Hazbiu i ofron ndihmë për mallkime, kërcënuesit nga Facebooku

5 Korrik 2019, 20:33Antena TEMA

Një personazh i njohur i Facebook që jeton në Greqi, është bërë sot i famshëm, pasi Partia Demokratike e ka identifikuar si kërcënues në Facebook, të disa figurave mbështetëse të PD.

Hazbiu pasi pa kërcënimet dhe pasi pa zhurmën e madhe që bëri ky gjest i tij, i cili qenka zakon i vjetër, vendosi t’i japë një paketë mallkimesh, që t’i përdorë në vend të kërcënimeve:

“I dashur kërcënues.

E shikoj që qenke djalë me zemër, por qenke shumë nevrik.

Në politikë duhet t’i marrësh gjërat më qetë.

Forma më e mirë për t’i trembur këta maskarenj nuk është kërcënimi, pasi kërcënimin këta e zbulojnë, dhe kur e shikojnë që s’ka rrezik, nuk tremben.

Këta duhet t’i mallkosh, se këta kanë akoma frikë nga Zoti dhe thonë mund të na zërë ndonjë mallkim.

Më poshtë po të jap falas disa mallkime, që t’i përdorësh sipas rastit dhe profesionit.

-O kryetar i KQZ, t’u bëfshin votat milingona, të hyfshin poshtë pantallonave dhe të hëngshin si kakërdhi.

-O profesor, të bëftë alergji plumbi i shtypshkronjës dhe të heqtë barku sa herë kap lapsin me dorë, që të të rrëshqasin artikujt pa vetëdije, si Tan Fugës.

-O analist, të zënçin titrat e Eni Vasilit, t’u marrçin mendtë dhe vjellç lekët e Likes në emision.

-O bashkiak i PD, që betohesh se nuk liron zyrën, të dalçin minj në zyrë e të hëngshin lekët e tenderave, që të mos shkelësh më kurrë aty.

-O Doktor Berisha, ti që përditë bën nga një gjëmë, mos vdeksh kurrë, se nuk kemi me kë trembim kalamajtë kur nuk duan të flenë gjumë.

-Ti Ilir Meta që shikon ëndrra me burg, lexofsh ndonjë shkrim të Çim Pekës të të ndryshojë jeta, e të shikosh ëndrra me Lulin. Ke për ta kërkuar burgun pastaj.

Jua rekomndoj këto mallkime, se për këto nuk të zë ligji, se e ka nisur i pari Neritani këtë punë.”

2 komente në “Hazbiu i ofron ndihmë për mallkime, kërcënuesit nga Facebooku”

  1. LORA says:

    Me lot,
    e shkelqyer.

  2. KORÇARI says:

    Hahahahahahahahhha
    E bukur shumë kjo. E fortë fare hahahahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje