DOSSIER: Si i masakroi Partia Komuniste mbi 3 mijë vepra arti

3310 vepra, pikturë, skulpturë, grafikë, vizatime etj., pronë e Galerisë Kombëtare të Arteve ishin vënë në rrezik shkatërrimi në  verën e vitit 1986, kur kjo pasuri artistike ishte strehuar në një ambient të papërshtatshëm, për një kapriço politike.

Një dokument i nënshkruar nga Alfred Uçi si Kryetar i Komitetit të Kulturës dhe  Arteve dërguar Këshillit të Ministrave, zbulon se ambientet e fondit të Galerisë së Arteve  i ishin dhënë  Komitetit Ekzekutiv të Tiranës për t’i përdorur për destinacion tjetër dhe veprat e artit ishin degdisur në katin e pestë poshtë një tarrace përvëluese  në “Ndërmarrjen e Përhapjes së Librit”.

E gjithë pasuria e fondit të Galerisë së Arteve, afro 10 herë më shumë se veprat e ekspozuara ndodheshin, në mëshirën e fatit në kushte ekstreme të temperaturave në ambiente të papërshtatshme, dhe nën efektin e agjentëve të tjerë të rrezikshëm natyrorë.

Ndërsa ngre shqetësimin e tij për këtë rrezik të paprecedentë të kësaj pasurie, Alfred Uçi shkruan në relacionin e tij: “Kushtet në të cilat ndodhet fondi i Galerisë, janë krejt të papërshtatshme. Qysh tani vihen re dëmtime të rënda e të shpejta të veprave.

Mjedisi ku ruhen është i ndarë në dhoma të vogla (zyra) pa ngrohje, pa ventilim e me taracë që lëshon nxehtësi të jashtëzakonshme.

Në këtë mjedis nuk mund të përmirësohet gjendja ndaj agjentëve atmosferikë, lagështirës, mykut, ndryshimeve të temperaturës, rrezeve ultraviolet, etj…parametrat e të cilave edhe brenda një cikli 24 orësh i kapërcejnë kufijtë minimalë e maksimalë.  Nga stina në stinë këto ndryshime bëhen edhe më të mëdha”.

Sipas Uçit, dëme  viheshin re në pikturën e vajit, e cila përbënte pjesën dërrmuese të fondit.

“Ka shumë  deformime të telajove nga tensionet në tërheqje, plasaritjet e ngjyrave, dëmtime të kanavacës, grundit, pelohulit, rritjes së aktivitetit të mykut, reagimit gazor, etj”, vëren ai.

“Meqenëse  zgjidhja përfundimtare e këtij problemi kërkon ndërtimin e një godinë shtojcë pranë Galerisë së Arteve gjë që do të vonohet dhe meqenëse  ruajtja e vlerave të fondeve është detyrë e ngutshme, ne mendojmë që qysh tani të merren masa urgjente për t’i shpëtuar fondet e Galerisë së Arteve”, shkruan Alfred Uçi.

Është fakt se Galeria Kombëtare e Arteve vijoi të mbijetojë deri në ditët e sotme me të njëjtat ambiente që nga ndërtimi i saj, duke i adaptuar ato herëpashere.

Uçi propozonte në këtë shkresë si masë shpëtimi, kthimin e 3310 veprave të artit sërish në Galerinë e Arteve dhe deri në ndërtimin e godinës së re ekskluzivisht për fondin, (e cila nuk u ndërtua kurrë), të përdoreshin disa nga ambientet e ekspozimit dhe ambiente të tjera në Galeri  që mund të përshtateshin.

Nuk shpjegohet në këtë shkresë se për ç’arsye ishin marrë ambientet e Galerisë së Arteve nga Komitetit Ekzekutiv i Tiranës, por si një urdhër partiak, ky zaptim duhet të ketë ndodhur për disa kohë deri në renien e regjimit komunist.

Gjithsesi, edhe në vitet e demokracisë, fati i këtij fondi të pasur veprash arti vijoi në të njëjtën rrugë, nën alarmin e përhershëm të shkatërrimit dhe mungesës së kushteve të ruajtjes.

Vite me vonë u mësua se në këtë fond ruheshin edhe vepra të rralla të shkollave më të mira të  artit botëror, konfiskuara nga regjimi komunist në familjet me gjak fisnikëror në gjithë qytetet e Shqipërisë, që në vitet e para të instalimit të këtij regjimi.

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “DOSSIER: Si i masakroi Partia Komuniste mbi 3 mijë vepra arti”

  1. Doda says:

    Or zhulc e more dhe ti nje flet lavderimi , ndimoheni kte pler bejeni te persekutuar , po ne saj te kujt u ben ato vepra arti o pler , nen kujdesin e PPSHs u ben dhe te ter ata qe i kan ber ato vepra arti per to kan mar parat ne at koh , pa na thuaj kush ishin ato vepra arti te rrangut botror o na heksh ate qe s haet si thot rama , kush ishin kto familje fisnikerore o derdimen o tutkun , familje esat toptanit qe e kishte mendjen tek turqia , apo ai mbreti jot kafsh qe aleksander moisioun e ketkonte per klloun ne pallat , kur i kerkoj qe te hapte te parin teater ne at koh , kush ishin ato familje fisnikerkrore o debil , shefqet verlaci qe florinjt i mbante neper qypa ne tok , Shqiptaret ishin popull kafsh nuk kishin iden e veprave te artit ne at koh , pse o palaço i jepni vler antivletes nje kohe qe ka qen e turpshme per kte popull dhe i hidhni balt vleres , atij sistemi qe e ngriti artin ne kte vend nga Aja tek ZHja , çoi djem e vajza qe studjuan per arte ne RUSI dhe ishin ai brez qe i dhan vler artit ne kte vend, dhe e ngriten ne stadin me te lart , çar kujton ti debil qe ke ber kte shkrim se nuk ka njerez qe jan lindur e rritur ne ate sistem ne tiran , çkujton ti se po genjen ca fshatar te vobekt qe kan gjetur nje grusht lek e kan bler shtepi ne tiran , apo qe kan ardhur me teorin tok e xanun , po nuk ka vdekur ai brez o kastravec qe ke ber artikullin qe ti te genjesh dhe baltosesh xhdo gje te asaj periudhe vetem qe te fusin pak emrin tek te persekutuarit o legen burr , rri vetvetja thuaj te verteten se me shum do rrespektohesh , per te genjyer kemi kalocin dervishin skemi nevoj per ty qen i zgjebosur.

  2. Doda says:

    Or zhulc artikullshkrus e more dhe ti nje flet lavderimi , ndimoheni kte pler bejeni te persekutuar , po ne saj te kujt u ben ato vepra arti o pler , nen kujdesin e PPSHs u ben dhe te ter ata qe i kan ber ato vepra arti per to kan mar parat ne at koh , çfar interesibkishte PPSHja ti demtonte ato , ajo nje gje qe e kishte te ndaluar ste linte ta beje fare , pa na thuaj kush ishin ato vepra arti te rrangut botror o na heksh ate qe s haet si thot rama , kush ishin kto familje fisnikerore o derdimen o tutkun , familje esat toptanit qe e kishte mendjen tek turqia , apo ai mbreti jot kafsh qe aleksander moisioun e ketkonte per klloun ne pallat , kur i kerkoj qe te hapte te parin teater ne at koh , kush ishin ato familje fisnikerkrore o debil , shefqet verlaci qe florinjt i mbante neper qypa ne tok , Shqiptaret ishin popull kafsh nuk kishin iden e veprave te artit ne at koh , pse o palaço i jepni vler antivletes nje kohe qe ka qen e turpshme per kte popull , dhe i hidhni balt vleres , atij sistemi qe e ngriti artin ne kte vend nga Aja tek ZHja , çoi djem e vajza qe studjuan per arte ne RUSI dhe ishin ai brez qe i dhan vler artit ne kte vend, dhe e ngriten ne stadin me te lart ate , çar kujton ti debil qe ke ber kte shkrim se nuk ka njerez qe jan lindur e rritur ne ate sistem ne tiran , çkujton ti se po genjen ca fshatar te vobekt qe kan gjetur nje grusht lek e kan bler shtepi ne tiran , apo qe kan ardhur me teorin tok e xanun , po nuk ka vdekur ai brez , o kastravec qe ke ber artikullin qe ti te genjesh dhe baltosesh xhdo gje te asaj periudhe vetem qe te fusin pak emrin tek te persekutuarit , o legen burr , rri vetvetja thuaj te verteten se me shum do rrespektohesh , per te genjyer kemi kalocin dervishin skemi nevoj per ty qen i zgjebosur.

  3. KORÇARI says:

    Tani bëni dhe një artikull se si u zhdukën MILIARDAT e Popullit Shqoptar nga Dobiçët e Pd-së, tregoni se si u SHKATËRRUAN PAMËSHIRË GJITHË ATO FABRIKA, UZINA, KOMBINATE, NDËRMARRJE, SI U SHITËN PËR SKRAP MAKINERITË SHUMËMILIARDËSHE NGA SHPELLARËT INJORANTË PD-istë.
    Hë pra Tema Bëni dhe një artikull të tillë …..!!!!!!!

  4. Dam Jani says:

    Mirë ja ka bërë artit dekadent.

  5. Raimond vlonjati says:

    Boll ore me keto pislleqe .
    Shikoni ne keto vite demokraqie si jane vjedhur pa rreshtue nga spiunet e Greqise te gjitha pasurite arkeologjike te vendit tone ,
    dhe ju e piushteti i ketyre viteve as qe e ruani fare

    Ndersa ne kohen e komunizmit te gjitha veprat e artir dhe trashegimia kulturore ruhej e pasurohej ne menyre te shkelqyer ,
    pavaresisht tek tuk ndonje mangesi qe shfaqej,

    Porse linja e pergjitheshme e qeverise komuniste ishte ,
    Mbrojtja me fanatizem dhe pasurini i trashegimise sone kulturore ne cdo fushe

  6. reptutive says:

    po si skeni turp more plehra qe flisni per PPSH, por ju more plehra nga 1990 deri tani i keni vene zjarrin nje kombi te tere, mor njerez te ndyre, more qelbesira, PPSH ti rruani trapin sepse shofe se ckeni katandisur ju ne 30 vjet, na keni poshteruar si mos me keq, nuk na do njeri ne bote, nuk na honeps nkeri ne bote, jemi thkesht kerrma sepse ju o bastarde e keni degjeneruar kombin ne nje menyre qe as qeni nuk ju afrohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *