Protestat e reja, nën moton “Basha rri”!

4 Korrik 2019, 19:23Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Paralajmërimi i ri i opozitës, për protestë më 8 korrik, nuk duhet të habisë askënd. Edhe pse “fitimtarët” zakonisht festojnë dhe nuk protestojnë, Berisha dhe Basha kanë nisur një cikël të ri protestash, të cilat duan të mbajnë larg zërat që mund t’i kërkojnë Lulzim Bashës të ikë nga kreu i partisë.

Pas katastrofës së pritshme elektorale të 30 qershorit, të cilën Basha, as e ndali dot, as e bllokoi dot, tani po fut Partinë Demokratike, në një cikël të mërzitshëm trazirash, të cilat nuk kanë më moton “Rama ik”, por “Basha rri”.

Problemi kryesor që ka Lulzim Basha në këtë moment, është që të mos i lërë hapësirë kritike askujt brenda PD, për t’u marrë me të, por nën tezën e Leninit, për “revolucion permanent”, t’u kërkojë demokratëve, të dalin në rrugë për të vazhduar protestat.

Kjo është e vetmja mënyrë që çdokush që ngre zërin në parti, “t’i tregojnë vendin”, se je me Edi Ramën dhe jo me protestat kundër tij.

Është një shkollë e vjetër e Berishës. Në gjithë humbjet e tij, sapo dëgjoheshin pëshpërimat e para për përgjegjësinë e humbjes, ai urdhëronte protesta qesharake, nga ato të lodhurat me 1000 vetë, që shanin zakonisht Ambasadën amerikane dhe ODIHR-in që u kishte shkaktuar humbjen.

Është ekzaktësisht e njëjta skenë, i njëjti skenar, i njëjti skenarist. Dhe sa herë humbet PD, ka gjithnjë një armik, SHBA dhe OSBE.

Në këtë aspekt, protesta e 10 korrikut, dhe të tjera që do ta pasojnë, janë një recetë për të mbajtur larg kritikët e Bashës brenda partisë, një recetë për të shmangur analizën e “revolucionit” dhe një përpjekje për të maskuar shpartallimin, nën shpresën se ditë më të mira do të vijnë.

Po ta shikosh dhe qëndrimin ndaj zgjedhjeve, i vetmi element që Basha i njeh si legjitim këtij procesi, është rezultati i “Bindjes Demokratike”, kundërshtarëve të tij.

Pra, ky njeri që thotë se 30 qershori ishte farsë, se votat nuk u numëruan, se votat u shtuan etj, broçkulla si këto, thotë që “Bindja Demokratike” doli dobët se ka marrë rreth 30 mijë vota.

Pra vëmendja e tij, është pikërisht tek rivalët e tij. Ky njeri që nuk njeh asgjë nga 30 qershori, njeh si të rregullt rezultatin e “Bindjes”, pasi i duhet t’u tregojë të vetëve, se rivalët e tij  kanë dalë dobët, edhe pse me këtë gjest në fakt ka njohur gjithë 30 qershorin dhe ka hedhur në kosh gjithë akuzat paranojake dhe të liga, se Edi Rama do t’i japë mandate “Bindjes”, apo do krijojë opozitë fallco.

Tani që zgjedhjet mbaruan, tani që Basha nuk bëri dot asgjë nga ato që u premtoi demokratëve, tani që Basha dogji mandatet e listës së parë, por nuk frenoi dot mandatet e listës rezervë, tani që Basha tha se 30 qershori, nuk do të jetë ditë zgjedhjesh, nuk do lejohet, nuk do pranohet, nuk do njihet, dhe tashmë e lejoi, e pranoi dhe po e njeh vende- vende, atje ku i intereson, atij i duhet doemos një alibi e re për të mos u rrëzuar.

Ndaj mos i merrni seriozisht protestat e reja. Nuk kanë të bëjnë më me zbimin e Edi Ramës. Kanë të bëjnë me frikën se mos lëvizja “Rama ik”, kthehet në lëvizje “Basha ik”.

Dhe për këtë duhet të torturohen ca militantë ende në diellin e korrikut, që të bërtasin të parët “Basha rri”, para atyre që po bëhen gati të thonë “Basha ik”.

19 komente në “Protestat e reja, nën moton “Basha rri”!”

  1. Ku vajti ajo shprehja e famshme, ne se behen zgjedhje apo votime me ramen kryeminister sic thoshte Salihi, ose do rrije rrama ose do ike basha me moniken , te njejtjen shprehje e artikuloi edhe monika. Nuk po shohim te ikin keta qe nuk ishin te afte te mbanin fjalen, nuk dihet se sa kohe do presim qe te ikin keta trima ?

  2. Trump says:

    Gjysme e vertete . Gjithe bota u ngrit kunder Bashes e tani me gjysme zeri po thoni qe luli fitoi.Soros,Rama e gjithe trafikanter e droges se Shqiperise, me administrate publike Polici e shik e Ku di une e prape votat e bashes dolen me shume. E vetmja gje qe ha shume pak debat eshte fakti se tek fitorje e lulit ndikoi filozofia e strategjia e lulit apo deshtimet e arroganca e rames , korruptimi dhe papergjegjshmeria e tij.

  3. Moto duhet te jete basha e sali shpellari me cecenet e tij ,bej mutin ketij vendi,digj vidh vra e shaktrro se ky popull gomar kete meriton

  4. ©KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Shqupi, me 10 korrik ka festen e godines,qe ka uzurpuar ☺!
    Humbjet ne PD kane patur dhe kane nje emer,Berisha !
    Pergjegjesine e ka Basha ,sidomos kur nuk del “djale”

  5. Olimpia says:

    I dashur Mero,,,revolucioni permanent,,nuk eshte tese e Leninit por e Trockit.Lenini ,kur ndjente dobesi ,bente kompromis ,per te fituar kohe.

  6. lymi says:

    O PD moj PDh Sala te boni pirdhi ne te….
    E mushi partine me qorra dhe horra….
    Me shpellare e katundare…..
    Qe dine vetem te hane bare….

  7. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Na u bënë
    pocaqi
    Rama ik
    e Basha rri.
    Vur e hiq
    e ngul e shkul
    se votimet
    qenkan nul!
    Mic Sokoli
    president
    ka ca ditë
    që u çmend.
    Nga t’a marrëm
    nga t’a zëmë
    mbill e korr
    e tok më lëmë
    Kanakarët
    në opozitë
    vetull s’vunë
    nxorrën sitë.
    Lule basha
    Lule dielli
    prapë lumin
    do t’a hedhi
    Me protesta
    e strategji
    Rams ik
    e Luli rri.

    Duket moti
    në sabah
    për At t’Shenjt
    e për Allah
    Opozitë
    duku na darka
    pirth e pirth
    e lyej lakra.

  8. Jimi says:

    Mero! Sa per zhegun e korrikut dhe acarin e shkurtit, hic mos u bej merak ! Kete pune e kemi zgjidhur me sherbimin sinoptik, Ai do t’na njoftoje per cdo te papritur te motit dhe ne hazerxhevap hartojme planin e masave, Ne nuk jemi te pashpirte qe ti torturojme njerezit ne palcen e acarit te dimrit apo ne zhegun e vapes se veres. Ne tashme kemi fituar goxha eksperience ne organizimin e shetitjeve dimerore, apo verore, gje qe na’e kane zili gjithe partite e tjera . Meqe deri ne 2021 eshte kohe jo e shkurter, per t’mos i torturuar njerezit, mporem vendim qe, ashtu si dikur ne kohen e Enverit shkolla e nates behej nje dite po, nje dite jo edhe ne vendosem qe shetitjet ti bejme nje ose dy ne muaj, madje kemi menduar qe per t’mos i loqendisur njerrezit, ti organizojme me turne dhe me rrethe.
    Mero! Pershendetje revolucionare nga shtabi i revolucionit prane SHQUP-it!
    Mire u pasfshim ne Shqiperine e lire.

  9. Joni says:

    Sakte. Por na u mpi truri nga marrezite e opozites dhe presidentit me mediat e tyre qe masturbonin gjithe diten per lufte civile trazira dhe destabilizim te shqiperise. Tani jane ne deshperim por nuk dorezohen deri sa te japin shpirt.pseudoanalistet e tyre tani po nxijne dhe jane te urryer dhe te peshtire.o.plehra.o llum kazani.behuni objektive ose beni nje pune tjeter te jetoni me nder. Ky popull ka halle te tjera.Z Mero merruni edhe me ceshtje te tjera te zhvillimit.fjala vjen po degjojme se jane ulur ritmet e punes ne rrugen kardhiq sarande.dhe nuk dihet koha e fillimit te punimeve te tunelit te skerfices.ju lutem perdorni autoritetin tuaj per nxitje dhe shpejtim te punimeve.kam shume besim tek JU.Flm shume dhe naten e mire.

  10. NjeQytetarOptimist says:

    Sa te kene Bashukun aty, Rama ne terezi e ka.. Hidhi ca Mulra e Salianja dhe ne vend numuro.. Le te sfiliten ne pikun e vapes.. Qeverria te pershpejtoj Reformen e Drejtesise dhe te ngrihen gjykatat.. Qeverria te fokusohet ne ekonomi se kazani mediatik me pallavra boshe do merren si gore.. Kush rrefuzon te dali nga godina e bashkive, terhiqini zvarre jashte.. Ec plako ska me tolerim me idjotat qe sdine te lidhin dy llafe.. Filloni investoni aty ku investimet kane munguar prej vitesh.. Fillojini punes qe gjysma e mandatit ta shohin njerzit e lekundur qe e keni serjozisht.. Shifni bujqesine se ha dynjaja dhe formalizoheni.. Sulmoni burokracine dhe bejini gjerat te thjeshta dhe efikase.. Aplikoni modelin e ish ministrit Bode dhe lironi njerzit nga taksat.. Ul taksat me shume se nga bizneset me 1 miljone.. 5 miljon takse zero.. Clironi ekonomine me shume dhe njerzit do harxhojne me shume.. Taksa te renda per hotelet dhe motelet e pushimeve qe I japin me qera (takse luksi). Hapni kazino vetem ne hotele te medhaja.. Behuni kreativ, levizni guret.. Si po shkon ajo hekurudhe Prishtine-Shqiperi per transport mallrash per ekonomite e dy vendeve?!?! Come on move..!!! Mos u paralizoni me idjota si Fevzira, Bushatra, me pleq te pjerdhur neper emisjone se cfare beri nje president qe eshte vetmuar nga te gjithe dhe do paparacin tu kujtohet qe eshte gjalle.. EKONOMIA plako cfare do shtrojme ne tavoline kjo ka brum per qytetaret.. Snap out of it..!!! Bej keto, dhe te voton populli gjithe jeten..

  11. arbeg says:

    Ky nuk eshte “revolucioni permanent”, por “teatri permanent” i nje gjoja revolucioni, qe ne fakt eshte vetem nje ‘anarki e telekomanduar”. Ke te drejte Mero, regjizori perserit te njejtat skema. Vetem se tashme “teatri revolucionar” ka humbur elementin e tij kryesor: “te paprituren”.
    “Fundi i botes” parashikuar nga Nostradamusi Sali dhe filxhani i Kafe Mones nuk ndodhi. Dhe tani e dine te gjithe se nuk ka per te ndodhur kurre.
    Por kujdes! Kjo eshte skena e fundit e tragji-komedise se TRE O-ve: “O revolucion, O lufte civile, O rashe e vdiqa!”
    Regjizori nuk ka ndermend te vdese, sepse nuk e ka pasur kurre seriozisht me tragji-komedine e tij. Gjithashtu ai nuk ka ndermend te vrase aktorin kryesor te pjeses. Thjesht po kerkon nje dalje “me nder” nga tragji-komedia e rradhes, e cila perfundoi me nje deshtim spektakolar!
    Berisha eshte nje lider ne perendim. Nese demokratet nuk duan te qendrojne nje kohe te gjate ne opozite, nuk duhet te ecin si te verber pas tij.

  12. ETHEM LALAJ says:

    SHUME SAKTE.POR PER GJITHE DASHAMIRET E BERISHIZMIT PO SHTOI DIÇKA:
    1-ESHTE FAT I MADH PER QEVERINE RAMA QE PD E DREJON DEFAKTO SALIKRIMI.DHE SA TE JETE AI NE PD,KJO NUK VJEN KURRE NE PUSHTET,POR FATKEQSIA QENDRON SE AI PO DEMTON VENDIN TASH 29 VJET.DT.01.07.SALIU SHKOI TE LULI ORGJENT.NE E KUPTUAM SE AI SHKOI ATJE PER TE ORIENTUARE LULIN NE PRESPEKTIVE,KUR LULI PO PRISTE SHKARKIMIN E TIJ.
    -PO PSE SALIU NUK E HEQ LUL-ZIUN:
    .SE LULI ESHTE EMRUAR PREJ TIJ DHE LARGIMI LULIT DO TE THOT LARGIMI TIJ..
    .SE 2B I KANE BERE VJEDHJET E VRASJET SEBASHKU,SI RR. E KOMBIT ,21 JANARI,SHITJA E DETIT,LOBIMI RUS QE DREJTESIA PO HESHTE,ETJ.
    2-TASHME KATERSHJA OPOZITARE ESHTE HEDHUR KUNDER SHBA+BE.DJE DOLI HAPUR SALIKRIMI KUNDER PALMERIT AMERIKAN KUNDER 30 QERSHORIT.ME PARE U HIDJEN NE SULME TE PAEPUR META,LULI E MONA..SIDOKOS VASILICIA.GJITHE SHPURA E TYRE.KJO DO TE THOT SE BALOS I ERDHI NGORDHJA SE PO PSHURR TE DERA E XHAMISE.
    3-PROTESTAT E ARDHESHME TASHME DO TE DREJTOHEN KUNDER SHBA+BE.KJO DO TE SHPEJTOI ARRESTIMIN E TYRE.JO ME KOT DJE NGA POLONIA KALAVERA DOLI HAPUR PER ARRESTIM TE SHPEJTE TE KOKAVE TE KRIMIT 29 VJEÇAR.
    .FAKTI QE DOLEN NE SHTYP PASURIT MARRAMENDESE TE ÇIFTIT META DHE DOSJET ME ZE E FIGUR PER TA,DO TE THOT SHUME SE RADHEN E KA ILIR FLORIRI.

  13. Shefqet says:

    There is not the problem of the political and institutional sacrifices necessary for the credible europeanization of Albania, but the problem of the political and institutional destruction of albanian hybrid democracy as a necessity for albania’s sustainable americanization, a problem that can be resolved only through extreme authoritarian and abusive decision-making to a unique populist leader within the traditional conspiracy scheme of the type, “today is the state capture with the help of Great Powers. Tomorrow is the country’s state-of-the-art restructuring by the Americans.”

  14. FLUTURA says:

    Levizja Bash ik! Ka kohe qe ka filluar…

  15. USA versus Albania says:

    Ne Shqiperi nuk ka me demokraci,te pakten me kete kryeminister.30 qershori ishte nje investim i jashtezakonshem kunder demokracise se vertete.Kush mbrohet nga Rusia? Kushdo qe mbjell e promovon Pademokraci ndjell Rusi.Dhe mendoni kur Rusia me buke ne traste e qiri ne dore po e kerkon kete rast.Ne traste pervec bukes mund te kete dhe gjera te tjera….

  16. Ganiu says:

    Sikur njerezit s’kane pune tjeter. Cdo dite vetem politike. Na cat trapin.

  17. Tomori USA says:

    Pd, lsi, aktualisht kerkojne sabotimin e rreformes ne drejtesi. Nese vendi esht ne krize politike, kete e thelloi, jo vetem sali krimineli, por edhe me shume ilir meta, i cili i hodhi benzen zjarit, veshi kostumin e lsi , vetem e vetem te sabotoi rreformen ne drejtesi, vetingun, per ti shpetuar burgut qe e pret se shpejti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje