PD po keqpërdor Metën, si Gogol për Perëndimin

Nga Mero Baze

Lulzim Basha po miraton në heshtje qëndrime anti-perëndimore të Ilir Metës. Vet ka bërë kujdes të mos arkivohet asnjë frazë e tij kundër SHBA, kundër aluçinacionit të epokës, Xhorxh Soros, apo kundër diplomatëve perëndimore në Shqipëri.

Ka lëshuar përpara Ilir Metën dhe Sali Berishën, njëri si kamikaz që po kërkon heronj të ngjashëm në historinë botërore dhe shqiptare, me shpresë se do të jetë edhe hero, edhe do ta shikojë lapidarin.

Tjetri po turfullon si ujk i vjetër, që ka prodhuar plot viktima të tilla në jetën e tij politike, me këto historitë anti-perëndimore.

Të dy bashkë, Meta në pushtet e Berisha në zyrën private, po përpiqen të marrin përsipër rolin e gogolit për Perëndimin në Shqipëri, duke shpresuar se një ditë ata do t’i kërkojnë ndihmë Bashës e Kryemadhit, të marrë fund kjo marrëzi.

Në fakt, këtu gabojnë në gjithë llogaritë.

E para, Perëndimi e di sa këllqe ka Berisha e Meta për të udhëhequr një lëvizje haxhiqamiliste anti-perëndimroe në Shqipëri. Biles ata po e stimulojnë shpërthimin e tyre, për t’i izoluar nga shqiptarët si të tillë.

Është e dukshme se asnjë diplomat perëndimor nuk u shqetësua nga shpërthimi i kontrolluar i Ilir Metës kundër Perëndimit dhe askush nuk e hëngri presionin e tij, përveçse filluan të qarkullojnë anektoda me njëri- tjetrin, se mos ishte ndonjë sozi e presidentit.

Për Berishën janë po ashtu aq të qartë.

Qëndrimi në heshtje i Bashës dhe ideja se ai do ta kalojë këtë krizë duke përdorur Metën si “të keqin” dhe veten si “të mirin”, është po ashtu aq naiv dhe i lexueshëm, sa më shumë ngarkesë negative merr Basha, se sa Meta e Berisha, që kanë nisur aktrojnë si anti-perëndimorë.

Në fakt, ajo që po tenton Ilir Meta nuk është ndonjë gjë e panjohur. Tendenca e tij për të marrë një pozicion të ri politik, duke u futur nën ombrellën e Internacionales së autokracive lindore, ku filozofia e re është anti-soroizmi i shpikur, qëndrimet anti- BE, përpjekja për të krijuar një lloj sovraniteti anti-perëndimor me qëllim që Perëndimi të mos ndikojë në fatet e tyre politike dhe refuzimi me çdo mjet i reformës në drejtësi, që në fakt kontrollohet realisht nga Perëndimi, janë një profil i ri politik në Shqipëri.

Ilir Meta është i pari që po guxon ta marrë këtë pozicion. Nuk mendoj se e ka keq për një parti të vogël populiste, edhe pse atij shumë pak vetë ja besojnë tashmë ato që thotë e bën. Por nuk është pa të ardhme si lëvizje politike.

Problemi është se forca të tilla të ngjashme në Perëndim, i përfaqësojnë njerëz të rinj, pa implikime të së shkuarës, dhe janë ende pakicë. Në Lindje i përfaqësojnë dhe parti në pushtet si Orban në Hungari, ishte Gruevski, apo autokratë të tjerë të ish- Bashkimit Sovjetik.

Përpjekja e Lulzim Bashës për të trembur Perëndimin me këtë tendencë të re që ai ja ka caktuar dy aktorëve më të vjetër të keqpërdorur të politikës shqipare, Berishës dhe Metës, është një lojë e lexueshme për çdo diplomatë perëndimorë në Tiranë.

Problemi që ka Basha në këtë histori është se ata jo vetëm që nuk shqetësohen nga kjo shkarje anti-perëndimore e Metës dhe Berishës, por janë të kënaqur t’i klasifikojnë si të tillë.

Ajo që Basha nuk fiton dot nga kjo histori, është që Perëndimi ta marrë seriozisht këtë lëvizje, dhe të shpresojë, se se Basha do ta ndryshojë historinë. Ai nuk ka leje për këtë. Ka leje vetëm të bëjë sikur nuk ka çfarë t’i bëjë Berishës e Metës.

Si i tillë ai sa i torturon kot Metën e Berishën si anti-perëndimorë me shpresë se do duken si gogol. Janë thjesht si dy dordolecë që trembin laraskat dhe bëjnë për të qeshur çdo perëndimor.

REMOTE_ADDR:[]

17 komente në “PD po keqpërdor Metën, si Gogol për Perëndimin”

  1. Indinjata says:

    Thelbi i asaj qe kane pergatitur katershja nen drejtimin e Berishes eshte levizja me fundit ku Meta dhe Berisha do te bejne si te terbuar kundra perendimit ,per te çliruar sadopak Lulin e Moniken sikur jane distancuar nga kete te dy ,ku nuk eshte habi edhe ndonje deklarate e LM kunder ketyre te dyve!Kjo behet me qellim qe edhe sikur hajduti Meta dhe vrasari Berishe edhe sikur te denohen nga Drejtesia duke marre pushtetin Luli dhe Monika do bejne te mundur lirimin e tyre te menjehereshem duke u mbyllur edhe ky kapitull!Kete variant iua ka sugjeruar pianeci Nano ,duke ua argumentuar se une para burgut nuk kisha asgje e pas tij u bera edhe me lider edhe me me shume pasuri e asnje nuk me pyet se me se jeton si mbret!Ndaj jua servir kete variant sepse edhe Ju shpetoni edhe Shqiperia shpeton nga kokepalaret e perseri eshte ne duart tona!Ndaj edhe Toto Likja eshte hedhur ne sulm i terbuar ndaj SHBA-se e perendimit ,sepse ai eshte i sigurte qe denimin do ta beje ne Shqiperi !Ndaj duhet dhene pushteti me ç’do kusht e mundesi Lulit dhe Monikes!Po ta vini re Saliu dhe Meta jane agresore ndersa Luli dhe Mona jane bere paqesore e “nuk e duan me largimin e Rames”!

    1. Fortunato says:

      Jane shume pak analiste te shquar si ju zoti BAZE Sepse 90perqind te llojit analiste jane te korruptuar dhe paguar per propogandat qe zhvillojne ne televizione te caktuara me privilegjet qe ju kane afruar Njerezit e se drejtes ju admirojne per virtytet dhe ndershmerine tuaj si gazetar dhe analist

  2. Gjenerata 1964 says:

    Epitet i goditur per dy nga njerzit me te pa denje te te gjitha kohrave.

  3. Life is game says:

    Z.Mero! Perendimit s’ja hedh dot ky tipi nga halli kr. I Pd!
    Para nje muaji perendimi e nxorri perkufizimin ” katershja”!

  4. SHKELZENI says:

    EH PO KU PJERDHE POLITIKA EUROPIANE PER KETA
    KETA JANE AKTORE POLITIKE VETEM NE KUKES TROPOJE .
    TI VESH QEFIN VEHTES ….. PERVEC RAMES QE ESHTE BERE I NJOHUR PA PARAGJYKUAR RREZULTATET PASI NUK JETOJE NE SHQIPERI TE TJERET JANE INCONNU.
    EDHE SIKUR NESER SHQIPERIA TE HYJE ME TE DREJTA TE PLOTA NE EIROPE .NUK KA ASNJE LLOJE PESHE.
    EUROPA ESHTE CONSTRUCTEUR NDRYSHE

  5. Cuku says:

    Fantastik z Baze

  6. Eli says:

    Ham Mero Ham… kape Mero , kape…
    Kur ben opinion dhe ky qenush i Rames…
    egzistenca jote me bind se vendi im eshte absurd…

  7. ⚖️⚖️🇺🇸🇩🇪🇺🇸 says:

    😹😹

  8. Artibr says:

    Kot maresh me keta mero meta shkarkohet neser kurse basha i shkreti nuk flet dot se m
    endon ekstradimin per shba rruge e gjate kurse saliut sa i hoqen vizen i iku zemra ju qep buceja duhan te bejne puc shteti por nuk bejne dot se ja shtypi koken shba mates ai ri kot dhe bertet si mor i shtypur sa ne tropoj te gjirilalesit iku na trut fare se e di fundin kurse saliut ika ik zemra keshtu nuk eshte nevoja mero te meresh me te vdekurit leri ne vdekjen e tyre te sikleteshme kan hallin e gjes se vjedhur thot ngjela monika na doli me pallat kan nisur te ystifikojn pasurit dhimje koke eshte seshte e lehte pu del presidenti ne cdo orar ne plazh eka tensionin e lart ca te bej i shkreti ka thene ai per doktorin kam dopesi shpresoj ti len te dy ne dhom ne qeli dy presidenta .

    et

  9. europa says:

    BRAVOOO , TAMAM ATA TREBIN VETEM GALAT , SA PER NDERKOMBETARET , AS QE I PERFILLIN KETO INJORAT , THJESHT I INJOROJNE .

  10. Apo nuk e rrun perendimi nga kriminel saliu dhe hajdut iliri.
    Ata heshtin e tallen me politikanet tane se ashtu ja do puna,ashtu sic tallen keta hajdute me ne per te mbushur xhepat e tyre.
    Kercenimet e ketyre toneve eshte njesoj si seksi i miut me elefantin

  11. NjeQytetarOptimist says:

    Prandaj them qe Lali Eri pas 2 vjetesh si politikan i ri te garoj per kryeminister qe tu japi sinjal qesharakut e cizmes qe te dalin ne pensjon.. Po u be kryeminister Lali Eri, duhet opozite e re sepse te vjetres u duhen dylbi per te pare godinen e jo me karrigen.. Kjo opozite nuk e do pushtetin per te qeverrisur (shifi skane asnje program) por per tu mbrojtur.. Kane vjedhur aq shume, sa qe mbas 6 vjetesh akoma lobojn me shuma parash me shume nga cu jep buxheti shqiptar te shumezuara me 100.. Une akoma nuk e kuptoj prokurorine qe ka fatura te pagura ne dore me shuma dhe firma dhe te pyesi personin qe ka hedhur firmen: Zoteri, kjo shume qe eshte paguar tek kjo kompani, nga erdhi burimi monetar per kete shume qe kjo parti disponon?!?!

  12. Permetari says:

    Po ndonje fjale per deshtimin skandaloz te Rames ne Poznan a ke o Mero? 0 Euro projekte zhvillimi, Maqedonia e veriut mori fjalen e BE se do i hapen negociatat ne tetor, Merkel e perjashtoi maskarain tone nga konferenca e shtypit ne fund. O popull kafshe, edhe sa do i duroni ripjelllesit?

  13. Beni says:

    DHE RAMA PO TE PERDOR TY O MERO SI KAQOL.

  14. Ina says:

    hahahaha toto Likja thote. Bravo indinjata. hahahahaha! Likja tani po pergatitet per Rec. Ah I shkreti, I shkoi mundi dem!

  15. Z. Mero. Analiza eshte e sakte por per ke e shkruan! A ka njeri ne Shqiperi qe nuk e di se kush jane dy “luanet” e kopshtit Zoo ne Shqiperi?! Njerit i kane rene dhembet nga pleqeria dhe tjetrit qe eshte pa dhembe fare,por jane akoma te rezikshem sepse kane prapa militantet por edhe njeres neper bote qe i kane blere! Vetem kur te denohen dhe te largohen nga politika vendi do te marre fryme,ndryshe do te zvarritemi deri kur..?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *