Një “Amerikë” të vogël në Tropojë, për të qetësuar presidentin

Nga Mero Baze

Presidenti ynë ka zbuluar sot një “Amerikë” tjetër, jo aq të largët sa ajo e vërteta, dhe jo aq larg sa ajo. Në Tropojë, kongresmeni legjendar Eliot Engëll, është thirrur të marrë një titull “Qytetar nderi” nga ish- kryetari i Bashkisë ende në detyrë, dhe po ashtu të jetë i pranishëm në vendosjen e një emrit të tij, rrugës që lidh Tropojën me Gjakovën.

Një ide që duket qartazi e improvizuar jo për të respektuar kongresmenin Engell, por për ta përdorur atë si fasadë e një halli më të madh që ka presidenti ynë.

Eliot Engell ka së paku 30 vjet që merret me shqiptarët dhe problemet e  tyre, dhe ndoshta meriton dhe më shumë se kaq nga shqiptarët. Por kam frikë se nuk do të ishin kujtuar as për këtë gjë, sikur sot, ata që po i vënë një pllakë në një rrugë, të mos ishin në hall real me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sikur sot ata të kishin diçka më shumë në dorë në Tiranë, me siguri që do ta bënin, për jo aq për të nderuar Eliot Engëllin, por për të na treguar se ka një Amerikë tjetër,  që është me ta.

Eilot Engëll ndoshta do të jetë çuditur shumë, nga e gjithë kjo histori, edhe pse është argëtuar në përpjekje për të kuptuar rregullat e valles së Tropojës.

Do të jetë çuditur përse Rudinën nuk e takon dot në Tropojë përshembull, por në Kosovë. Rudina Hajdari ka qenë pjesë e stafit të zyrës së tij në Kongres, ndërkohë që ka qenë me studime në SHBA.

Kjo mund t’ia sqarojë disa pikëpyetje, kur të kuptojë përse atë po e respektojnë sikur të jetë shpëtimtar i Viçidolit, dhe jo një mik i madh i shqiptarëve.

Zoti Engëll është sot në krye të Komisionit të politikës së Jashtme të Kongresit, si demokrat. Është nga ata politikanët tradicionalist anti- Trump, 24 orë.

Nuk di se si presidenti ynë mund t’i ketë shpjeguar sot komplotin e SHBA ndaj tij, si ja ka shpjeguar atë pjesën që Xhorxh Soros ka manipuluar reformën në drejtësi  kundër SHBA, dhe se po përdor Shqipërinë kundër interesave të presidentit Trump.

Është vapë e madhe dhe kongresmeni Engëll me vete mund t’ia hedhë fajin dhe temepraturës së lartë, ndërkohë që përpiqet të kuptojë, përse presidenti është shkulur nga Tirana ta takojë pranë shtatores së Azem Hajdarit në Tropojë, dhe përse nuk është me të dhe Rudina, e cila e takoi në Kosovë.

Natyrisht që do ta kuptojë të vërtetën, në mos e ka kuptuar dhe pa nisur kjo estradë shqiptare, se bëhet fjalë për një hall të presidentit tonë, dhe kryetarit real të opozitës, për të amortizuar në opinion, përballjen e ashpër me politikën amerikane.

Ilir Meta dhe Sali Berisha janë deklaruar qartazi kundër qëndrimit zyrtar të SHBA për zhvillimet në Shqipëri, kundër ndërhyrjes së SHBA për reformën në drejtësi dhe kundër ndërhyrjes së SHBA për atë që ndodhi më 30 qershor.

Dhe kjo u ka kushtuar shumë, pasi shqiptarët mes thirrjeve për dhunë dhe gjak të Ilir Metës dhe Sali Berishës, dhe thirrjes për të shkuar në votime te qeta të SHBA, respektuan SHBA .

Duke bërë zgjedhjen e tyre, shqiptarët kanë shkarkuar praktikisht nga detyra Ilir Metën si president, dhe kanë izoluar revolucionin e dytë anti-amerikan të Sali Berishës në Shqipëri.

Ndaj të dyve u duhet një gënjeshtër për të mos u dukur të humbur.

E keqja është se për të gënjyer shqiptarët se janë me SHBA, kanë përdorur një figure të respektuar të SHBA për shqiptarët, gjë që mund t’iu prishë më shumë punë se sa t’u ndreqë.

Berisha mund të prodhojë një “Amerikë” të vogël në Tropojë që të qetësojë presidentin, por nuk krijon dot asnjë centimetër “tropojanizmi” në politikën amerikane,  për të krijuar mbështetje për revolucionin e tij.

Ndaj i gjithë mundimi i presidentit deri në Tropojë për t’u takuar me sponsorët e Ramushit dhe kongresmenin Engëll, shpresoj t’ia ketë vlejtur, nëse ka qenë freskët në Tropojë dhe nëse presidenti është qetësuar ndopak.

Por me ato që pashë se çfarë kishte shkruajtur rrugës, që s’di pse i del Spaçi në ëndërr, prapë s’mu duk mirë.

REMOTE_ADDR:[]

16 komente në “Një “Amerikë” të vogël në Tropojë, për të qetësuar presidentin”

  1. Amy says:

    Mero si gjithmone shume i qarte ne analizat e tua.

    Do desh te sugjeroja se perse presidenti jone qe eshte mbi palet nuk thote nje fjale per ate cka thone ish kryebashkiaket e PD-se, si voltana apo mziu, qe duan lufte te bashkite e tyre, nuk i leshojne zyrat per asnje arsye !!! si ka mundesi ky palo president qe te behet pale me keto lloj monstrash, !!! Jo ky president eshte rast per tu studiuar, nuk eshte fare ne rregull nga trute, ndoshta e ka ndare edhe mona, !!!!!

  2. Lulushi says:

    Mos ja vini re ⚖️⚖️⚖️!!

  3. lidhja e Prizerenit says:

    Ke te drejte Mero.Edhe nje foto qe kish publikuar vete me nje gote birre ne dore,ne kra kish nje vazo me lule KURVE!Shenje e keqe…

  4. Ragipi says:

    Ha ha evka hanger tungj Ilri amerikanet e din ku i ka quar parate ofshore dhe ato para do tu kthehen shqiptareve e ky mire e ka qe emrin e burgut spo din me shqiptue si duhet bye bye llyri.

  5. ALBAN DEGA says:

    PERULJU BACE MIC SOKOLIT SE I KE PERDHOSUR EMRIN !

    MIC SOKOLI I VURI PUSHKEN PERANDORISE OSMANE
    MIC SOKOLI IA VURI GJOKSIN TOPIT TE PUSHTUESIT OTOMAN TURK !
    TI DHE SALI BERISHA IA VUTE TOPAT E NDRYSHKUR TE PERANDORISE SE DJALLIT PUTINIT SHTETEVE TE BEKUARA TE AMERIKES SHBA-SE DHE EVROPES SE BASHKUAR ALEATIT STRATEGJIK TE SHQIPTAREVE DHE FAMILJES TONE NATYRORE !
    TI DHE SALEH BERISHA IA VUTE GJOKSIN KORRUPSIONIT DHE RRENIMIT TE MBI 15 TE SHQIPERISE NE 13 VJET SALIKEKRACI !
    PERULUNI DHE KERKONI FALJE BAC BAJRAM CURRIT DHE BAC MIC SOKOLIT E MBARE SHQIPTAREVE SI KOMB !

    VERI A JUG
    JUG E VERI …
    NE JEMI NJE
    JEMI SHQIPERI !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Mos shihni Jug
    Mos shihni Veri
    Veri a Jug
    Jug e veri
    Nje trup ne jemi
    Jemi Shqiperi !
    Nga Presheva
    deri ne Cameri
    Nga Preveza
    gjer ne Plave- Guci
    Nga Mitrovica
    deri ne Rumeli
    Ne jemi nje trup…
    vetem nje ne jemi
    Jemi Shqiperi!
    Ku bukes buke i thone
    E ujit i themi uje
    Eshte toka jone
    S’ka vend i huaj!
    Ku jetes i thone jete
    E kujes i thone kuje
    Gjaku shqiptar
    s’ humbet
    Kurre s’ behet uje
    Sa te jete njerezia
    E te gjalloje jeta
    Askush si ne s’uron
    Tungjatjeta
    Askush ne Gjithesi
    Si ne nuk mirepret
    Buke e kripe e zemer
    Mireseardhe o vella
    Lipsar a n’qofsh mbret
    I njohur a panjohur
    Asnje dallim s’ka
    Kush ne Bote
    Bese si ne s’mba !
    Askush si ne
    Besen nuk e jep
    Te bashkuar nje grusht
    Jemi mbret mbi mbret !
    Nje trup te bashkuar
    Si gishtat e dores
    Si dhomezat e zemres
    Si stuhi e Vlores
    Suferine e bores !
    A ka gisht te Jugut
    A gisht te Veriut
    A ka gisht te Lindjes?
    A ka gisht te Perendimit ?
    Jemi nje pellembe dore
    Ne zemer te Njerezimit !
    Jemi si pese gishtat
    Ne pellembe te dores
    Nje pellembe Shqiperia
    Ne Globin e Botes
    Malesia ne Veri
    Ne Jug Cameria
    Kosova ne Lindje e Ilirida
    Gegni apo Toskeria
    Nje pellembe dore
    Nje zemer rrah Shqiperia!
    Leber, Laluce a Maloke
    Fusharake a kodrinore
    Jemi nje pellembe
    Ne faqen e Tokes !
    Jemi vec nje grusht
    Ne harten e Botes !
    Kemi ne nje gjuhe
    Nje gjak ne kemi
    S’na mposht dot askush
    Te nje Nene jemi
    Gen Iliro- Pellazg
    Ne damare ne kemi!
    Shqiptare te bashkuar
    Vdekje nuk kemi
    Mallkuar percarja
    Ngaterresat mallkuar
    Nje trup ne jemi
    S’ka aspak rendesi
    Jug apo Veri
    Ne jemi nje
    Jemi Shqiperi !
    Nje per te gjithe
    E te gjithe per nje
    Te gjithe se bashku
    Ne jemi vetem nje
    Veri a Jug
    Jug apo Veri
    Hej … mos gabo!
    Ne jemi vec nje
    Jemi Kuq e Zi
    Jemi Shqiperi !

    SHENIME:

    1-Shkruar gjate ceremonise se ngritjes se flamurit me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise se Shqiperise ne Vlore me 28 nentor 2012 ora 10:30 para dite…

    2- Nga nje Tropojan krenar per vendlindjen e tij shtojzovalle bukurie natyrore e njerezore, flakadan lirie e heroizmi, krenar per Mic Sokolin e Bajram Currin, per Tahir Sinanin e … por i turperuar nga bashkevendasi im Saleh Berisha dhe nga Ilir Meta, per te cilet fillimisht kisha besim e bese si tek Baca Mic, Baca Bajram, e Baca Tahir Sinan Shqiperia- Kosova- Kumanova e Presheva ( Tahiri eshte mosha ime, por e meriton te quhet bace e mbi bace se luftoi ne tri shtetevper lirine e shqiptareve …) por na dolen Esat Pasha e Kadri Mehmeta me antishqiptare se vet serbet, me djaj se kryedjalli i Perandorise se Djallit Putanin !

  6. Burgajeti says:

    Me kujtohet sjellja e njejte e Sali Berishes mbas 1997-es,kur I kishin rene patkonjt.Vjen Xhorxh Bushi plaku,me jaht ne Himare apo dhermi,nuk me kujtohet mire.Vajti me vrap Saliu ta takoje si “mik te ngushte te tij” edhe pse ai ishte ne qejf te tij si turist dhe jo si president dhe jo ne vizite as zyrtare e as jo zyrtare.
    Edhe ky Engell,te palnifikuar kishte vetem viziten ne Kosove dhe jo ne Shqiperi.Por ne kete rast halli te ben te vrasesh mendjen dhe ta “shfrytezosh” per te shpetuar lekuren tende.Me vrap dyshja Sali-Meta e gjeten “zgjidhjen”.I vune nje emer nje rruge dhe ky Iu detyrua te “kaloje” kufirin.
    Por,ajo qe ben pershtypje ne kete rast,eshte mungesa e Berishes ne kete ceremonine e Tropojes.Dihet se Engell eshte “mik” me I vjeter me Berishen,kur Liken nuk e njihte njeri ne Shqiperi pa le ne Amerike.Atehere perse nuk nxitoj Saliu te vente ne Tropoje?
    Nuk vajti megjithe deshiren e madhe per ta takuar,per arsyet qe I dine gjithe Shqiptaret,prandaj dhe “delegoj” Meten…
    Mendoj se qe te dy Saliu dhe Mta,me shume humben se sa fituan nga ky rast e takim I Metes.
    Komentet e gazetave pro dhe kunder kesaj maskarade te Sali -Metes,do e vendosin en pozicion te veshtire me koleget e tij ne Amerike te nderuarin Engell,ne mos eshte bere psihman qe sot…

  7. Alfred says:

    Fjalia e fundit si gjithmone eshte “qershia mbi torte”.
    Te dashur lexues te Meros, lexojeni Meron deri ne fund.

  8. Tomori USA says:

    urime e pergezime parlamentit te SHqiperis qe ilir meta Nuke e njeh, por fatmiresisht, e njohin SHBA, BE. dhe sot per gati dy ore diskutimesh, mori ne konsiderat komisjonin e ligjeve per kalimin ne procedure dhe shkarkimin nga funksjoni i presidentit Ilir Meten.
    Ndonese duhej me pare, por me qendrimet e koheve te fundit, ku ju bashkua korit te kukuvajkave, per ta futur vendin ne krize te thelle politike, me cdekretimet e dekretimet, si dhe sjelljen e tij prej Don Kishoti, besojme e shpresojme qe gjukata kushtetuse dota shkarkoi automatikisht si pesident i Republikes.
    Edhe , pse ska pervoje te ketille dhe esht rasti i pare , mos paste te tjera raste ne te ardhmen, leti referohet gjuakes kushtetuse apo te lart te Kosoves qe, per shkelje fare te vogla ne krahasim me shkeljet e Presidentit Meta, ka shkarkuar dy president, ne nje hark kohor, jo me shume se nje vite. profesorin sejdiu dhe miljonerin Bexhet Pacolli.
    Shkarkimi i Metes si president, qe e meriton pre shume akuza, dte jet preludi i fillimit te funksjonimit real, te rreformes ne drejtesi, te vettingut per te ndeshkuar peshqit e medhenj, pushtetret e kooruptuar nder vite, te gjitha kraheve dhe niveleve te larta, qe kane abuzuar me pushtetin, kane vjedhur ne forma e menyra te ndryshme, kete e desh,mojne pasurit e ptundeshme e te levizeshme, ne forma dhe emra te ndryshem, duke e lene popullin shqiptar, me te varferin ne Evrope.

  9. Alban says:

    E KUSH NUK E DO TROPOJEN HYJNORE O EDI RAMA !?

    Kam shkelur ne 5 kontinente qysh 18 vjec Zoti Kryeminister !
    Kam hyre e dale ne pallate mbreterore e presidenciale, ne vende ekzotike e monumente gjigande natyrore e njerezore qe nga Buenos Airesi e deri ne Madrid, qe nga Shtepia e Bardhe e deri ne Sidnei, qe nga Machu Pikchu e deri tek Muri i Madh Kinez, qe nga Shen Elizeu e deri ne Dakar…. por me bindje te plote, me shume si shqiptar se si tropojan, qe e kam per nder qe jam, pohoj pa medyshje se Tropoja eshte Shtojzovallja e bukurive natyrore e njerezore qe kane pare syte e mi deri sot …
    A nuk e thote te njejten gje “The New York Times” e “ The Times” Le Monde” e “ El Pais” CNN e BBC, ZDF e Assosiated Press… qe kontrollojne 95 per qind te informacionit vetem per Valbonen qe eshte maja e ajzbergut te bukurive te Bjeshkeve te Namuna …

    Fakte e mendime :

    TROPOJA- FLAKADAN LIRIE … E SHTOJZOVALLE SHQIPTARE

    – Tropoja qendron mbi cdo tropojan.

    – Nuk ka vetem kamikaze te Sali Berishes!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nje vale e re histerie ka shperthyer vitet e fundit kunder Tropojes, kunder bijeve e bijave te saj. “Maloke”, ” shpellare”, “te padhendur”, ” vampire”… jane vetem disa prej epiteteve te turpshme per shkak te nje grushti prokuhorash e kamikazeve te Sali Berishes.
    Cila eshte e verteta me gjuhen e fakteve historike dhe te jetuara !?
    Tropoja, eshte nje perle e vertete dhe e pashoqe e natyres shqiptare, nje Shqiperi ne miniature si asnje rreth e krahine tjeter e Shqiperise.
    Nje perle jo vetem e natyres, por edhe e mendjes, burrerise, mikepritjes trimerise e heroizmit.

    Shtojzovalle natyrore e njerezore…

    Tropoja eshte jo vetem nje flakadan i luftes per liri e pavaresi, por edhe per demokraci. Nje jatak, strehe e sigurte e vellezerve tane te nje gjaku e te nje gjuhe, te nje kombi e te nje shpirti ne Kosove e Mal te Zi.
    Malesia e Gjakoves, sic njihet ndryshe Tropoja eshte mahnitese per bukurite natyrore. Nuk eshte vetem Valbona perralllore, sic e quan kushdo qe e ka shkelur qofte edhe njehere nga brenda e jashte Shqiperise.
    Ajo eshte thjeshte nje vegsh, e ritheksoj nje vegsh midis Kollates, Picmares, Jezerces e Majes se Thate, ne krahasim me Bjeshket e Namuna, ne krahasim me Luginen e Lumit te Gashit e Currajt e Eper, me Shkelzenin e Majen e Hekurave, me Doberdolin e Sylbicen, me Markofcen e Koshuticen, me Kungjin e Armeve e Biren e Kusise, me Lugun e Vocit e Koritat e Gashit, me Liqenet Alpine e ” syrat e Kalter ” pafund qe i gjan ne cdo hap te lugines se Valbones e Grykave te Lumit te Gashit. me Tangallen e Strugit qe sfidon edhe pyjet e Amazonise ku edhe mesdita me Diell e Korrikut eshte nje nate e vertete prej kurorave te aheve mijeravjecare e bredhave qindrashekullore.
    Mbi 200 lloje bimesh mjekesore nga Salepi e Sanzi, Boronica Alpine e Xhinxherelli…. kamomili e Caji Alpin qe ngjall edhe te vdekurin vetem me aromen e aq me teper me permbajtjen e tij sheruese…
    O Zot sa pak e njohim Shqiperine, kete toke flori ne cdo hap qe hedhim….!?
    Me ajrin e paster oksigjen e ozon i gjalle qe ti hape mushkerite me aromen e qindra lloje lulesh qe e kthejne mbare Tropojen ne nje lulishte masive alpine.
    Me dhjetra lloje kafshesh te egra e peshqish ku dhite e pulat e egra, kaprojt, kunadhja, trofta pikaloshe, qefulli, koca… jane gati unike e te pashoqe.
    Bukuria mbi bukurite e Tropojes jane djemte Sokola e cikat Shtojzovalle qe sfidojne edhe Zanat e Malit, burrat shtatlarte e grate trupselvi te Malesise se Gjakoves si Muji e Halili, si Ajkuna hyjnore.
    E mbi te gjitha keto bukuri mitike eshte mendja e ndritur e shpirti prej Dragoi i Mic Sokolit e Bajram Currit, Haxhi Zeke Byberit e Ali Iber Nezes,Zhuj Selmanit e Gjelosh Rames, Ram Sadrise e Pal Koles , Binak Alise e Hoxhe Dushes, Mushak Kadrise e Jaho Salihit, Ali e Veli Niman Docit, e Heroit mbarekombetar te Kosoves, Maqedonise e Lugines se Presheves Tahir Sinanit legjendar… E qindra atdhetareve te tjere e buldozereve zhvillimi si Mehmet Rama e Shpend Dega, vendlindja e klerikeve perparimtare e luftetare liri si Dervish Luzha e Elez Hoxhe Berisha, Rexhep Beli e Hoxhe Dollapeve.

    Muze arti e krijimtarie

    Me dhjetra shkrimtare e poete, gazetare e publiciste me emer ne mbare Boten si Hamit Aliaj e Ndoc Paplekaj, Agim Neza e Elez Byberi,Zeqir Lushaj e Gjon Necaj, Skender e Muje Bucpapaj, ,Murat Geci e Halil Katana… piktoret s Nazmi Hoxha e Abdulla Gjongeci, kompozitore e koregorafe te shquar si Kole Susaj, Skender Haklaj e Deli Metaliaj, kengetare te pashoq si Fatime Sokoli e Gofile Paplekaj, Zef Beka e Vellezerit Mucaj, Abedin Zenuni e Fatos Ahmataj, Agron Qelia e Arben Gjeloshi…, valltare qe tronditen skenat e Evropes si Xhevahire Gashi, Nafije Uka Demaliaj e Isuf Halili….
    Ishin kryebilibilat e Tropojes Gezim Nika e Fatmira Brecani qe me zerin e tyre i kthyen kenget” Shqiperi o Nena ime”, ” Ne Dardani bien tupanat”, ” Liridona “…. ne himne te dyta kombetare nga Bajram Curri ne Konispol, nga Nju Jorku ne Sidnej, nga Alaska e deri ne Token e Zjarrte, kudo ndodhen sot shqiptaret.
    Tropojen Clirimi i Shqiperise e gjeti vetem me tre veta qe dinin shkrim e kendim e me vetem nje infermer autodidakt nxori studjues e profesore te degjuar e respektuar, mjeke te zot e inxhinjere te talentuar jo vetem ne Shqiperi por edhe me gjere, historiane e kimiste, e fizikane e matematiciene… si Elez Gashi e Idriz Logu, Elez Isuf Qerimi e Azgan Haklaj, Zenun Mulaj e Fahri Doci, Rrustem Cokaj e Mehdi Byberi, Bashkim Lushaj e Rukie Rama, Filip Meshi e Xheladin Gosturani, pioneri i Elektronikes shqiptare Elez Dega e nipi i tij Arkitekt- Inxhinier Agim Dega ne nje nga kompanite me te njohura te projektimeve ne Nju Jork e bashkepunetor shkencor i Ecosign kanadez famemadh ne mbare Boten …e dhjetra te tjere….
    Malesia e Gjakoves e zhytur ne injorance e mjerim mbi nje truall perrallor mbi e nentoka flori u kthye ne nje nga trevat e para shqiptare ku shkolla e mesme u be gati e detyrueshme per mbi 90 per qind te bijave e bijeve te saj me gjimnaz ose barazvleres te tij.
    Kjo eshte Tropoja reale, Perla , hyjnija e natyres dhe mendjes se endritur, e mikpritjes dhe burrerise shqiptare ne cdo moment kyc e te veshtire te saj.

    Tropoja e Vlora… binjake pavaresie

    Eshte e vertete se Vlora eshte trualli ku u ngrit flamuri i pavaresise se Shqiperise se cunguar me 28 nentor 1912.
    Eshte po aq e vertete se pa pushken e lufterave e kryengritjeve per liri te udhehequra nga Bajram Curri ne Malesine se Gjakoves e Veriut te Shqiperiose ne vitet 1910- 1912 nuk do te kishte ngritje flamuri pavaresie ne Vlore.
    Kur flitet per Luften Nacional- Clirimtarte ne Shqiptare permendet Peza si djepi i pare i saj . E verteta e plote eshte se para cetes se Babe Myslimit, e para cete clirimtare ne Shqiperi ishte Ceta e Azgan Ahmetit te Klysyres se Malesise se Gjakoves.
    Ishin po bijt e bijat e Tropojes Azem Hajdari e Bardhyl Ukcama, Besnik Mustafa e Sokol Necaj, Vellezerit Ahmetaj , ata Bucpapaj e Sali Berisha nismetaret e lideret e Revolucionit Demokratik te Dhjetorit 1990.
    Fakti qe Sali Berisha jo vetem shperdoroi, por edhe shfrytezoi idealet e motorin energjik te tij per pushtet, impunitet e antishtet, njollosi e perdhosi, Katovicoi frutet e saj, por jo rolin e kontributin e Malesise se Gjakoves, Tropojes ne kete epoke te ndritur historike. Qysh nga gjoksi i Mic Sokolit mbi gryken e topit turk e kryengritjet per pavaresi, qe nga Ceta e Klysyres e Konferenca historike e Bujanit, qe u tradhetua e minua nga Rankovic- Tito e deri ne Dhjetorin e lavdishem 1990 tropojanet ishin ne balle te tyre.
    Por asesi, asnje tropojan aq me pak Sali Berisha nuk eshte e nuk mund te jene Tropoja!
    Malesia e Gjakoves eshte e qendron mbi cdo e te gjithe tropojanet… Per me teper Sali Berisha nuk ka qene asnjehere deputet i Tropojes dhe per 10 vjjet nuk guxoi as te shkelte ne vendlindjen e tij!
    Jo vetem kaq! Tropoja ishte e para ne Shqiperi qe i dha kushtrimin e mesazhin e pare mbare Shqiperise dhe shqiptarise me mitinguin vullkan popullor te Janarit 1991 qe e detyroi Sali Berishen, Azem Hajdarin, Arben Imamin, Tahir Kadarene te hiqnin pardesyte e bardha e te veshin kembet e lehta te lepurit te bardhe e tia mbathin me te katra perballe cunamit mbarepopullor qe per pak i fshiu nga faqja e dheut.

    Kushtrimi i Tropojes qe ra ne veshe te shurdher ….

    Ishte kushtrimi i Zanave dhe Shtojzovalles Tropoje qe paralajmeroi shqiptarine per katrahuren Sali Berisha, qe do te zhbente Shqiperine si shtet e Malesine e Gjakoves si rreth ne vitet e trishta 1997- 1999-en tragjike qe do ta kthente Perlen e Alpeve e Bajram Currin ne Kandahar dhe mbare Shqiperine ne nje Gerdec te vertete, vetem 10 vjet mbrapa.
    Kushtrimi i Tropojes nuk u degjua!
    Mesazhi i Malesise se Gjakove nuk u kuptua asnjehere.
    Nuk u degjua as nuk u kuptua, por u pagua teper, teper shtrenjte me gjakun e mbi 10 000 shqiptareve te vrare, masakruar e sakatuar ne 1997-en per nje kolltuk te Sali Berishes.
    Me se keqi e pagoi Tropoja ku me nje urdher prej ekzekutori te Sali Berishes me ze e me figure perballe mijera tropojaneve e shqiptareve, urdheroi ” e dua gjalle a vdeke ne Tirane ate djale ” 15- 16 vjecar te Haklaje vetem se kishte hedhur nje thirrje kunder tij ne nje miting popullor ne Bajram Curri…
    175 tropojane, mbi katerfishi i gjithe atyre te ekzekutuar nga 46 vjet nga ish- diktatura komuniste, shumica dermuese te moshes 17 – 30 vjec, u vrane ne dy vitet tragjitke 1998- 1999.
    E paguan me haracin e gjakut e loteve, por edhe te korrupsionit masiv, percarjeve e ndasive krahinore, me djerse e mund te dlire tropojan e shqiptar te plackitur. Mesatarja e viktimave te Tropojes per fryme popullsie eshte sa dyfishi i asaj te mbare vendit.

    Zjarrvenesi i Tropojes e rrenuesi
    Shqiperise

    Kjo ishte dhurata e Sali Berishes per vendlindjen e tij ku nuk la asnje krua te mbaruar, qe pagoi tri here, por u desh te vinte Edi Rama ne krye qe te perfundonte rruga automobilistike e Valbones qe u pagua tri, por u vodh kater here nga kusaret lokale te Sali Berishes…qe Bajram Currit = Kandahar ti kthehej pamja e qytetit te Alpeve ne saje te investimeve te qeverise Rama dhe bashkepunimit mbipartiak me kryetarin e Bashkise se Bajram Currit.
    Zjarrvenesi i Shqiperise nuk mund te mos ia vinte flaken edhe vendlindjes se tij Malesise se Gjakoves!
    Armiku me i madh i Shqiperise nuk mund te mos ishte e jete edhe Vrasesi serial me katil i vendlindjes se tij, Tropojes. Bile edhe me egersisht e barbarisht se Shqiperise! E urren per vdekje sepse ajo ishte e para qe e njohu dhe kushtroi kunder rrezikut te tij.
    Askush si nena nuk e njeh femijen e vet ! A keni vene re se Sali Berisha permend motren e axhen, rrallehere baben e pothuajse asnjehere vellain e tij Selim Berishen , nje intelektual mendjendritur dhe never ever, asnjehere e ne asnje rrethane, nenen e tij ! Kur urren e mohon nenen e vet si mund te nderoje e vleresoje vendlindjen e dheun e nenes- memedheun e vet !?
    Ndaj shuni, heshtni e mos e shani Tropojen dhe tropojanet. Ata ishin te paret qe u paralajmeruan cka do te sillte Sali Berisha dhe kamikazet e tij per Shqiperine e vete Tropojen si bije e saj.
    Mos i shani tropojanet! Ata u dolen borxhit. Ashtu si ne 1910-1912, 1924, 1939, 1944… vetem dy jave pas kapjes se dallendyshes se pare te demokracise, PD-se nga Sali Berisha me ndihmen e revoles kobzeze per demokracine shqiptare te Gavroshit- Azem Hajdari mbi tavolinen qe do ti hante koken ne priten ku e nxori Doktor Damllaja i Tropojes , alias Sali Murtaja i Shqiperise.
    Mos e ngaterroni Sali Berishen e nje grusht kamikazesh, policesh, prokuhorash, gjykatesish, e banditesh te hurit e te litarit me Tropojen e tropojanet e vertete !

    Mos a ngaterroni Tropojen
    me asnje tropojan !

    Ka kryprokuhora kamiikaze te Sali Berishes si Avni Shehu e Fatos Dervishi, si Adriatik Palla e Besim Hajdarmataj, vetem ky i fundit nga Tropoja, ka gjykates e kryegjykates ala Xhind Xhona ( Gjin Gjona )…si ai i 2 prillit shkodran,por ka eshte kryeprokurora shembullore tropojane te drejtesise se vertete e shtetit shqiptar si Avni Doci , drite i paste shpirti dhe emri i nderuar ne Parajse, e Arben Dollapi, qe sakrifikuan jo vetem karriken por gjithcka per mbrojtjen e ligjit dhe te drejtesise nga Fatos Dervishet e Adriatik Pallat…. qe nuk iu nenshtruan dhe nuk u kthyen ne kamikaze te Sali Berishes.
    Edhe Avniu edhe Arbeni jane nga Tropoja. Ka edhe te tjere jo vetem nga Tropoja qe nuk jane shitur as blere qe kane ruajtur figuren e dinjitetin e tyre.
    Ndaj heshtni
    Mos bre vellezer e motra !
    Mos mekatoni duke share Tropojen!
    Tropoja ashtu si Kosova, Malesia e Gjakoves ashtu Cameria si cdo pellembe e shenjte e Shqiperise natyrale eshte e jona, jo vetem e tropojaneve, por edhe cdo e gjithe shqiptari, e cdo miku e mysafiri nga cdo cep i Botes!
    Byrem- Bujrum ! Buke e kripe e zemer !
    Miresevini ne shtepine tuaj Tropoje!
    Kjo eshte Malesia e Gjakoves, Tropoja e vertete me gjuhen e fakteve dhe se vertetes !
    Mire se u ka pru Zoti !
    Na i ndritet edhe traret e shtepise!

    From: Alban Dega
    Date: October 30, 2011 at 7:03:08 AM EDT

    1. respekt says:

      Na e bere Tropojen si qendren e planetit, por kur nje qyqet prodhon edhe bajga shume, ato e prishin e eren e vendit prandaj, mos e ngre shume se na kane felliqur Shqiperine qe nga besniku qe lexonte me kandil e deri Tek kelyshat e tjere te Sali berishes. Dhe jo vetem felliqur: na ka bere varrin pesegjalli , prandaj duhet kthyer rrestoja. ne kete bote shlyhen gjerat se tjetra eshte per ata qe s’marrin vesh nga kjo.

  10. Dardan says:

    ilir Meta ka shkuar per tjeter pune ne Tropoje, or mik!

  11. Martini says:

    Z.Mero
    SA FAT kemi patur në shqiptarët me presidentët.Njëri më i bukur se tjetri,më i mënçur.më i ndershëm se tjetri.Që si zë gjumi për hallet e këtij KODOSH mileti. Më duket se do ta bësh edhe këtë bukuroshin fukara të Cepanit,personazh të rubrikë tënde.Ashti siç bërë Jarin.Ky e meriton më shumë.është më o bukur,më i mënçur dhe më fukara se marshall Jari.

  12. Durimi says:

    Kete congressmen po e perdorin si xhol, ndoshta dhe nga mustaqet, po edhe Bujari e dekoroi nje here fshehurazi e ky erdhi dhe iku pa e pare njeri. Nuk e di kush ja paguan bileten dhe me te vertete i merr ne Amerike keto dekorata apo i le aty. Sbesoj se si ngre dhe dot

  13. FLUTURA says:

    😂😂😂😂
    Po te ishin amerikanet kaq naive, nuk do drejtonin boten….

  14. veterani says:

    Respekte Mero faleminderit per analizen.

  15. MH says:

    Alban boll mire e bukur fole per malecine e Gjakoves e te Tropojes por ke lane pa kujtue te madhin Tunxh Myftarin e Shengjergjit Mertur qe nuk ka njeri qe nuk ia njeh zgjuarsin,urtin e tije ne kuvende te burrave e te pleqerimit te konflikteve ndervedi qe kerkuj s’ia mbajti anen.Te voglit kurr s’ia vuni kamen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *