Zbulimi: Historia e një burgu famëkeq britanik të Luftës së Dytë Botërore

4 Korrik 2019, 22:30Dossier TEMA

Historia e harruar e asaj që dikur ishte burgu më i madh i kampit të Luftës së Dytë Botërore në Britani është zbuluar nga arkeologët në rajonin Yorkshire.

Në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, kampi Lodge Moor pranë Sheffield mbajti më shumë se 11,000 robër, kryesisht gjermanë.

Historitë e tij të jashtëzakonshme janë anashkaluar për më shumë se 60 vjet, ndërsa mbetjet janë mbuluar në një pyll të dendur.

Hulumtimet nga studentët e arkeologjisë tregojnë se kampi ishte përdorur për të mbajtur më fanatikët e të burgosurve gjatë Luftës së Dytë Botërore, shumë prej të cilëve ishin nga Gjermania, Italia dhe Ukraina.

Duke analizuar të dhënat e kampit, deklaratat e dëshmitarëve dhe vëzhgimin i mbetjeve, studentët e Universitetit të Sheffield-it gjetën se kampi mbante më shumë se 11,000 njerëz në kulmin e luftës, në vitin 1944.

Por më herët, gjatë Luftës së Parë Botërore, burgu, i njohur zyrtarisht si Kampi 17, mbajti të burgosurin më famëkeq, Admiralin Karl Dönitz. Ky i fundit ishte kapiten i disa anijeve gjermane që u kapën nga forcat aleate kur anija e tij U-68, u detyrua të dezertonte.

Admirali kaloi rreth gjashtë javë në kampin e Sheffield, përpara se të paraqiste dokumentet për sëmundje mendore për të mos u trajtuar si një kriminel lufte.

Dönitz u lirua dhe u kthye përsëri në Gjermani, ku ai u ngrit për t’u bërë komandant i anijeve të Hitlerit dhe kreu i marinës gjermane, përpara se të vazhdonte të pasonte Hitlerin si president i Rajhut Gjerman.

Lodge Moor ishte një nga rreth 1,500 burgjet në Britani gjatë Luftës së Dytë Botërore, por rëndësia për sa i përket madhësisë dhe llojit të të burgosurve, nuk ishte mjaft e trumpetuar.

Tani, ekzistojnë vetëm mbetjet e pjesshme të asaj që ishte dikur. Sot është shndërruar në një shëtitore për qen.

Historia e këtij burgu është diskutuar herë pas here nga banorët lokalë në forumet e internetit, por ky hulumtim është i pari i këtij lloji.

Në fillim të Luftës së Dytë Botërore, kampi u pushtua kryesisht nga të burgosurit italianë, të cilët u detyruan të punonin në fermat lokale dhe dukej se kishin marrëdhënie të mira me fqinjët e tyre të Yorkshire, të cilët do të ndanin me ta furnizimet e tyre të kufizuara. (Tesheshi)

2 komente në “Zbulimi: Historia e një burgu famëkeq britanik të Luftës së Dytë Botërore”

  1. mik says:

    Lodge Moor ishte nje nga rreth 1500 burgjet ne Britani gjate luftes se dyte boterore ….. ?
    A jeni te sigurte me shifrat ? Anglia asht e vogel gjeografikisht per te perballuar mbajtjen dhe organizimin e asaj shifre burgjesh.
    Asht komplet e pamundur.

  2. Orteku i Fekenit says:

    Ka dicka qe nuk shkon! Kampi ishte i luftes se pare se s’ka mundesi qe admirali gjerman te jete kapur gjate luftes se dyte dhe te jete liruar!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje