dyte te cilet e kritikojne e nuk lajne gja prej gjaje pa ia dresue mbi Te.

    Dersa t’mundem me ligjerue
    E sa gjall me fryme un kam,
    Kurr Shqypni, s’kam me t’harrue,
    Edhe n’vorr me t’permend kam.

    Fishta ishte dhe mbeti antizogist.kundershtar i perbetuem i Mbretit.Kur Mbreti desh ta arrestonte.Fishta tregon:Une e kish shume lehte te shkojshem ne Itali si akademik i akademis Italiane.Po ,Jo. Ndeja ne Shqypni tek miqt e mi ne Gosiqe.Pra nuk e ka dasht Fashizmin per hesape te veta por per ndihmue vendin te mos coptohet nga koshijte. Kur,sot shkijet futen dhe krijojne vorre serbe e Malazeze sic ka krijue e miratue Berisha vorre per manarkofashistet Greke dhe shitjen e detit grekut

    1. Tanguli says:

      Edhe KURVA kurverimin nuk e ben per qejf, por per para!
      Te gjithe e kane nje justifikim, pse Fishta dhe gjithe gomeret si ty nuk do e gjejne nje te tille!?

    2. bislimi says:

      Fishta është bërë akademik pas 7 prillit 1939, e jo në kohën e Zogut.

      Ka qenë syntizogist i njohur si shumica e klerit katolik shqiptar.

      Nuk ka asnjë deklaratë në favor të fashizmit si shumë klerikë të tjerë, mes tyre dhe Anton Harapi, që dolën dhe e pritën me lule ushtrinë fashiste tek ura e Bahçallëkut në Shkodër.

      vdiq në dhjetor 1940 dhe u përcoll nga i gjithë populli i Shkodrës.
      Edhe tregtaret muslimani i mbyllën dyqanet në shenjë zie.

      Gjatë luftës , në çetat partizane recitoheshin vargjet e Fishtës.

      Vetëm pas çliriimit, nën dikatin e Jugosllavisë, filloi ndalimi i tij si antisllav.

      1. ca po thua says:

        I ke dhene uje gomarit o Bislim ? ? ?

      2. i relaksuar says:

        Letër e shkruar në gjuhën italiane, që Gjergj Fishta ia dërgon nga Shkodra më 10 gusht 1939 një oficeri të lartë fashist.
        Ndër të tjera, ai shkruan:

        Shumë i shkëlqyeri dhe shumë i dashuri zoti kolonel.

        I kthyer mbas gjashtë javësh nga Italia në Shkodër më 8 të këtij muaji, kryej një detyrë të ngutshme dhe të dëshiruar t’ju falënderoj nga zemra për përgëzimet dhe urimet që keni pasur mirësinë të më drejtoni për emërimin tim si akademik i Italisë – gjithë mirësia e Duçes, i cili, ashtu si Ju, do të mirën jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të shqiptarëve.

  6. Star says:

    At Gjergj Fishta eshte patrioti ma i madh qe ka nxjerre kombi yne.Se cfare ka shkruar Ai per Shqiperine dhe shqipetaret kurrkush nuk mund ta veje ne diskutim. Vetem qarqet sllave kane qene gjithmone kunder ketij kolosi.Dhe fill pas hyrjes se komunisteve ne pushtet sllavet bene te mundur qe edhe varri ti prishej ketij kolosi Vetem Gjergj Kastrioti dhe At Gjergj Fishta jane dy figurat me te medha te kombit jane pa varre se pushtuesi ju kane prishur varret. Te parit pushtuesi otoman dhe te dytit rregimi komunis me urdher diret nga Beogradi.Ju qe shkruani kunder ketij personaliteti jeni vemje sllave.Ai eshte me kohe ne panteonin ku e meriton nje njeri i ketij kalibri,dhe nuk ulet figura e tije nga jashteqitjet sllave te radhes.

    1. uhahahaaaaaa says:

      Nuk jam dakort. Patrioti me i madh je ti o Star Kokkar!
      Ceshtja eshte se historia ka treguar dhe po tregon se kur vjen casti per te treguar kete patriotizem, halabakeria juaj nuk shkon ne ane te Gjergj Kastriotit por te Hamzait! E pastaj ankoheni se fajin e ka ai tjetri, se ju jeni patriote ?
      Yyyyyttttttttt race e felliqme !!!

  7. Virusi says:

    Fishta eshte gjigand, nje ikone, si letrar dhe patriot. E kane quajtur dhe Homeri shqiptar. Pjesemarres ne kongresin e gjuhes ne Manastir etj. Disa komentues ose nuk e kane lexuar kurre ose ruajne mendimin komunist rreth tija. Do ishte mire te heshtin. Ja disa vargje te Fishtes. Per gjuhen shqipe:

    Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
    qi këtë gjuhë të Perëndis’,
    trashigim, që na la i Pari,
    trashigim s’ia len ai fmis;
    edhe atij iu thaftë, po, goja,
    që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
    qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja,
    flet e t’veten e lèn mbas dore.

    Parashikimi profetik qe po ndodh pas 100 vitesh.

    Po, por nesër, me ndihmë t’Zotit,
    Do ta bajmë prap Shqipni t’lirë
    Prej Prevezet m’Leqe t’Hotit,
    Prej Tivari në Manastir,
    Edhe Flamuri Shqipnisë
    Si flakë mnijet e Perëndisë
    Do t’valvitet në Kaçanik.

    1. eeeeeeeeeeeeeeej says:

      Edhe putana te ndjell me fjale te embla, qe te te rruaje leket! POR AJO PUTANE MBETET!!!

  8. MH says:

    At Gjergj Fishta nuk asht pa vorr.
    Per kete varrim duhet falenderua nepunesin shkodrane Shyqyri Rrjollin.I cili ka takue rojen e vorreve te Rmajit Shkoder Gjon Gjergji mbasi e ka porosit te jete shume i kujdeseshem dhe teper i heshtur i ka dhan nji thes cimentoje me eshtnat e At Fishtes brenda per ti varros diku aty pa e dit askush.Roja Gjon Gjergji ka marre thesin dhe e ka vendos ne krahe te kapeles se vorreve duke kalue vorret motrave Stigmatine,numroi 1,2,3,4 selvijat.Tek e katerta ka fute thesin e cimentos me eshtnat e Ate Gjergj Fishtes.
    Persa informoi.Per ma teper mund te kontaktoni shkodranin z.Frits Rodovanin me banim sot ne Australi.

  9. MH says:

    Jo vetem qe jeni shume shume te vonuem.Por edhe po te ishte gjalle Fishta nuk keni kellqe me u mat me Homerin e dyte te Ballkanit.Keshtu e kan quejt letraret dhe histiranet e kohes.

  10. beni says:

    Vargjet e Fishtës!
    Më quani n’daç bullgar n’daç kok karr por mos me thërrisnin kurrë me emrin shqiptar?
    E dinte vllau se kudo në botë fukaraja e të zaptuarit t e Turqis shfrytëzoheshin në mënyrën më mizorë!
    Kte na bëri Turqia!
    Të tjerët mernin 5 dollarë shqiptarit 1 dollar?

  11. Star says:

    More ti me ate emer Uhahahaaaa. Ti nuk je gje tjeter vec nje morracak dhe nje vemje sllave. Je nje minje gjirizesh i periudhes komuniste. Ti qe flet per At Gjergj Fishten si jo patriot lexo moj hale se cfare ka shkruar ky gjigand per gjuhen shqipe dhe shqiptaret. Lexo fjalimin e tij ne kongresin e Manastirit me 1908. A po ti mbeshtetesh per te gjykuar Fishten tek propoganda komuniste qe ishte e nenshtruar ndaj sllaveve,per te cilet fishta I ka nxjerr zbuluar para botes. Sllavet gjithmone kane tentuar qe popullsine shqiptare ta identifikoje me shtetin otoman. Dhe Fishta ne ket debat heq petkun e priftit dhe ju jep ate pergjigje qe edhe sot e asaj dite ju djeg deri ne palce sllaveve . Dhe ti nje vemje e radhes e propogandes sllave nuk mundesh kurre te erresosh patriotizmin e ketij kolosi te shqitarizmes.

    1. uhahahaaaaaa says:

      O Star KokKar, Fishta ishte KOLABORACIONIST i pushtuesit fashist, a kupton o teveqel!? Le te kete shkruajtur vargje e poema, nje fjale e urte shqiptare thote : bej si them une, por mos bej si bej une!!! Nje njeri i karakterizuar keshtu quhet e pakta MASHTRUES!
      E ne qofte se patriotizmi paska ngelur ne dore te halabakeve sy puna jote o Star KokKar, zot ruaje kete vend nga gomere si ty….

  12. Star says:

    Or morracak komuniste,or vemje sllave po ku kupton ti patriotizmin o budalla. Ti kupton vetem internacionalizmin proletar. E filluat miqesine me Jugosllavine,e vazhduat me Stalinin dhe e perfunduat pa breke me kinezet. Dhe kush flet per patriotizem ju qe skeni lane asgje pa shitur nga Shqiperia ne emer te Internacionalizmit. A e more vesh more Uhahaha more spermatozoon sllave.

    1. uhahahaaaaaa says:

      Katunaro, amon na e shpjego pak se cdo te thote internacionalizem proletar!

  13. Star says:

    Shko pyet morracaket e kuq ne Begrad dhe Moske. Pyet edhe ndonje ideolog nga partia e Hysni Milloshit se ta spjegojne. Po te perdorin dhe nuk ta kane spjeguar se me cfare roli te kane vene ty vemjet e rradhes sllave-komuniste.

    1. ca po thua says:

      Star ne injorance, ideatoret dhe krijuesit e ideologjise komuniste jane gjermanet Marks dhe Engels! Shteti i pare komunist ne bote eshte Komuna e Parisit (eshte ne France o koqeeeeee).

  14. LAVDI GJERGJ FISHTES

    shife si i censurojn rropsit e muzllumaeve komentet ktu !!!!!!!!!!!!!!!!

    kta jane Talibane .
    a mundet te diskutosh ne nji faqe te tille ,
    qe menaxhohet nga jerez ordiner talibane katunare qen rrugesh

    per Art e Figura te tilla Madhore si Gjeergj Fishta ?!

    asjiher .
    ja pshifini cfar shkruajn bastradet e isis

  15. Kin Buba says:

    Me fol e me shkrue per At Fishten, duhet me e lexue,
    ” Lahuten…”, Anxat e Parrnasit, Gomari i Babatasit, Mrizi i Zanave, Nikolejda, I smuti per mend, Nikolejda, etj vepra t’ shkrueme me mend n’ krye e jo frymzime PARTIOTIKE demagogsh pa krye. Tung.

  16. Star says:

    Ca po thua o kar. Sistemi komuniste ne rang shteti u vendos ne Rusi. Komuna e Parisit nuk ishte shtet more teveqel . Marksi dhe Engelsi nuk ishin drejtues te asnje shteti komunist. Drejtuesit e pare te shtetit komunist ishin Lenini dhe Stalini baballaret ideologjik te ju morracave komunist te diktatures neShqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje